GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

S’ka krizë për koncesionet! Prej 2017 pagesat arrijnë në 620 mln euro

14:14 - 06/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
S’ka krizë për koncesionet! Prej 2017 pagesat arrijnë në 620 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Përgjatë gjithë vitit të kaluar sekor të ndryshëm dhe qytetarët kërkuan mbështetjen e qeverisë për të përballuar krizën e çmimeve. Por teksa qytetarët u detyruan të përballonin të vetëm këtë krizë të fortë, koncesionarët gllabëruan nga taksat e shqiptarëve mbi 12.6 miliardë lekë (123,587,307 euro).

Ndërkohë që qeveria u tregua dorë shtrënguar me qytetarët me ndihmën që dha për të përballuar krizën e inflacionit, nga buxheti i shtetit janë bërë të gjitha pagesat e planifikuara për 11 koncesionet.

Raporti mes ndihmës së dhënë për 2.8 milionë shqiptar dhe 11 biznesmenëve, nxjerrë në pah gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi me pabarazinë e theksuar. Ndërkohë që qeveria bënte propagandë për 7.8 miliardë lekë (76,264,319 euro) që shpërndau për pensionistët dhe disa kategori të tjera familjesh në nevojë, ju dha oligarkëve 12.6 miliardë lekë.

Pra përgjatë vitit të kaluar kur inflacioni arriti kulmin që prej viteve 90’, qeveria vendosi t’ju jepte 47.3 milionë euro më shumë kontratave koncesionare sesa qytetarëve që mezi mbyllnin muajin.

Si u ndanë lekët mes koncesioneve?

Ministria e Financave raporton se gjatë vitit të kaluar janë bërë pagesa për 11 kontrata konesionare, që në shumicën e rasteve janë realizuar në masën 99%.

Kontratat e bëra në emër të shëndetit po kushtojnë miliona euro në një vend ku propagandohet me ‘Shëndetësinë Falas’. Vetëm nga taksat tona për katër kontratat koncesionare atë të dializës, së check up, shërbimet laboratorike dhe mjetet kirurgjikale janë paguar rreth 5 miliardë lekë.

Rreth 1.7 miliardë lekë i ka marrë seti i instrumenteve kirurgjikale, nga rreth 1.5 miliardë lekë që ishte vlera e pagesave në vitin 2021. Më pas është ofrimi i shërbimeve spitalore me vlerë 1.6 miliardë lekë me një rritje të fortë nga viti 2021 që u dhanë 1.1 miliardë lekë.

Pas shëndetit infrastruktura rrugore po merr më shumë lekë nga taksat tona. Janë 3.9 miliardë lekë paggesa të bëra për vitin e kaluar për tre kontrata. 2.9 miliardë lekë janë dhënë për rrugën e Arbrit që ende nuk dihet se kur do të mbarojë, ndjekur nga kontrata për Milot-Morinë me 740.9 milionë lekë dhe kontrata Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës) me vlerë ” që ka marrë nga buxheti vjet 224 milionë lekë.

Po ashtu në vlerën e 1.9 miliardë lekë janë pagesat për kontratën “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë” 395 milionë lekë për “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës “Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 1”.

Mbi 1.4 miliardë lekë kanë shkuar nga buxheti i shtetit për të paguar kontratat e mbuluara nga aferat e korrupsionit sa i takon trajtimit të mbetjeve. Konkretisht mbi 1 miliardë lekë janë pagesat për inceneratorin e Tiranës dhe 376 milionë lekë për inceneratorin e Fierit. Të dyja këto kontrata të debatuara janë të përfshira në skema korrupsoni e për të cilat ka persona të arrestuar e të tjerë në kërkim.

Koncesionet marrin miliona por nuk monitorohen!

Vetë Ministria e Financave pranon se kontratat koncesionare kanë një sërë problematikash që janë serioze e që vënë në diskutim edhe efektivitetin e tyre si dhe përfitimin që kanë vërtet qytetarët tek ato.

Gjetjet kryesore në sistemin e koncesioneve dhe ankandeve evidentohen në: Mos respektimin e kushteve të marrëveshjeve lidhur me garancitë financiare të marrëveshjeve. Mungesën e monitorimit të zbatimit të kontratave koncesionare që janë në fazën e ndërtimit ose kanë hyrë në fazën e shfrytëzimit dhe mos monitorimin e veprimtarisë së sektorit të oponencës teknike”, thuhet në raportin e Ministrisë së Financave.

Shpesh Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur shqetësime për mungesë të monitorimit të ecurisë së kontratave koncesionare, çka ka bërë që të mos përmbushen detyrimet e përcaktuara. Rasti i check up është trajtuar nga KLSH pasi ka pasur një numër të ulët shërbimesh, apo zvarritja me përfundimin e rrugëve të dhëna me koncesion.

Pagesat e bëra ndër vite!

Kontratat koncesionare vit pas viti marrin miliona euro nga buxheti i shtetit, aq sa është e pakuptimtë se përse shteti ja ka dhënë privatit këto projekte përsa kohë paguan. Duke qenë se këto investime po marrin miliona çdo vit pyetja që lind është-“Pse duhet ti shfrytëzoj privati asetet publike përsa kohë po i paguajmë?

Që prej vitit 2017 deri më tani sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 620 milionë euro për kontratat koncesionare.

Kulmi i pagesave ka qenë në vitin 2019, në vlerën e 13.6 miliardë lekë, më pas u regjistrua një rënie e këtyre pagesave për tu rritur përsëri në vitin e kaluar.

PAGESAT PËR KONTRATAT KONCESIONARE

Viti 2017                7,192,686 mijë lekë

Viti 2018                8,760,645 mijë lekë

Viti 2019              13,652,568 mijë lekë

Viti 2020                 9,633,635 mijë lekë

Viti 2021               11,443,679 mijë lekë

Viti 2022               12,640,991 mijë lekë

Totali                    63,324,204 mijë lekë

Lexo edhe: Gropa e koncesioneve, 108 MLN Euro u paguan në 2022, “Rruga e Arbrit” mban rekord

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Edi Ramafaturakoncesionekostopagesaqeveriavjehdje

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Drogë dhe armëmbajtje pa leje, pranga 4 të rinjve në Lezhë

Drogë dhe armëmbajtje pa leje, pranga 4 të rinjve në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com