GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gropa e koncesioneve, 108 MLN Euro u paguan në 2022, “Rruga e Arbrit” mban rekord

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gropa e koncesioneve, 108 MLN Euro u paguan në 2022, “Rruga e Arbrit” mban rekord
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aferat e koncesioneve vazhdojnë të gërryejnë xhepat e qytetarëve shqiptarë. Në relacion e buxhetit faktit për vitin 2022, të publikuar nga Ministria e Financave, rezulton se në vitin e shkuar 108 milionë euro kanë shkruar për kontratat e PPP-ve.  Këto para kanë shkuar për pagesën e 11 kontratave koncesionare, kur disa prej tyre po zvarritën prej vitesh.

“Për vitin 2022 janë 11 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore. Për të gjitha kontratat koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore janë realizuar pagesa faktike. Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2022, sipas planit vjetor të ndryshuar, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, rezultojnë rreth 12.71 miliardë lekë. Pagesat faktike për vitin 2022, në total rezultuan në rreth 12.64 miliardë lekë ose 99.5% e planit vjetor 2022, të ndryshuar”, thuhet në relacionin e buxhetit.

Me këto fonde pasurohen oligarkët, ndërsa qytetarët nuk marrin shërbimin që meritojnë. Shumica e parave shkojnë për punë të pakryera e të papërfunduara.

Referuar tabelës së publikuar në raportin e buxhetit faktik shohim se janë 11 kontrata të cilat janë paguar me miliarda lekë vetëm përgjatë viti 2022. Kështu ka vazhduar pagesa e lartë për inceneratorët e Fierit dhe atë të Tiranës. Gjithashtu nuk mbeten pas koncesionet e infrastrukturës rrugore, ku ndër to përmendim kontratën për “Rrugën e Arbrit”.

Shpenzimet për Rrugën e Arbrit

“Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”, është një koncesion që ka startuar fillimisht në vitin 2018, me lidhjen e kontratës koncesionare me afat 13 vite mes qeverisë dhe kompanisë private “Gjoka Konstruksion”. Ndërkohë, në 2019 nisën punimet me premtimin se do të përfundonin brenda vitit 2022. Por, ende e kësaj dite ARRSH vazhdon të japë para shpenzime ekstra për punimet e pambyllura.

Ndërkaq sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për vitin 2022 janë paguar 2.9 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për këtë koncesionar.

Kujtojmë këtu miliardat që janë derdhur edhe në dy vitet e shkuara. Konkretisht, që prej vitit 2019 kur është bërë pagesa e parë e deri në fund të vitit 2022, janë paguar për këtë rrugë nga taksat e qytetarëve dhe bizneseve shqiptare 10,5 miliardë lekë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave.

Pra, minimumi në çdo vit për këtë koncesionar jepen më shumë se 3 miliardë lekë. Jemi ende në katër vitet e parë, ndërsa janë përpara edhe 9 vite të tjera.

Kështu, deri në fund 2022, koncesionari i Rrugës së Arbrit rezulton të ketë marrë 13 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro. Kjo shumë është gati një e treta e fondeve totale prej 36,4 miliardë lekësh që do të marrë për të gjithë periudhën e koncesionit.

Është koha që ministrja Balluku, kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj të japin llogari pse shpenzimet për këtë rrugë e tejkalojnë planin e kontratës.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: buxheti faktik 2022detajeKoncesionemMinistria e Financaveraportrruga e Arbrit

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Alma K. “provokon” me simbolin në kapelen e saj

Alma K. "provokon" me simbolin në kapelen e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com