GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

S’ka më mësues pedofilë apo të dënuar për vepra penale ndaj fëmijëve! Ndryshon rregulli për emërimin e drejtorëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
S’ka më mësues pedofilë apo të dënuar për vepra penale ndaj fëmijëve! Ndryshon rregulli për emërimin e drejtorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisma e fundit ligjore e qeverisë për ndryshimin e ligjit të vitit 2012 për arsimin parauniversitar, ka parashikuar që çdo person që është dënuar më parë për një vepër penale që lidhen me të miturit, nuk mund të ushtrojë asnjëherë profesionin e mësuesit dhe asnjë funksion tjetër brenda institucioneve arsimore parauniversitare, pavarësisht kryerjes së dënimit dhe rehabilitimit.

Ky parashikim synon parandalimin e përsëritjes së veprës penale ndaj fëmijëve dhe shërben si një garanci më shumë për një sistem arsimor të sigurt.

“Është e papranueshme që në sistemin arsimor të punojnë individ me të shkuar kriminale edhe pse të rehabilituar, pasi dëmtojnë sistemin arsimor dhe nuk mbështesin parimet themelore të garantimit të sigurisë dhe interesit më i lartë i fëmijës”, thuhet në relacionin e draftit për ndryshimin e ligjit.

Nuk mund t’u afrohen shkollave të dënuarit për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, vepra të turpshme dhe ngacmim seksual ndaj të miturve, shfrytëzim prostitucioni, trafikim rrëmbim mbajtje peng ndaj të miturit, ndërhyrje të paligjshme në jetën private, përndjekje, braktisje, keqtrajtim etj., ndaj të miturve.

Drejtorët e shkollave nuk do të emërohen më nga kryetarët e bashkive, por vetëm nga kreu i zyrës arsimore rajonale përkatëse, i cili është përgjegjës edhe për shkarkimin apo pezullimin e drejtorëve. Drejtori i zyrës arsimore do të caktojë edhe mësuesit në dispozicion.

Është parashikuar edhe shtimi i një neni të veçantë në ligjin aktual të ligjit për arsimin parauniversitar, për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendra Burimore.

Etiketa: arsimdrejtorepedofila

Lajme të lidhura

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar
Aktualitet

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar

12:08 - 20/11/26
Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

11:52 - 20/11/26
U plagos me plumb gome në sy nga policia, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive
Aktualitet

Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar, Prokuroria kërkon listën e policëve që përdorën plumba gome

11:31 - 20/11/26
Para
Pse Greqia nuk depërton dot në organizatën e kokainës “23”, ku ka edhe shqiptarë?

Pse Greqia nuk depërton dot në organizatën e kokainës “23”, ku ka edhe shqiptarë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar
Aktualitet

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar

12:08 - 20/11/26

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas ka tentuar t'i marrë 1 milion euro një ndërtuesei...

Lexo më shumë
“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

12:03 - 20/11/26
Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

11:52 - 20/11/26
U plagos me plumb gome në sy nga policia, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar, Prokuroria kërkon listën e policëve që përdorën plumba gome

11:31 - 20/11/26
Bizneset në Shqipëri paguajnë korrupsion për ndryshimin e ligjeve

Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive

11:21 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com