GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skandal, energjia u shit me 56 Euro Mwh, reagon ERE: OSHEE të përdorë platformën online

17:46 - 14/10/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal, energjia u shit me 56 Euro Mwh, reagon ERE: OSHEE të përdorë platformën online
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshon rregullorja e shitjes së energjisë elektrike nga OSHEE. Para disa ditësh qeveria shpalli emergjencën energjetike, ku ndau 200 milionë euro për të përballuar blerjen e energjisë elektrike.

Në analizën e krizës, edhe vetë kryeministri u detyrua të pranojë se energjia shitet lirë dhe blihet shtrenjtë, por u justifikua me faktin se jemi një shtet i varur vetëm nga energjia hidrike.

Me rregulloren e re që do të hyjë në fuqi në datë 1 dhjetor të këtij viti, i jepet mundësia korporatës të shesë në treg bazuar në platformën online.
Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), duke i lënë kohë shoqërisë publike të furnizuesit publik, të realizojë ndryshimet e nevojshme në platformën IT online të blerjes së energjisë elektrike, me qëllim përdorimin e kësaj platforme edhe në procedurat e shitjes së tepricave të energjisë elektrike në tregun e parregulluar.

Aktiviteti tregtar i FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë) bazohet në një vendim të para disa muajve, që u mor nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili kushtëzoi nisjen e shitjes së tepricave të energjisë në tregun e parregulluar, duke u bazuar në rregulloren që përdoret nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Ndërkohë që, ndonëse aktualisht kjo shoqëri është duke blerë energji nga importi për shkak mungesës së prodhimit, aktiviteti tregtar nuk ka munguar, duke qenë se gjatë muajit prill dhe maj përmes proceduarve të shitjes u siguruan rreth 4.3 mln euro.

Në total, për periudhën 24 prill deri 21 maj, u shitën 77.600 Mwh energji me çmim mesatar prej 56.5 euro/ Mwh. Pra, një diferencë rreth 150 deri në 200 euro me vlerën e blerjes së energjisë nga importi. Ky është një skandal që nuk ka logjikë që t’a justifikojë.

Referuar legjislacionit në fuqi, shoqëria publike e Furnizimit në Tregut e Lirë ka detyrimin për blerjen e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë. Fillimisht, kjo energji tregtohet për mbulimin e humbjeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes me të njëjtin çmim me të cilin e blen këtë energji nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike. Ndërkohë që, në rast të tepricave të krijuara ato tregtohen në treg të parregulluar me çmimin që ofron ky treg.
Ditët e fundit është konstatuar një rritje marramendëse e çmimeve të blerjes në tenderat e zhvilluara për blerjen e energjisë që janë gjithnjë më shtrenjtë se sa në bursën hungareze të energjisë HUPX, tek e cila referohen çmimet për rajonin e Ballkanit.

Etiketa: OSHEE

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital
Breaking Views

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…
Breaking Views

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Para
Vazhdon numri i lartë i fataliteteve nga Covid-19, 594 të infektuar në 24 orë

Rritet numri i viktimave dhe ulen infektimet me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend

TË FUNDIT

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Lexo më shumë
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com