GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SKANDALI/ Guvernatori italian në hetim për korrupsion mori gradën “Honoris Causa” nga Fakulteti i Mjekësisë

në Aktualitet, Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
SKANDALI/ Guvernatori italian në hetim për korrupsion mori gradën “Honoris Causa” nga Fakulteti i Mjekësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skandal i madh ka përfshirë Fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri. Skandali lidhet me guvernatorin italian të Sardenjës, që po përballet me hetimin për korrupsion dhe pastrim parash, Christian Solinas. Ai po hetohet nga prokurori i Cagliarit. Solinas është nën hetim për dy çështje, e para ajo e blerjes sënjë shtëpie dhe një presion për një takim. Guardia di Finanzia i ka sekuestruar telefonin dhe kompjuterin nga ku pritet zbardhja e komunikimeve. Ai akuzohet se bleu disa toka në Capoterra me para korrupsioni. Kjo pronë u pagua nga një sipërmarrës dhe iu dha guvernatorit.

Përveç korrupsionit dhe pastrimit të parave, prokurori i Cagliarit ka futur në hetime dhe disa nga bashkëpunëtorët e Solinas, si konsulenti i tij, Christian Stevelli, drejtor i Partisë së Veprimit të Sardenjës, sipërmarrësit Roberto Zedda dhe Roberto Raimondi, drejtor i përgjithshëm i zyrës së autoritetit menaxhues të programit operacional Eni Cbc. Media italiane “Il Fatto Quotidiano” ka zbuluar se në këmbim të emërimit të drejtorit të tij, Raimondit në Eni, Solinas mori titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë.

Raimondi është drejtor i Shkollës së Doktoraturës të Universitetit Publik të Mjekësisë të Tiranës. Por edhe profesor në departamentin e shëndetit publik dhe profesor i përhershëm në universitetin privat Unilink, me qendër në Romë. Mbetet misterioze sesi Solinas do ta kishte justifikuar marrjen e një diplome që në Itali përfshin mësime dhe praktika në kohën kur ai ishte president i Rajonit, pa bërë vitet e shkollës.

Aq më tepër që mediat italiane vënë theksin te fakti që Solinas dhe diplomat kishin një marrëdhënie të vështirë. Në fakt, ai kishte një diplomë të shkëlqyer në sociologji nga Universiteti Leibnitz i Milanos. Megjithatë, ajo nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsimit.

Solinas u diplomua në drejtësi në vitin 2018 nga Universiteti i Sassarit. Por universiteti ka refuzuar gjithmonë të shfaqë tezën duke e konsideruar atë të mbrojtur nga privatësia. Tani vjen kjo histori misterie diplomës së mjekësisë në Tiranë.

Çudia për prokurorët italianë është në faktin sesi mundet që guvernatori i Sardenjës, me detyrën dhe angazhimet që ka, të ketë mundur të ndjekë studimet si dhe të marrë postin për të dhënë mësim në një katedër të vështirë, kur në Itali nuk e ka një diplomë mjekësie. Prokurori italian i Cagliarit sipas ANSA ka mbërritur në Shqipëri për të bërë verifikimet ndërsa dyshohet se dhënia e titullit të nderit është bërë në këmbim të emërimit të Roberto Raimondit në postin e drejtorit të Programit Eni në Mesdhe.

Etiketa: korrupsionShqiperiSkandal

Lajme të lidhura

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi
Aktualitet

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:12 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?
Aktualitet

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit portugez te “Principotes” në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata

13:34 - 23/08/26
Para
Shehu i drejtohet socialistëve: Mos u bëni patericë e Ramës

Shehu i drejtohet socialistëve: Mos u bëni patericë e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi
Aktualitet

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:12 - 23/08/26

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale pas largimit...

Lexo më shumë
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

Vrasja e 20-vjeçarit portugez te “Principotes” në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata

13:34 - 23/08/26
Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

13:25 - 23/08/26
Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com