GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal me 426 mln lekë, u morën për “tërmetin”, shkuan në objekte të padëmtuara

18:50 - 03/11/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal me 426 mln lekë, u morën për “tërmetin”, shkuan në objekte të padëmtuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka abuzuar me fondet të cilat janë mbledhur për rindërtimin e shtëpive pas tërmetit, duke i përdorur ato për projekte që në fakt i takojnë asaj t’i realizojë me buxhetin e vetë. Një skandal të tillë ka evidentuar Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një raporti të publikuar sot, nga auditimet e kryera së fundmi “Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Komisionit Shtetëror të Rindërtimit”. Sipas KLSH, Komisionit Shtetëror të Rindërtimit ka aprovuar dy vendime të cilat kanë bërë të mundur abuzimin e 426 milionë lekëve, të marra nga fondi i rindërtimit. Konkretisht, bëhet fjalë për rindërtimin e Urës së Tapizës, për të cilën janë shpenzuar mbi 151 milionë lekë. Por sipas KLSH, përveç faktit se paratë nuk janë marrë në bazë të procedurave ligjore, ky projekt nuk duhej të përfshihej fare në listën e rindërtimit pas tërmetit, për shkak se ajo ka qenë e dëmtuar shumë kohë para se tërmeti i 26 nëntorit të godiste vendin tonë.
Pra, rindërtimi i urës, duhej të ishte bërë më parë nga buxheti i shtetit, por duke u neglizhuar nga qeveria ashtu si shumë projekte të tjera, termit i dha dorën e fundi duke e shembur krejtësisht dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, përfitoi duke e futur atë në listën e objekteve të prishura nga tërmeti.
“Janë pranuar me Vendim të KSHR dhe dërguar për miratim 2 projekte, jo në respektim të procedurave të përcaktuara në VKM për përfitimin nga grantet e rindërtimit, si më poshtë: Me Vendimin nr. 29, datë 15.06.2020, KSHR i ka propozuar Këshillit të Ministrave miratimin e fondit prej 151,539,896 lekë pa TVSH, për rindërtimin e Urës së Tapizës, bazuar në preventivin e dërguar nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por pa një Aktekspertizë të thelluar, sipas përcaktimit në VKM nr. 25, datë 15.01.2020, cilësuar se dëmtimet janë edhe për shkak edhe të amortizimit të tij të mëparshëm”, thuhet në raport.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një vendim tjetër, për mes të cilit me 1 dhjetor të 2020 janë marrë mbi 275 milionë lekë për rindërtimin e Qendrës së Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transporti. Sipas KLSH, nga auditimet është konstatuar se ky objekt gjithashtu ka qenë në gjendje tepër të amortizuara pasi prej vitesh nuk i ishte bërë asnjë restaurim. Duke qenë në atë gjendje, ndërtesa nuk mundi t’i rezistonte tërmetit dhe këtu sërish Ahmetaj përfitoi dhe e futi atë në listën e objekteve të shkatërruara për shkak të tërmetit.
“Me Vendimin nr. 67, datë 01.12.2020, KSHR i ka propozuar Këshillit të Ministrave miratimin e fondit prej 275,000,000 lekë, për rindërtimin e QSHAMT, ndërtesë e cila me anë të shkresave përcaktohet se ndërtesa ishte tepër e amortizuar, pasi është përdorur prej vitesh, si dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti e kanë shkatërruar plotësisht, duke kërkuar mbështetjen financiare në shumën 2.2 milionë euro, si dhe pa një projekt preventiv punimesh, për të justifikuar vlerën e kërkuar të financimit nga ana e MB”, thuhet në raport.
Në përfundim KLSH evidenton se, si për projektet e rindërtimit edhe për ato kundër Covid-19 institucionet përgjegjëse kanë miratuar në shkelje të ligjit përdorimin e disa fondeve, ku ka mangësi të madhe informacioni dhe janë shpenzuar miliarda lekë.

E.H/ gijotona.com/

Etiketa: abuzimeArben Ahmetajkryesore2Rindertimi

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Distancohu nga Fifi”, pas debateve me banorët, Graniti kërkon të ikë nga shtëpia

“Distancohu nga Fifi”, pas debateve me banorët, Graniti kërkon të ikë nga shtëpia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagoi me indinjatë pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com