GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal me subvencionet e BE për fermerët në Greqi, 37 të arrestuar

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Ishte në ndjekje nga policia, shqiptari përplas policin grek me makinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

37 persona janë arrestuar në Greqi në kuadër të një hetimi të gjerë për një nga skandalet më të mëdha të përvetësimit të fondeve bujqësore të Bashkimit Evropian, me vlerë miliona euro.

Operacionet e policisë u zhvilluan në Athinë, Selanik, Janinë dhe Kretë, pas hetimeve të përbashkëta të agjencisë evropiane kundër mashtrimit OLAF dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO).

Sipas hetuesve, të dyshuarit kishin përfituar subvencione duke deklaruar toka bujqësore të rreme përfshirë zona arkeologjike, aeroporte ushtarake dhe madje edhe pjesë të malit Olimp. Këto fonde ishin destinuar për fermerët e vërtetë, por u përvetësuan për qëllime personale.

Gjatë hetimeve, janë identifikuar 324 përfitues të rremë, ndërsa dëmi i shkaktuar për buxhetin e BE-së llogaritet mbi 19.6 milionë euro. Në total, 125 persona janë vënë nën akuzë për përvetësim fondesh gjatë periudhës 2018–2024.

Dy javë më parë, gjatë një vizite në Athinë, prokurorja e përgjithshme e BE-së Laura Kovesi e cilësoi agjencinë shtetërore OPEKEPE  e cila menaxhon fondet bujqësore  si “akronim për korrupsion dhe nepotizëm”.

“Për vite me radhë, kriminelët, të ndihmuar nga zyrtarë publikë, vidhnin paratë që duhej të ndihmonin fermerët e ndershëm. Ato përfunduan në vila, makina luksoze dhe llogari të fshehta”, deklaroi Kovesi.

Pas shpërthimit të skandalit, Komisioni Evropian vendosi ndaj Greqisë një gjobë prej 400 milionë eurosh, ndërsa autoritetet greke kanë sekuestruar 22 milionë euro nga më shumë se 1,000 llogari bankare të rreme. Vetëm një nga të dyshuarit në Kretë dyshohet se ka përvetësuar 2.5 milionë euro.

Agjencia OPEKEPE ka menaxhuar më shumë se 3 miliardë euro subvencione në vit për rreth 680 mijë fermerë.

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Para
Gazetari i RAI-t, Sigfrido Ranucci: Më kërcënuan nga Sinaloa të lidhur me shqiptarë

Gazetari i RAI-t, Sigfrido Ranucci: Më kërcënuan nga Sinaloa të lidhur me shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com