GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal me tenderin 131 mln lekë/ Veliaj blen gazin me kile nga Kastrati

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Paratë e qytetarëve fryjnë xhepat e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 25 mars kompania “Gas group” shpk në pronësi të Bilbil Kastratit dhe Artan Kokës ka fituar tender me mungesë konkurrence me vlerë 131 milionë të vjetra ku skandaloz është fakti që në dokumentat standarte të kontratës sasia e specifikuar është 70,680 kg, pra me kilogramë dhe jo me litra, një gabim që mund të duket njerëzor por që nga leximi i dokumentave mund të jetë i qellimshëm pasi dëmton fondet publike në kurriz të qytetarëve.

Në 30 mars është lidhur kontrata për tenderin me numr REF-20045-02-18-2022 për blerjen e gazit të lëngshëm për gatim e cila është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve (DPÇK), institucion në varësi të bashkisë Tiranë i cila drejtohet nga Zhaneta Beqiri prej 7 vitesh.

Më i rëndë është fakti se nëse njësia matëse është vendosur gabimisht i bie të jetë 70,680 litra gaz ku sipas llogarive në bazë të vendimit të bordit të transparencës në 29 mars, me çmimin e shitjes me pakicë të gazit për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, me vlerë 116 lekë/litër, rezulton se marrëveshja midis bashkisë Tiranë dhe kompanisë “Gas group” shpk kap vlerën e 81 milionë lekëve të vjetra, pra 30 milionë lekë më pak të cilat shkojnë në xhepin e operatorit ekonomik.

Gjithashtu tek dokumentat, shkruhet se sasitë e parashikuara janë vetëm sasi orientuese dhe nuk e kushtëzojnë DPÇK-në për t’i blerë ato.

“DPÇK-ja ka të drejtë të blejë më pak apo më shumë sasi se sa ato të parashikuara.(por në çdo rast brenda vlerës së përllogaritur të marreveshjes kuadër)” – shkruhet tek dokumentat ku sipas logjikës nëse rritet apo ulet çmimi, vlera e marrëveshjes nuk tejkalohet. Pra, ligjërisht 30 milion lekë të vjetra shkojnë në llogaritë e kompanisë në një marrëveshje e cila është shkruar nga bashkia Tiranë ku keqpërdoren fondet nga taksat e qytetarëve për të favorizuar  “Gas group” shpk. Ky rast midis qindra rasteve në bashkinë e Erion Veliaj reflekton atë që shkruhej në raportin e KLSH-së para disa ditësh për dëmet ekonomike në vitin 2021 ku thuhej: Probleme me procedurat e prokurimit publik, probleme me zbatimin e prokurimit publik.

Problem tjetër në kontratë është fakti se shkruhet se gjatë kohës së zbatimit të kontratës për furnizimin me karburant, gasoil, benzol dhe karburant për ngrohje, vlera absolute e normës së fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të kontratës, në rast të luhatjes së çmimeve. Pra, përsëri kompania merr fitimin pavarësisht  nëse bursa çmendet siç tha kryeministri Edi Rama para ca kohësh duke iu referuar çmimit të lartë të karburanteve.

Mungesa e konkurrencës e nxjerr automatikisht tenderin me flamur të kuq pasi ka rrezik për korrupsion dhe sjellje antiligjore. Dyshimet përforcohen kur një nga pronarët kryesorë është edhe aksioner tek kompania “Kastrati” shpk, një nga operatorët ekonomikë që ka marrë më shumë tendera pa garë nga Erion Veliaj dhe qeveritë e Rilindjes.

“Gas group” shpk  me pronar Bilbil Kastratin dhe Artan Kokën kanë marrë nga bashkia Tiranë 11 tendera me vlerë 461 milionë lekë të vjetra ku shumica janë me flamuj të kuq për të cilët ka dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm sipas Open Data Albania.

Etiketa: Artan Kokabilbil kastratiErion Veliajgazin me kilekryesore2tender 131 mln leke

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Rama si Ramiz Alia, ngre dolli me ujë nga çezma, live në Tik Tok

Rama si Ramiz Alia, ngre dolli me ujë nga çezma, live në Tik Tok

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com