GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal me ushqimin e fëmijëve/ Veliaj ia jep tenderin kompanisë fantazëm të drejtoreshës së Kastratit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal me ushqimin e fëmijëve/ Veliaj ia jep tenderin kompanisë fantazëm të drejtoreshës së Kastratit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të bashkisë Tiranë i ka dhënë kontratën për ushqimet e fëmijëve kompanisë “PROINFINIT” shpk e cila nuk plotëson kriteret e kualifikimit, nuk ka eksperiencë dhe ka si pronare kryesore drejtoreshën dhe kontabilisten Desara Liko të kompanive të Shefqet Kastratit.

Nuk është hera e parë që ky institucion përfshihet në skandalin e tenderave që shkelin ligjin e prokurimeve. Megjithatë shpallja fitues edhe kur nuk plotësohen kushtet për kontratën me vlerë 330 mijë dollarë pa TVSH kur në skenë dalin njerëz që punojnë për Kastratin, kërkojnë miratimin e autoritetit më të lartë të bashkisë, kryetarit Erion Veliaj i cili u ka dhënë tendera pa fund dhe pa garë kompanive të Shefqet Kastratit.

Kompania “PROINFINIT” shpk me aksionere kryesore Desara Likon me 51% të aksioneve dhe Fluranza Citozi me 49% është themeluar në 2019 dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) ka deklaruar bilancet vetëm për vitet 2019, 2020.

Te kushtet e dokumentave standarte (DST) të tenderit kërkohet që kompania të paraqesë bilancet vjetore për vitet 2018,2019 dhe 2020. Kompania nuk është në gjendje ta plotësojë këtë kusht sepse ajo është krijuar vonë në shtator 2019 dhe duke mos patur eksperiencë ka përfituar një kontratë publike e cila shkon përtej kapaciteteve të saj si kompani.

Fitimi i kompanisë për 2020 është 773,446 lekë ndërsa në 2019 ka dalë me humbje dhe nuk ka xhiro vjetore duke faktuar një tjetër shkelje të rëndë e cila është provë për skualifikim nga gara.

“Njohjen e rezultatit te vitit 2019 në humbje 153,514 LEK për shkak se gjatë vitit 2019 Shoqëria nuk kishte filluar ende aktivitetin e saj të shitjes “, deklarohet në QKB duke faktuar humbjet e kompanisë.

Gjithashtu te kapacitetet ekonomike dhe financiare kërkohen kopje te çertifikuara të bilanceve vjetore për vitet financiare 2018, 2019, 2020, ku bilancet e dy viteve të njëpasnjëshme, nuk duhet të kenë raport negativ ndërmjet aktivit dhe pasivit, shkelje tjetër që përforcon ekzistencën e procedurave antiligjore në prokurim.

Në 21 janar, fazën e kualifikimit e ka kaluar vetëm kompania “PROINFINIT” shpk ndërsa të gjitha kompanitë e tjera pjesëmarrëse janë skualifikuar por vetëm kompania “Nelsa” shpk ka bërë ankesë e cila është rrëzuar nga Komisioni i Prokurimeve Publike, pra kompania “PROINFINIT” shpk është shpallur automatikisht fituese.

Kompani “PROINFINIT” shpk gjatë këtyre dy viteve ka përfituar 3 kontrata publike me vlerë 4,8 milionë lekë, dy nga bashkia Divjakë dhe një nga bashkia Durrës, eksperiencë e cila nuk mund të merret parasysh kur te kushtet tenderit kërkohet që kompanie të ketë kryer një punë të ngjashme me vlerë 40 % nga fondi limit ose 15 milionë lekë.

Edhe pse nuk plotësojnë kushtet, kompanitë e Kastratit apo njerëz të punësuar te këto kompani dalin përfituesit e tenderave të bashkisë Tiranë por në këtë rast situata është më e rëndë sepse po flasim për ushqimin që u shpërndahet fëmijëve të vegjël nëpër kopshte dhe çerdhe e cili ndikon drejtpërdrejt te zhvillim fizik dhe mendor i tyre.

Etiketa: 330 mijë dollarëBashkia TiraneDesara LikoDrejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe KopshteveErion Veliajkryesore2Shefqet KastratiSkandalushqimi i femijeve

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Kontrolle makinave me xhama të zinj, policia aksion blic në Elbasan

Skandal/ 3 policë bullizojnë të arrestuarin në Korçë, merren në hetim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”
Aktualitet

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

08:27 - 22/10/26

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mëngjesin e kësaj të enjteje, në ambientet e “Arena Center”, ku flakët...

Lexo më shumë
Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

08:21 - 22/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 22/10/26
Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane

07:55 - 22/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Kuvendi mblidhet pas protestave të vazhdueshme të lëvizjes studentore, Rama ikën jashtë vendit

07:44 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com