GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘U varrosën veprat e pavdekshme të rilindasve’, Berisha: Duhet korrigjuar arbitrariteti i kongresit hoxhist për drejtshkrimin!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘U varrosën veprat e pavdekshme të rilindasve’, Berisha: Duhet korrigjuar arbitrariteti i kongresit hoxhist për drejtshkrimin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me rastin e 118 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ditëlindjes së Gjuhës Shqipe,  Kryetari i PD-së Sali Berisha kërkon rishikim të rregullave drejtshkrimore të cilat u imponuan kundër dialektit të gegërishtes, në Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972 duke varrosur kështu veprat e pavdekshme të rilindasve.

“Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972” shkruan Berisha.

Ditëlindja e re e Gjuhës Shqipe: 118 vjetori i alfabetit të saj.

Miq, më 14 nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit të gjuhës shqipe, që zgjati deri më 22 nëntor. Kongresi e pajisi gjuhën tonë me alfabetin e shkronjave të saj latine, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Pas Lidhjes së Prizrenit, Kongresi i Manastirit është Kongresi i Bashkimit Kombëtar në gjuhë, kulturë e identitet!

Prandaj sot shqiptarët përulen me nderim dhe nderojnë 36 shenjtorët e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë.

Por ky përvjetor e gjen gjuhën dhe jo vetëm atë, por edhe kombin tonë të rrezikuar.

Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972. Ky kongres u largua nga parimet e Komisisë së Elbasanit dhe në një akt urrejtjeje patologjike krahinore të diktatorit Hoxha, duke keqpërdorur rregullat e drejtshkrimit si gërshërë politike, arkivoi apo varrosi, me rregullat që imponoi kundër dialektit të gegërishtes, veprat e pavdekshme të korifejve të mëdhenj rilindas dhe të shkrimtarëve e poetëve të tjerë të kombit shqiptar nga veriu i Shqipërisë, Kosova dhe trojet e tjera shqiptare.

Kështu, sot nxënësve u duken si të huaja veprat e Buzukut, Budit, Bogdanit, Marin Barletit, De Radës, Darës, Fishtës, Mjedjes, Filip Shirokës, Vaso Pashës, Shtjefën Gjeçovit, Migjenit, Ndoc Nikajt, Ernest Koliqit, Haki Stërmillit, Martin Camajt, Esad Mekulit, Azem Shkrelit, Anton Pashkut, Ali Podrimjes, Din Mehmetit, Enver Gjerqekut e të tjerë.

Arbitrariteti i kongresit hoxhist të drejtshkrimit, që i preu gjuhës një kordë vokale kryesore, paskajoren , duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe të pasurohet nga gjenerata në gjenerata, dhe të qëndrojë si garante e madhështisë origjinale të veprave të pavdekshme të krijuara ndër shekuj nga shkrimtarët, poetët e lëvruesit e saj.

Nderim atyre burrave dhe grave mendjendritur që 118 vjet më parë e bënë gjuhën tonë të bukur me gërmat e arta të saj!

Etiketa: Kongreskorigjimrilindas

Lajme të lidhura

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i zbulon makinën dhe shtëpinë plot me kokainë dhe euro
Aktualitet

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i zbulon makinën dhe shtëpinë plot me kokainë dhe euro

08:57 - 23/11/26
OSHEE njofton se në këto 8 zona do të ketë shkëputje të energjisë elektrike nesër
Aktualitet

Puka në terr prej mbrëmjes së të dielës, dy linjat kryesore të energjisë dalin jashtë funksionit

08:25 - 23/11/26
Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen edhe tre fëmijë që udhëtonin me të
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen edhe tre fëmijë që udhëtonin me të

07:58 - 23/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘U varrosën veprat e pavdekshme të rilindasve’, Berisha: Duhet korrigjuar arbitrariteti i kongresit hoxhist për drejtshkrimin!
Aktualitet

‘U varrosën veprat e pavdekshme të rilindasve’, Berisha: Duhet korrigjuar arbitrariteti i kongresit hoxhist për drejtshkrimin!

09:03 - 23/11/26

Me rastin e 118 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ditëlindjes së Gjuhës Shqipe,  Kryetari i PD-së Sali Berisha kërkon rishikim të...

Lexo më shumë
Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i zbulon makinën dhe shtëpinë plot me kokainë dhe euro

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i zbulon makinën dhe shtëpinë plot me kokainë dhe euro

08:57 - 23/11/26
OSHEE njofton se në këto 8 zona do të ketë shkëputje të energjisë elektrike nesër

Puka në terr prej mbrëmjes së të dielës, dy linjat kryesore të energjisë dalin jashtë funksionit

08:25 - 23/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:15 - 23/11/26
Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen edhe tre fëmijë që udhëtonin me të

Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen edhe tre fëmijë që udhëtonin me të

07:58 - 23/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com