GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Skandal në Telebingo/ Balerina e Ardit Gjebresë i jep apartamentin të atit, si u manipulua shorteu

në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal në Telebingo/ Balerina e Ardit Gjebresë i jep apartamentin të atit, si u manipulua shorteu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rast me të vërtetë skandaloz raportohet të ketë ndodhur në ekranet shqiptare këtë të diel që lamë pas. Shumë shqiptarë ndjekës të emisionit të transmetuar në Tv Klan, E Diela Shqiptare, kanë raportuar një rast shkeljeje flagrante të fiksuar në kamera ku protagonistë janë balerina e këtij emisioni Rexhina Sinani dhe drejtuesi Ardit Gjebrea.

Në shorteun e supermarketeve SPAR ku do shpalleshin tre fitues apartamentesh përkatësisht në Tiranë, Shkodër e Korçë, ka ndodhur një episod i dyshimtë që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në momentin kur do të shpallet fituesi i apartamentit të Tiranës, balerina Rexhina Sinani e cila është caktuar të zgjedhë biletën fituese shihet se gjatë gjithë kohës mban në dorë një biletë të gjatë të cilën e tërheq midis të tjerave deri në fund derisa e dorëzon tek drejtuesi Gjebrea.

Rezulton se bileta fituese mban emrin e babait të saj Shpëtim Sinani. Në faturën e treguar nga Gjebrea shihet edhe emri i balerinës Rexhina Sinani tek Karta Happy e këtij supermarketi.

Në momentin që fituesi përgjigjet në telefon, nuk reagon mbi faktin që vajza e tij punon aty e as për faktin që ajo ka emrin mbi kartën e blerjes së supermarketit, por të gjitha palët vazhdojnë në qetësi me procesin, ndërkohë që gjithçka është filmuar nga kamerat.

Në lidhje me rastin, disa qytetarë që kanë ndjekur skenën e të tjerë që njihnin personalisht personat e përmendur në video, të shqetësuar nga zhvillimi i këtyre shorteve dhe metodat që përdorin për të nxitur qytetarët të blejnë, shorte që supozohet të jenë transparente për klientët e tyre e publikun kanë denoncuar rastin dhe organizatorët e tyre.

“Pershendetje! Shikoni transparencen ne shorteun e Spar qe u hodh te E Diela Shqiptare. Si Arditi hedh biletat per te ndihmuar Rexhinen te nxjerri faturen ne emer te babait Shpetim Sinani. Si ka mundesi qe nuk reagoj babai se ka gocen qe punon aty. Si ka mundesi qe Arditi nuk ja permend mbiemrin e fituesit te trete dhe 2 te tjerve ja permend. Shikojeni si i thot Arditi prit Rexhina kur hedhin biletat poshte dhe Rexhina qe ne fillim deri sa ka mar Arditi bileten nuk e ka leshuar nga dora ate fleten e gjat. Gjithashtu shikoni te fatura eshte dhe emri Rexhina Sinani te karta happy e klientit. Dhe rexhina sinani ngaqe ka persorur karten happy dhe shpetim sinani qe eshte shkruar me dore!”

Me synim raportimin e pasqyrimin publikisht të fjalës së të dy palëve, si të akuzuarve dhe denoncuesve në një rast të tillë, JOQ ALBANIA kërkoi një reagim zyrtar nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces para se të vijonte me publikimin e informacionit të disponuar prej disa ditësh tashmë, por nga ana e palës së akuzuar balerinës Rexhina Sinani si dhe drejtuesit të emisionit Ardit Gjebrea, nuk pati asnjë reagim. /JOQ

 

 

Etiketa: SkandalTelebingo

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme
Breaking Views

Qiell gri dhe shira të rrëmbyer, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:45 - 25/10/26
Horoskopi për ditën e diel, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Breaking Views

Horoskopi për ditën e diel, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

07:30 - 25/10/26
Para
Punonjësit në protesë për pagën, pronari i fasonerisë në Bilisht: Do respektojmë ligjin në vijim

Punonjësit në protesë për pagën, pronari i fasonerisë në Bilisht: Do respektojmë ligjin në vijim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com