GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal/ Sanitaret e Spitalit të Traumës denoncojnë: Ushqehemi në tualete, na bëjnë presion

10:08 - 23/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal/ Sanitaret e Spitalit të Traumës denoncojnë: Ushqehemi në tualete, na bëjnë presion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka 19 vite që tenderin për pastrimin e Spitalit të Traumës e fiton kompania SORI-AL më administratore  Alma Tafanin e cila është bashkëshortja e Kreut te Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka.  Miliarda lekë  janë ofruar nga shteti për këtë shërbim ndërsa sanitareve të Spitalit të Traumës nuk i ofrohen nga kompania gjërat më minimale si dorezat dhe maskat.

Një denoncim wshtw bwrw nga punonjëset e kompanisë SORI-AL të cilat median e kanë parë si të vetmen zgjidhje, pasi kërkesave të tyre nuk i është përgjigjur as administratorja Alma Tafani dhe as drejtoresha e spitalit Edlira Bode.

 

Denoncimi:

Punonjëse e SORI-AL: Jemi një grup punëtorësh sanitare në Spitalin e Traumës.

Gazetarja: Çfarë problemi keni?

Punonjëse e SORI-AL:  Kemi problem që punon një sanitare me 30 shtretër në një pavion dhe nuk ia dalim dot. Për një sanitare është shumë e lodhshme nuk e përballon dot.

Gazetarja: Kompaninë SORI-AL e keni  vënë në dijeni të këtyre  vështirësive  që  keni?

Punonjëse e SORI-AL:  E di kompania që është e papërballueshme, thotë po u ankuat ju heqim nga puna.

 

Sanitaret shprehen se ato kërcënohen me largim nga puna edhe nëse kërkojnë një kopje të kontratës së punës.

Punonjëse  e SORI-AL:  Kur e kemi kerkuar kontratën na bëjnë presion për të na hequr nga puna, Kemi frikë me fol. Të gjitha sanitaret kanë frikë të flasin,a snjë nuk flet vetëm nga frika se mbajnë familjen me këtë rrogë.

 

 

Skandaloz është fakti që tualetet e Spitali i Traumës janë vendi ku sanitaret  konsumojnë drekën

Punonjëse e SORI-AL:  Kushtet tona janë si mos më keq.  Ne ndërrohemi në banjo, hamë bukë në banjo.

Gazetarja: Po pse në tualet, duhet të hani bukë në tualet?

Punonjëse e SORI-AL: Po ku të shkojmë? Kanë caktuar një vend në bodrum edhe ajo është një dhomë shumë e vogël si mos më keq. Kur të mbushet me ujrat e banjove  sipër  pikon tavani.

Gazetarja: Keni folur me kompaninë në lidhje me këtë gjë?

Punonjëse e SORI-AL: Kompania  di gjithçka, mos u ndjeni  thotë.

Pas këtij denoncimi ‘Ora investigim’ bëri një vezhgim brenda të Spitalit të Traumës dhe  mundëm të fiksojmë disa momente ku  shihet qarte se në mungesë të një ambienti për të ngrenë punonjëset   e konsumojne  ushqimin në tualet.

Kompania e zonjes Tafani merr miliarda lekë nga buxheti i shtetit por nuk i vë në dispozicion punonjëseve gjerat me elementare siç janë maskat dhe dorezat.

Punonjëse  e SORI-AL: Ne gjithçka prekim me dorë, është turp që ne mos të kemi doreza maska.

Gazetarja: Keni shkuar  te  administratorët e kompanisë per t’i paraqitur shqetësimet tuaja?

Punonjëse 2 e SORI-AL: Jemi ankuar njëherë por asnjë masë nuk është marrë. Pas ketij deonocimi ‘Ora investigim’ ka bërë nje vezhgim te Spitali i Traumes ku  duket se sanitaret punojnë pa doreza.

Vetem një pikë solucion pastrimi i rënë  në përparsen e punës i ka kushtuar shtrenjte sanitareve që kane nje rroge minimale 30 mijë lekë në muaj. Punonjëse e SORI-AL:  Uniformat mbasi i kemi mbajtur në trup  tre vjet e gjysëm  kishte ardhur koha pë të marrë uniforma të reja, kompania  na vendosi 40 mijë lekë  gjobë  pse i kemi  pikuar me açe. Ai që ka pikuar uniformën e dytë 80 mijë lekë u mbajtën nga rroga jonë për 2 uniforma të cilat kishin arritur skadencën.

 

Gazetarja: Këto lekë jua mbajtën nga rroga?

Punonjëse e SORI-AL: Nga rroga. Ato flasin për përparëset që i kemi bërë me açe dhe për atë na ngarkuan 40 mijë lekë një uniformë, por nuk e kanë fare problem që ajo açe hyn në mushkritë tona dhe ne jemi  shumë të rrezikuar në çdo lloj sëmundje dhe virusi.

Ne ditët në vazhdim Tv Ora do të  transmetojë të tjera dëshmi të punonjëseve të cilat shprehen se  menyra si trajtohen nga kompania e zonjës Tafani  është  skllavëri e kohëve moderne.

Etiketa: abuzimDenoncimsanitareSkandalSpitali i Traumes

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Rusia bombardon bllokun e banesave, ndërrojnë jetë dy fëmijë

Rusia bombardon bllokun e banesave, ndërrojnë jetë dy fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com