GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skandal/ Zbulohen aplikimet në ERE për dyfishimin tarifave të energjisë, në fund të viti 2020, kur s’kishte “krizë” 

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal/ Zbulohen aplikimet në ERE për dyfishimin tarifave të energjisë, në fund të viti 2020, kur s’kishte “krizë” 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e çmimit të energjisë elektrike me vendin tonë nuk ka të bëjë me krizën energjetike që pritet të përfshijë shumë vende. Kompanitë e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike kanë firmosur rritjen e tarifave që nga fundi i vitit që lamë pas. Po ashtu aplikimi i OSHEE është në proces dhe është kthyer për plotësime nga Enti Rregullator i Energjisë. Këto dokumente tregojnë se kryeministri Rama po shfrytëzon situatën botërore për të përligjur skemën e rritjes së tarifave të energjisë elektrike.

Aplikimet

Në 2020 pranë ERE janë depozituar disa kërkesa nga kompanitë shtetërore që kanë aplikuar për përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike për 2021.

Konkretisht, Operatori i Sistemit të Transmetimit me 24.09.2020 ka dërguar një aplikim ku kërkon rritje të kostove me 1.2 miliard lekë.  “Kostot e sigurimit të shërbimeve ndihmëse, parashikohet te kenë një rritje të konsiderueshme duke kapur vlerën rreth 1,2 miliardë Lekë. Ju lutemi marrjen në konsideratë të kësaj rritje, me efekt shumë të madh, në miratimin e tarifës së transmetimit për vitin 2021”, thuhet në aplikim.

OST kërkoi rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë në 1.31 lekë/këh nga 0.75 lekë/këh që është aktualisht. Në atë kohë ERE vendosi të mos fillonte procedurën e shqyrtimit të aplikimit për shkak të mos argumentimit nga ana e OST mbi nevojën e kësaj rritjeje. Ndërkohë që, në rast se sivjet do të ketë një ndryshim të kësaj tarife, ajo impakton drejtpërdrejt bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por edhe abonentët familjarë e biznese që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është pjesë e OSHEE-së. Kjo tarifë është pjesë përbërëse e formulës për përllogaritjen e çmimit final të energjisë, që aplikohet nga FSHU për klientët e saj. Impakti është i njëjtë edhe në rast të miratimit të rritjes së tarifës së shpërndarjes së energjisë elektrike, një kërkesë që është bërë nga OSSH.

Dy muaj më vonë, në 23.11.2020 kompania Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, gjithashtu ka kërkuar rritje të çmimit për shitjen e energjisë, gati më 2.5 lekë më shumë Kë/h.

“Lidhur me tarifat dhe çmimet e shitjes së Energjisë Elektrike në vitin 2021 propozojmë sa vijon: Tarifat sipas nivelit të tensionit të  Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike për vitin 2021 të jenë si vijon: Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 35 kv -3.70 Lekë/Këh b) Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 0.6 -20 kv – 4.00 Lekë/Këh c) Tarifa e shpërndarjes se energjisë elektrike në tension 0.4 kv – 6.30 Lekë/Këh”, thuhet në kërkesë.

Dhe fill pas këtyre, edhe Furnizuesi i Shërbimit Universal  me 20.12,2020 ka aplikuar që të mbajë tarifat e viteve 2014 për konsumatorët gjatë 2021, por tarifat e atyre viteve kanë qenë goxha të larta. Megjithatë është pranuar aplikimi i  FSHU, e cila  për vitin 2021 shet energjinë  5,127,835 lekë dhe në 2020 çmimi ishte 5,084,375, pra rritje më shumë se 4 milionë lekë.

Gjatë vitit 2020 Enti Rregullator i Energjisë zhvilloi edhe konsultime me grupet e interesit mbi tarifat e reja të kërkuara nga OST, por ato u ndërprenë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ndërkohë që tarifat u mbajtën të pandryshuara.  Aktualisht OSSH-së i është kërkuar që të plotësojë aplikimin e saj me dokumentacion shtesë, ndërkohë që referuar procedurave standarde.

Paralelisht, në pritje është edhe aplikimi që do të kryhet nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, për çmimin e shitjes me pakicë të energjisë për vitin 2022. Kryeministri Rama ka paralajmëruar se do përballemi me çmime marramendëse të energjisë elektrike. Por referuar aplikimeve mund të supozojmë se më e pakta është rritja deri në 50 për qind e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Etiketa: cmimetrrtije

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!
Breaking Views

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
Para
Një tjetër çështje e zvarritur nga drejtësia/ Shtyhet sërish seanca në Apelin e GJKKO për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ja arsyeja

Adriatik Llalla në kërkim ndërkombëtar

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26

Pas rreth gjashtë vitesh pritjeje, sot vjen momenti kur çështja ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së hyn në një pikë vendimtare....

Lexo më shumë
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com