GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ 150 fëmijë të kopshtit shtetëror ushqehen vetëm me pilaf e makarona. Në fatura ka mish, bulmet, fruta

20:46 - 05/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali/ 150 fëmijë të kopshtit shtetëror ushqehen vetëm me pilaf e makarona. Në fatura ka mish, bulmet, fruta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni Fiks Fare solli një skandal të një kopshti shtetëror në Shkodër, ku si fillim u denoncua nga prindi i një fëmije edukatorja e djalit të saj 3 vjeç.

Edukatorja sipas prindit i kishte dhunuar fëmijën. Por gazetarët e Fiksit zbuluan diçka edhe më të rëndë që ndodhte me gjithë fëmijët, mënyra e tyre e të ushqyerit. Ndërkohë që në fatura rezulton se ata hanin mish, në të vërtet fëmijët ushqeheshin vetëm me pilaf dhe makarona.

Qytetarja e divorcuar që kujdeset e vetme për dy fëmijët e saj 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç u ankua në Fiks Fare se djalin 3 vjeçar ia ka dhunuar edukatorja, madje ajo tregon se fëmija është bërë agresiv dhe i dhunshëm, aq sa godet veten e tij .

“Unë kam ankesa se fëmijën as në tualet nuk ma çojnë, as nuk i japin për të ngrënë, vetëm se derdhi supën edukatorja Stela Ibershima i përdrodhi duart dhe fëmija qante pa pushim”, tregon qytetarja.

Sipas saj fëmijëve nuk ju japin për të ngrënë, pasi sa herë i merr fëmijët nga kopshti janë të uritur dhe të etur .

Në një ballafaqim që prindi bëri me edukatoren dhe drejtoreshën ato nuk pranuan dhunën e ushtruar ndaj fëmijës, por pranuan se fëmija nuk ishte çuar në tualet dhe për pasojë 3 ditë kishte urinuar në rroba.

Për këtë situatë edukatorja Ibershima thotë që nuk ka qenë prezente, ndërkohë që drejtoresha Ardita Xhaja pohon të kundërtën, pra që edukatorja ka qenë. Gjithashtu prindi ka hyrë dhe në kuzhinën e kopshtit dhe ka parë ushqimin që do u servirej fëmijëve që ishte vetëm pilaf.

Gazetarët e Fiksit shkuan në kopshtin “Njomëzat” në Shkodër të cilët u pritën nga drejtoresha e institucionet.

Kjo e fundit tregoi se ka kërkuar një psikologe në bashki për të vlerësuar nëse fëmija është dhunuar, kërkesë e bërë sipas saj përpara 2 javësh, por që akoma nuk kishte ardhur.

Ndërkohë për ushqimin, drejtoresha në fillim thotë se kanë një menu javore dhe faturat përkatëse. Sipas faturave në kopsht kishin hyrë 6 kg mish që në 27 shkurt dhe sipas drejtoreshës ishte për një javë. Kopshti kishte 150 fëmijë. Me një llogari të thjeshtë 1 fëmijë duhet të hajë 40 gram mish në javë, ose 6 gram mish në ditë.

Fiksi bëri një provë ku peshoi diçka në peshën 6 gram, aq peshoi 1 kokërr ulliri. Pra çdo fëmijë në kopsht duhet të konsumonte mish sa një kokërr ulliri në ditë. Por kur gazetarët kërkojnë të shohin mishin dhe djathin që shkruhej në faturë, ato nuk ekzistonin. Gazetarët gjetën frigoriferët bosh dhe në kuzhinën e kopshtit kishte vetëm makarona. Drejtoresha e vendosur përpara fakteve e justifikoi këtë gjë duke thënë se ne po sajohemi, se dikush tjetër ka fituar tenderin për të sjellë në kopsht ushqim katering, por që nuk kishin info se çfarë do u sillnin.

Të njëjtën gjë na tha dhe kuzhinierja. “Ne mundohemi me harnu se s’kemi çfarë bëjmë”, thotë kuzhinierja. /Top Channel/

Etiketa: fëmijëtkopshtiShkodër

Lajme të lidhura

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste
Aktualitet

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Para
Bayern kërkon përmbysjen ndaj Lazios, PSG me një këmbë e kualifikuar/ Formacionet zyrtare

Bayern kërkon përmbysjen ndaj Lazios, PSG me një këmbë e kualifikuar/ Formacionet zyrtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26

Tirana renditet në vendin e fundit për fuqinë blerëse mes 26 qyteteve evropiane të analizuara nga platforma ndërkombëtare Numbeo, duke...

Lexo më shumë
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com