GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali “Balluku”, Berisha: Gjykata Kushtetuese duhet të zhvillojë seancë të hapur publike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali “Balluku”, Berisha: Gjykata Kushtetuese duhet të zhvillojë seancë të hapur publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat u shpreh se kryeministri Rama është përpjekur të bëjë presione ndaj sistemit gjyqësore. Ndërsa shtoi se të gjitha këto veprime i ka të kota sepse është i pashpresë.

Berisha shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të parashikojë një seancë të hapur për publikun për rastin e Belinda Ballukut, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO.

Ai i bëri thirrje gjykatësve të denoncojnë çdo ndërhyrje dhe të mbrojnë integritetin e institucionit, duke paralajmëruar se veprimet e kryeministrit janë një precedent unik në historinë e jurisprudencës shqiptare.

Deklarata

Ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese të vendit zhvillohet një betejë e pashembullt në historinë e një vendi, midis institucionit të dorëheqjes dhe institucionit të vjedhjes, të përfaqësuar nga qeveria, mësohet se gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama.
Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore.
Kurrë ndonjëherë, një kryetar qeverie, një kryeministër, shef ekzekutivi, president qoftë ai, nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë për vjedhje klamoroze të dokumentuara në të gjitha aspektet.
Ky akt i Edi Ramës lidhet absolutisht vetëm me implikimin e tij gjer në veshë në këtë aferë dhe në afera të tjera që vijnë pas.
Edi Rrma kundërmon sot në Europë dhe në botë si kampion i vjedhjeve të popullit të vet dhe kundërmon si Ramaduro apo Noriega e Europës.
Përpiqet i mbyturi të kapet në fije bari, të bëjë presione nga më absurdet ndaj sistemit gjyqësor në një kohë kur është absolutisht i pashpresë.
Është një bashkëpunëtor i organizatave kriminale dhe karteleve të drogës dhe ky është kualifikimi botëror sot për Edvin Kristaq Ramën.
Pa dyshim hyn në Gines.
Është regjistruar në Gines si kryeministri i parë në histori që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, bëhet avokat në gjykata dhe kërkon ta mbrojë duke i dëshmuar popullit të vet se çfarë fatkeqësie dhe mjerimi u ka sjellë ai gjatë qeverisjes së tij.
I kërkoj parlamentit të bëjë të gjitha demarshet që Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun, në të cilën shqiptarët të shohin me sytë e tyre, të dëgjojnë me veshët e tyre se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare.
U bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet dyditore të Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venecias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, nuk i ka shkruar kurrë.
Pra, Edi Rama rishkruan edhe dokumentet për të mbrojtur e vet.
Rishkruan edhe dokumentet e Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Rishkruan Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për të mbrojtur veten e tij, se sa për Lubinë, e kishte hedhur 10 herë në Lanë deri tani.

Etiketa: berishakushtetueseseance

Lajme të lidhura

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese
Aktualitet

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26
Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

08:43 - 22/10/26
Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26
Para
Berisha: 2.2 miliardë euro janë vjedhur nga agjencitë e Ballukut sipas KLSH-së, por ka shumë më tepër

Berisha denoncon skandalin me shifra: Në Unazën e Madhe janë vjedhur lirshëm 250 milionë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese
Aktualitet

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26

Mesazhe kërcënuese kanë mbërritur në telefonat e qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë. Sipas një denoncimi të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

08:43 - 22/10/26
Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26
Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

08:27 - 22/10/26
Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

Rama provokon përsëri protestuesit për dialog, zëvendëson karriget me stola guri para Kryeministrisë

08:21 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com