GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i domateve me pesticide të “Era Fruit”/ Arrestohen tre persona në Berat, dy prej tyre inspektorë të AKU (Emrat)

09:42 - 10/09/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
AKU: Domatet nga Shqipëria, brenda parametrave të lejuar për konsum
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Beratit ka firmosur disa urdhër-arreste pas hetimeve mbi eksportin e domateve me nivele të larta pesticidesh nga subjekti “Era-Fruit”. Sipas njoftimeve zyrtare, tre persona janë ndaluar nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policisë së Shtetit dhe Prokuroria e Beratit.

Bëhet fjalë për Mariglen Maliq Qorri, 35 vjeç, pronar i “Era-Fruit”, si dhe për inspektorët e AKU Berat, Ronaldo Agim Lika dhe Griselda Genci Doksani.

Ndërsa Qorri dyshohet për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, inspektorët dyshohen për “Shpërdorim detyre”.

Hetimet kanë zbuluar se autoritetet kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjësuar rreth 8 ton domate të eksportuara nga “Era-Fruit”, të cilat pas analizave rezultuan me nivel të preparatit “Chlorfenapyr” 0.06 mg/kg, mbi normën e lejuar prej 0.01 mg/kg.

Po ashtu, rezultoi se Qorri kishte përdorur një faturë fiktive për të justifikuar origjinën e produktit gjatë procedurave doganore dhe raportit të gjurmueshmërisë nga AKU Berat.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se inspektorët Lika dhe Doksani, pas njoftimit nga sistemi Rasff, kryen inspektim në subjekt më 29 gusht 2025, por nuk konstatuan sasinë e domateve në magazinë dhe morën si të rregullt faturën fiktive të Qorrit, duke mos kryer bllokimin dhe marrjen e mostrave për analiza.

Gjithashtu u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.

Arrestimet:

Mariglen Maliq Qorri, i datelindjes 06.01.1985, Pronar i subjektit “Era fruit” si i dyshuar per veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 288, 288/c dhe 186 te K.Penal.

Ronaldo Agim Lika, i ditëlindjes 07.08.1998, inspektor për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

⁠Griselda Genci Doksani, e datëlindjes 05.12.2000, inspektore për sigurinë ushqimore pranë AKU Berat, si e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Në foto, dy inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika
Etiketa: arrestimeBeratdomateKryesore1

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
SPAK cakton masën ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, ja për çfarë akuzohet

SPAK cakton masën ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, ja për çfarë akuzohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com