GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i mikrokredive – SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

14:45 - 16/06/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Guvernatori Sejko uron Yuri Kim për Pavarësinë e SHBA: Mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë për forcimin e demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja e mikrokredive vazhdon të jetë e hapur në SPAK! ‘Dëshmi’ për këtë ishte dhe marrja në pyetje e ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili u thirr nga hetuesit e çështjes. Por duket se nuk është dhe nuk do të jetë i vetmi që do të duhet të japë llogari për dëmin që u është bërë qytetarëve përmes mashtrimit me kreditë e këqija. Një tjetër që është thirrur për t’u pyetur, jo një herë, por dy herë, është guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Burime konfidenciale nga BKH bëjnë me dije për ZËRI-n se guvernatori është marrë në pyetje, por nuk dihet sesi ka mundur që të futet dhe të dalë nga godina po u vënë re nga gazetarët dhe nga kamerat e televizioneve që për çdo ditë qëndrojnë para godinës së institucionit të Prokurorisë së Posaçme.

Por si, kush dhe çfarë po hetohet?

SPAK ka disa hetime paralele lidhur me çështjen e mikrokredive. Hetimin për guvernatorin Sejko dhe bashkëpunëtorët e tij në Bankën e Shqipërisë po e ndjek prokurorja Dorina Bejko, e cila ka marrë përsipër kallëzimin e bërë nga Dhoma e Përmbaruesëve. Sipas të njëjtave burime, hetimet janë drejt fundit dhe shumë shpejt pritet që të dorëzohen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Përveç kësaj çështjeje, një tjetër hetim po zhvillohet nga hetuesi Edvin Kondili lidhur me kallëzimin që ka bërë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kundër “MCA” të Olsi Ibros dhe “Final” të Arben Meskutit. Po në vitin 2024, njëjtë si dy çështjet e tjera, është depozituar dhe një dosje e tretë. Hetimi i nisur për një rast mashtrimi me kredi dyshohet se ka zbuluar lidhje të drejtorëve kryesorë të Bankës së Shqipërisë, Deniz Deralla dhe Altin Naqe me skemën e mikrokredive. Se ku qëndron kjo lidhje, priten ta zbulojnë hetimet.

Megjithatë nuk dihet nëse të gjitha këto raste do të përmblidhen në një dosje të vetme, apo do të hetohen veçmas dhe të palidhura me njëra-tjetrën. Më shumë do të mësojmë kur SPAK të ndërmarrë veprime për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që mashtruan më shumë se 100 mijë shqiptarë që kanë rënë pre e skemës së “piramidave”.

I pari që dha lajmin se çështja e skandalit të mikrokredive po hetohej nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ishte ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Lajmin e dha gjatë një raportimi në Komisionin e Ligjeve më 10 Maj 2024. Por çështje të hapura kishte edhe në Prokurorinë e Tiranës, që mesa duket kanë kaluar edhe ato në SPAK. Pak muaj më parë, Micro Credit Albania dhe Final, të dyja shoqëritë e mbledhjes së borxheve e kredive të këqija u vendosën nën sekuestro me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Mbi shoqëritë rëndon vepra penale e “mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Megjithatë, deri më tani, nga Prokuroria e Tiranës nuk jepen sqarime se paratë e kujt janë “pastruar” përmes kësaj kompanie që tashmë është nën sekuestro. Se përveç këtyre çështjeve po hetonte edhe SPAK-u, e konfirmoi kreu i institucionit, Altin Dumani. Në raportimin që ai po bën në Komisionin e Ligjeve, Dumani u pyet për disa çështje, por edhe për mikrokreditë zgjodhi heshtjen, duke u mjaftuar me vetëm: Po e hetoj!

Prej disa vitesh tashmë, ZËRI ka denoncuar dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në këto zyra. Këto institucioneve përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, këto institucione iu japin qytetarëve kredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCA. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e “Pandorës” pritet të hapet. Aq më tepër kur një prej këtyre viktimave, Pal Trashaj i dha fund jetës në dyert e SPAK. Ai kishte shkuar në Prokurorinë e Posaçme që të denonconte rastin e tij, por në dëshpërim e sipër, konsumoi fotoksinë, duke i dhënë fund jetës. Një fund të ngjashëm ka zgjedhur edhe Olsi Ibro, pronari i “Micro Credit Albania”. Ky i fundit zgjodhi që t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga një pallat.

Etiketa: Gent SejkoKryesore1mikrokredi

Lajme të lidhura

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Para
E rëndë/ E moshuara i jep fund jetës

Tiranë/ E reja hedh një send nga ballkoni, lëndohet i mituri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com