GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i pagave/ I arrestuari punon për një miliarder rus të lidhur me shërbimet sekrete

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i pagave/ I arrestuari punon për një miliarder rus të lidhur me shërbimet sekrete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga të arrestuarit e Policisë për skandalin e rrjedhjes së pagave në publik në Shqipëri, Endri Ikonomi rezulton të punojë për kompaninë e një miliarderi rus në Shqipëri, e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), që sipas të dhënave të QKB, është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.

Biznesmeni 57-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë sipas Forbes dhe përshkruhet në faqen e tij të internetit si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group.

Megjithatë një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar.

“Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbështetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,” shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.

Një investigim i platformës së gazetarëve rumunë anti-korrupsion “Black Sea” e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Evropë dhe SHBA ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente tek më të varfrit e Evropës pa paguar taksa.

Nga të dhënat e QKB rusi ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë më 8 maj 2018 nga pronari i mëparshëm: Piressa Holding Limited një kompani që operonte në parajsën fiskale Qipro, një ditë pasi administrator i saj emërohet i arrestuarit i policisë Endri Ikonomi i cili ka punuar deri më 17 shtator 2021. Vlado Cvetkosvki rezulton administrator i kompanisë nga tetori 2021.

Oleg Viktorovich Boyko e përshkruan misionin e Finstar si pararojë në “përdorimin e teknologjisë së thellë dhe shkencës së të dhënave për të siguruar gjithëpërfshirje financiare globale”.

Zbulimi i të dhënave personale dhe pagave të qindra mijëra shqiptarëve tronditi vendin në muajin dhjetor dhe ngriti shqetësime për cenimin më të rëndë të privatësisë në këtë shkallë në Shqipëri.

Policia ka arrestuar sot katër persona për skandalin e pagërrjedhjes, dy prej të cilëve janë punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa dy personat e tjerë janë punonjës të sektorit privat.

Kush janë katër të arrestuarit për skandalin e pagërrjedhjes?

Eni Qirjako, specialiste IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo i ka kaluar kolegut të saj Andi Agarajt të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë përmes e-mail-it. Qirjako rrezikon 6 muaj deri në 7 vite burg për shpërdorim detyre.

Andi Agaraj, specialist IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka marrë të dhënat nga kolegia e tij Eni Qirjako dhe i ka shitur te dy subjekte private për 20-30 mijë lekë. Agaraj rrezikon 6 muaj deri nës 7 vite burg për shpërdorim detyre dhe 2 deri në 8 vjet burg për korrupsion pasiv.

Klodian Sota, i punësuar si menaxher pranë kompanisë private “SMART Collection”. Kompania ku Sota punon ka si funksion mbledhjen e detyrimeve të prapambetura dhe kredive të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të tretë. Shërbimi i kompanisë është call-center me funksion përmbarues.  Rrezikon 1 deri në 3 vite burg për korrupsion aktiv.

Endri Ikonomi, drejtor i kompanisë “Credit 2 All”, ofron ndërtimin e produkteve elektronike për institucionet financiare kredidhënëse dhe konsulencën financiare për shoqëritë e interesuara. Ai rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vite për korrupsion aktiv.

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj sqaroi skemën e abuzimit, ndërsa theksoi se nuk kanë të bëjnë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik por me punonjës që kanë shpërdoruar detyrën.

Etiketa: Kryesore1miliarder russkandali i pagave

Lajme të lidhura

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE
Aktualitet

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie
Aktualitet

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

17:40 - 10/09/26
SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative
Aktualitet

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

17:26 - 10/09/26
Para
Aksident me disa makina në Unazën e Re, plagoset një person

Aksident me disa makina në Unazën e Re, plagoset një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun
Sport

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

18:30 - 10/09/26

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Fenerbahçes dhe Romës në Ligën e Kampionëve. Ndeshja zhvillohet sonte në Stamboll dhe...

Lexo më shumë
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26
Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

Kontroll në IEVP Shkodër/ Sekuestrohet një aparat celular dhe një sasi kanabisi, procedohen dy punonjës policie

17:40 - 10/09/26
SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative

17:26 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com