GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali, ish-agjenti tjetër i FBI-së mori kontratë nga qeveria

21:41 - 26/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali, ish-agjenti tjetër i FBI-së mori kontratë nga qeveria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen hetimore të Departamentit të Drejtësisë për rastin e Charles McGonigal, thuhet se ky i fundit është takuar të paktën katër herë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Këto janë takime të dokumentuara nga hetuesit amerikanë. Në dy raste, Rama është takuar dhe ka darkuar në SHBA me McGonigal. Në një rast ka darkuar në Nju Jork dhe në rastin tjetër në Uashington.

Por në darkën e Uashingtonit më 4 mars të vitit 2018, përveç McGonigal dhe Agron Nezës, i pranishëm ka qenë edhe një ish-agjent special i FBI, thuhet në dosjen amerikane.

Eksperti kanadez, Stephen McIntyre, shkruan se me shumë mundësi bëhet fjalë për ish-agjentin special, Louis Bladel. Ky i fundit ka qenë paraardhësi i McGonigal në postin e lartë të kundërzbulimit të FBI.

Më pas krijoi një firmë konsulente, e cila sipas McIntyre, mori një kontratë të majme nga qeveria shqiptare në maj të vitit 2018. Vetëm disa muaj pas takimit me Ramën, ai mori kontratën nga qeveria shqiptare.

“Lou Bladel është paraardhësi i Charles McGonigal në postin e shefit të kundër inteligjencës në zyrën e Nju Jorkut. Bladel qëndroi në detyrë deri në 2016, kur u zëvendësua nga McGonigal, për t’u tërhequr në sektorin privat, duke kaluar tek “Ernst&Young”. Në vitin 2018, qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje me “Ernst&Young” për të luftuar krimin dhe evazionin fiskal. Louis Bladel erdhi të punonte në Shqipëri dhe u emërua nga kryeministri Rama si shefi i strukturës së posaçme, të ngritur pranë qeverisë,” shkruan gazetari Klodian Tomorri.

“I uroj mirëseardhjen në Shqipëri skuadrës së Ernst & Young. Dua ta nënvizoj qysh në fillim se përtej emrit të madh, të njohur botërisht, vlera e kësaj skuadre që vjen në Shqipëri, për të punuar me agjencitë tona kundër krimit ekonomik dhe evazionit, qëndron në faktin se, së pari, është një skuadër gjermano-amerikane, apo amerikano-gjermane si të doni, me dy drejtues, përkatësisht zotin Bladel (Louis) dhe zotin Heissner (Stefan), i pari me një eksperiencë të njohur botërisht si një ndër drejtuesit e FBI-së dhe i dyti me një eksperiencë, po ashtu shumë të vyer, si pjesë edhe pastaj si një person që ka mbuluar pozicione drejtuese në strukturat e shtetit gjerman kundër krimit ekonomik.

Nga ana tjetër është e rëndësishme që kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje konsulence, por është një marrëveshje veprimtarie të përbashkët në terren. Një ekip i gjerë gjermano-amerikan ekspertësh do të vendoset këtu në Shqipëri dhe do të punojë ngushtësisht me strukturat e hetimit të Ministrisë së Financave, hetimit tatimor, hetimit doganor dhe strukturën e krimit ekonomik të Policisë së Shtetit, për të mundësuar, nga njëra anë, çeljen e një procesi pune të përbashkët me një metodologji bashkëkohore dhe të sofistikuar dhe nga ana tjetër, rritjen e kapaciteteve të këtyre agjencive në goditjen e një fenomeni me të cilin është koha që të merremi edhe më thellësisht, pasi kemi shënuar disa rezultate të rëndësishme,” pati deklaruar Edi Rama kur nënshkroi kontratën me Bladel.

Bladel është emri nr. 4 në listën e emrave të lëshuar nga gjykata amerikane në nëntor për aferën ruso-shqiptare McGonigal. Ai duhej hetuar bashkë me emra të tjerë, përfshi këtu kryeministrin shqiptar, Edi Rama. /TPZ/

Etiketa: ish-agjentiKryesore1skandali

Lajme të lidhura

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25
Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu
Aktualitet

Berisha: Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe ju siguroj se Edi Rama ikën si miu

12:03 - 26/12/25
Para
‘Pa ikur Rama s’ka paqe’, Berisha: Emri i tij përmendet 7 herë…

‘Pa ikur Rama s’ka paqe’, Berisha: Emri i tij përmendet 7 herë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditje në Kapshticë: 8 persona në kërkim bien në pranga, zbulohen raste kontrabande
Aktualitet

Goditje në Kapshticë: 8 persona në kërkim bien në pranga, zbulohen raste kontrabande

16:15 - 26/12/25

Tetë persona të  shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar në Kapshticë. Në kuadër të kontrolleve dhe...

Lexo më shumë
Skandali i AKSHI-t/ E-Albania bllokohet, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

Skandali i AKSHI-t/ E-Albania bllokohet, qytetarët dhe bizneset pa shërbime

15:59 - 26/12/25
SPAK zbarkon te Rrok Gjoka: Kontrolle në kuadër të hetimeve për Ballukun

SPAK zbarkon te Rrok Gjoka: Kontrolle në kuadër të hetimeve për Ballukun

15:40 - 26/12/25
Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

15:21 - 26/12/25
Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

15:20 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com