GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Skandali me dosjen 956/ Arjan Tase dhe dështimi i policisë

19:02 - 02/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudia ndodh në Fier/ Gjyq për plagosjen me çifte Ruse të maçokut “Pipo”, dënohet 77- vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno

Dosja Nr.956 tregon shume…

Pikërisht në këtë dosje Arjan Tase, ish-kryepolici qe beri gjëmën sot në Himarë, duhet të ishte i pezulluar nga detyra nga Ardi Veliu.

E këtë gjë nëse se bëri Ardi Veliu, duhet ta kishte bërë Gledis Nano.

Arjan Tase, rezulton i marrë i pandehur që prej Majit 2021 për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishte kryer kontrollin e një territori ku ishte mbjellë një parcelë me 6790 rrënjë canabis stativa.

Asnjë nuk e vuri në zjarr kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tij nga detyra. Ai vijoi detyrën pa u ndëshkuar nga ligji edhe pse në gjykatë kishte një çështje të hapur për “Shpërdorim detyre”.

I mos ndëshkuar nga ligji dhe titullarët e policisë, sot Arjan Tase, prodhoi dhe një ngjarje tjetër flagrante.

Me skaf disa kuaj fuqi, ai i mori jetën në bregun e detit të Himarës, që dikur e patrullonte si shef, një vajzë 7-vjeçare.

Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe tragjike, që bëhet akoma dhe më e rëndë, kur një fëmijë i merret jeta nga një punonjës policie.

Ndërsa Arjan Tase tani t’ia pije lëngun Gradës së policisë dhe Kobures së shtetit.

Mbase dhe pas kësaj ngjarje, shefat e tij do ngurojnë, ta pezullojnë apo shkarkojnë Arjan Tasen nga detyra, siç bënë me rastin e parë.

Unë s’di, çfarë emri t’i vë kësaj ngjarje së sotme. Të iki fëmija kur e ke dhe ndër këmbë.

Nga ana tjetër shefi i policisë Arjan Tase as kishte pjerdhur fare për urdhrin e shefit të Tij, Gledis Nano, që paralajmëronte drejtuesit e mjeteve lundruese t’i rinin larg bregut dhe pushuesve.

Domosdo shef Arjani, nuk pirdhte fare për shef Gledisin dhe me skaf çau përmes pushuesve në det, për të zbritur ne tokë pa u njomur, gruan dhe fëmijët e ti.

Por duke i marrë jetën vajzës së vogël 7 vjeçe dhe tmeruar gjithë dynjanë…

Çdo sezon vetëm po trishtohemi…

Pasiguri absolute…

 

Etiketa: Arjan TasedeshtimidosjaElton QynoPoliciaskandali

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Afera korruptive me Ramën që favorizoi Shefqet Kastratin, shkarkohet nga detyra drejtori i aeroportit në Mal të Zi

Afera korruptive me Ramën që favorizoi Shefqet Kastratin, shkarkohet nga detyra drejtori i aeroportit në Mal të Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com