GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali me fakte/ Në spital ka barna të skaduara të pakontrolluara, kompania denoncon Manastirliun për shkelje

14:55 - 16/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali me fakte/ Në spital ka barna të skaduara të pakontrolluara, kompania denoncon Manastirliun për shkelje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barnat e skaduara qarkullojnë në tregun tonë dhe gjithmonë e më shumë po dalin fakte rreth këtij skandali. Papërgjegjshmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë e ka denoncuar së pari Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kujtojmë se, KLSH ka treguar se në këto vite nuk është bërë asnjë analizë për barnat që dërgohen nëpër spitale apo shiten në farmaci. Këtë herë një denoncim i tillë është dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Konkretisht, bëhet fjalë për një tender që ka hapur Ministria e Shëndetësisë me objekt  “Blerje barna Anti-infektive të përgjithshëm, Anestezi Reanimacion, Psikiatria, Sistemi kardiovaskular, Sistemi muskolo-skeletik, Sistemi nervor dhe Sistemi Respirator, Gjaku dhe organet formuese të gjakut”. Denoncuese për këtë tender është  Elona Saraçi, furnitore barnash, e cila ka marrë pjesë në garë dhe ka evidentuar një sërë parregullsish.

Së pari, në denoncimin e dërguar ajo evidenton se Autoriteti Kontraktor, në këtë rast Ministra Shëndetësisë, nuk ka përcaktuar afatet dhe sasinë e barnave që duhet të shpërndahen në spitale. Kështu një pjesë e mirë e tyre mbeten stok dhe duet të hedhin tutje, duke i shkaktuar dëme fondeve të shëndetësisë edhe kompanisë furnizuese. Ndërkohë, skandali thellohet pasi kompania evidenton që në shumë raste barnat nuk kontrollohen fare ose kontrollohen me vonesë, mosveprim ky që krijon probleme në afatet për lëvrimin dhe zëvendësimin e barnave.

“Spitalet në pothuajse të gjitha rastet kanë vepruar si vijon: nuk kanë ndjekur afatet e lëvrimit mbeten në vullnetin e AK, pa respektuar minimumin prej 30 ditësh. Sigurisht, duhet theksuar, se i gjithë ky sforcim është shoqëruar me efekte financiare negative të konsiderueshme si; humbje dhe shpenzime shtesë për shkak të detyrimeve për asgjësimin e barnave të skaduara, të pakontrolluara ose të kontraktuara me vonesë prej tyre”, thuhet në ankesë.

Ky evidentim menjëherë të çon në logjikën që shpesh herë në spitale qarkullojnë barna të skaduara, për aq kohë sa nuk kontrollohen dhe ministria nuk zbaton afatet kohore me furnizuesit.

Stoku i lartë, shpenzime marramendëse

Denoncuesi thekson më tutje se barnat qarkullojnë në treg të pakontrolluara, për shkak se në tenderin e hapur ministria nuk zbaton afatet lëvrimit të ilaçeve dhe as sasinë që i duhet për secilin spital. Konkretisht, ministria nuk ka zbatuar rregullin për lëvrim të ilaçeve nga 50% deri në 25 % sipas afateve gjatë një periudhe vjetore. Gjithashtu, nuk iu ka lënë furnizuesve afatin  20 ditor pas kërkesës për kontratë, si dhe nuk ka respektuar afatin 30 ditor për të paralajmëruar furnitorët në lidhje me barnat që duhet të sigurojnë në spitale dhe sasinë e tyre. Gjithashtu, bëhet me dije se spitalet nuk kanë paraqitur asnjë kontratë zyrtare, ku të përcaktojnë porositë sipas nevojave.

Në këto kushte në spitale shpesh krijohet kaos, për shkak se shpesh në disa prej tyre ka dërgesë të barnave përtej nevojës, duke mbetur kështu stok. Stoku sa vjen e rritet dhe kjo ka detyruar operatorët ekonomik të sforcohen dhe janë keqmenaxhuar fondet e shëndetësisë për këtë zë. Ndërsa në shumë raste të tjera ndodh që spitalet të kenë mungesë ilaçesh, duke detyruar kompanitë furnitorë të shpenzojnë përtej limit të lejuar. “Nga zbatimi në praktikë i tyre, pavarësisht nga përcaktimi i një sërë kushtesh si më sipër në lidhje me grafikun e lëvrimit, spitalet në pothuajse të gjitha rastet kanë vepruar si vijon:

  1. Nuk kanë ndjekur dhe respektuar skemën dhe sasitë e përcaktuara të furnizimit (50% + 25% +deri 25%);
  2. Nuk kanë bërë asnjë porosi për barna të caktuara;
  3. Kërkesa për të lidhur kontratë nuk le hapësirë kohore të arsyeshme (të paktën 20 ditë);
  4. Afatet e lëvrimit mbeten në vullnetin e AK, pa respektuar minimumin prej 30 ditësh.

Këto shkelje janë shoqëruar me efekte financiare negative të konsiderueshme si: ato të lidhura me menaxhimin e stokut të krijuar nga mosblerja prej spitaleve;  kosto shtesë në transport dhe logjistikë për shkak të porosive jo sistematike”, thuhet në ankesë.  Sikur të mos mjaftonte ky dëm i madh financiar, Manastirliu iu vendos gjoba kompanive kur ato vonojnë furnizimet, që në fakt këto vonesa krijohen jokorrektësia e spitaleve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Shpikjet” e Manastirliu

Publikimi i tenderit në këtë formë, duke shkelur hapur ligjin dhe pa asnjë korrektësi, mund të konsiderohet një nga “shpikjet” e Ogerta Manastirliut.  Për shkak se asnjë vend në rajon nuk trajton tenderët për çështje kaq jetike. Madje në dokument evidentohet se ne jemi edhe më keq se Kosova, pasi atje Ministria përcakton në dokumente se mund të ketë material shtesë apo minus, por pa kaluar pragun 30% nga plani fillestar. Në këtë mënyrë evidentohet rritja e stokut dhe përdorimi i barnave që janë në prag skadence.

“Në këtë kontekst, duke mbajtur parasysh edhe faktin që RrPP përcakton në se përllogaritja e nevojave duhet të jetë sa më e plotë dhe gjithëpërfshirëse  për nevojat sasiore të spitaleve. Kontraktuese vërtet konsiderohen orientuese, por kjo presupozon vetëm një devijim të arsyeshëm me (+) apo (-) nga sasitë e planifikuara, por jo të mos ketë fare blerje nga spitali të barnave, të cilat vetë i ka planifikuar për t’i kontraktuar. Kosova p.sh. e përcakton në Dokumentet e Tenderit që devijimi në kontraktim nga sasia orientuese për çdo spital do të jetë 30 %. Ndërsa tek ne, konkretisht te Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT), ndeshen dy fenomene specifike, që janë praktika kontraktuale jo të rregullta, të pabazuara në ligj, në marrëveshje kuadër apo në dokumentet përkatëse të tenderit”, evidenton denoncuesi.  Sikur shpjegohet në dokumente, vetëm vënia në funksion e institucioneve që merren me këtë çështje si dhe hartimi i tenderit në bazë të ligjit do të shmangte këtë skandal.

Ndërsa kujtojmë se më parë  KLSH ka deklaruar se problemi me barnat e skaduara ka vazhduar edhe përgjatë vitit 2020, ku vendi kishte nevojë për kujdes të shtuar shëndetësor. Por, Manastirliu bëri të kundërtën, ka paguar më kot Agjencinë e Barnave, pasi që nga tetori i viti 2019 rezulton të mos jetë bërë asnjë analizë për ilaçet që qarkullojnë në treg./ Esmeralda Hida/

 

 

Etiketa: ankesebarnakryesore2skadencaSkandaltender

Lajme të lidhura

Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve
Breaking Views

Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve

18:57 - 10/07/25
Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës
Breaking Views

Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës

09:51 - 10/07/25
Anuela lë zjarrfikësit pa uniforma në mes të zjarreve, pazare me tenderin 378 MLN lekë, nuk pranon vendimet e KPP
Breaking Views

Anuela lë zjarrfikësit pa uniforma në mes të zjarreve, pazare me tenderin 378 MLN lekë, nuk pranon vendimet e KPP

09:38 - 09/07/25
Para
“Trekëndëshi i Bermudës”, Kryemadhi i përgjigjet Bashës

Kryemadhi publikon foton: Përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve
Aktualitet

Shqipëria në flakë, 37 vatra zjarri në 24 orët e fundit, situata kritike në disa zona

11:27 - 11/07/25

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një numër të lartë zjarresh, duke regjistruar 37 vatra në total...

Lexo më shumë
Si qeveria u fali ndërtuesve të paligjshëm mbi 2 milionë euro

Teatri i akuzave të Ramës – Kur fajin e mbajnë të tjerët pas më shumë se 1 dekade në pushtet

10:50 - 11/07/25
Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

Parlamenti Evropian: Jo “marrëveshje” me çdo çmim me SHBA-në

10:34 - 11/07/25
11 Korriku, 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

11 Korriku, 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

10:32 - 11/07/25
Thellohet lufta tregtare – Trump kërcënon Kanadanë me një tarifë prej 35% për mallrat e importit

Thellohet lufta tregtare – Trump kërcënon Kanadanë me një tarifë prej 35% për mallrat e importit

10:16 - 11/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com