GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me inceneratorët/ 1.3 milionë dollarë për kompaninë e gruas së Ben Blushit?

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali me inceneratorët/ 1.3 milionë dollarë për kompaninë e gruas së Ben Blushit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pagesat qindra milionëshe të kompanive të inceneratorëve nuk kanë të sosur. Ditë pas dite, qindra milionë lekë, apo ndoshta dhe miliona dollarë për një periudhë të gjatë kohe, janë shpenzuar për mediat në Shqipëri.

SPAK gjithashtu arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, pasi zbuloi të paktën 4 milionë euro në disa kompani zinxhir, paguar nga inceneratorët, por vetëm nga ai i Elbasanit.

CNA.al ka sjellë të dhëna nga pagesat që kanë bërë inceneratorët për mediat në Tiranë, duke filluar nga Carlo Bollino, Irfan Hysenbelliu, vlerat e të cilëve ishin qindra mijëra euro. Për të shkuar më tej tek kompani që janë në godinën e Top Channel. 

Sot po CNA ka sjellë një fakt tjetër, i cili është mjaft tronditës.

Kompanitë e inceneratorëve kanë paguar një shumë prej afërsisht 1 miliardë e 340 milionë lekësh të vjetra. Pra, me një vlerë rreth 1.3 milionë dollarë, në dy fatura. Inceneratorët kanë kryer pagesa drejt Bullgarisë. Ky është një fakt tashmë i verifikuar dhe i provuar.

Janë dy fatura. E para është 94.8 milionë lekë të reja (94.812.599), rreth 900 e 40 mijë dollarë. Pra, rreth 900 e 40 milionë lekë. Dhe fatura e dytë është me vlerë 39 milionë lekë të reja, ose rreth 300 e 90 mijë dollarë (39.066.254). Këto para janë çuar drejt Bullgarisë.

Ku çohen paratë në Bullgari?

Në Bullgari, CNA.al ka provuar se ekziston një kompani e themeluar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi, ku Blushi dhe Mërtiri kanë secili nga 33% të aksioneve dhe Klodian Zoto ka 34%. 

Transferta në Bullgari duket se të çon tek një gjurmë, tek Kompania në pronësi të bashkëshortes së Ben Blushit, Eva Blushi, e cila quhet EM Capital Group.

Kush është Em Capital Group?

Kjo kompani ka ardhur disa vite më parë nga Bullgaria, me një kapital minimalist. E themeluar diku në vitin 2019 dhe vjen në Shqipëri, pak muaj më pas dhe për 2.2 milion dollarë blen Valtelina Kafe, kompaninë e brandit Lori Kafe.

Pra, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi janë në ortakëri me Vjollca Hoxhën, e Top Channel, e cila nga krahu tjetër rezulton se merr para nga disa kompani të cilat janë në emër të personave të tretë, siç është rasti i Endrit Habilajt. Ky i fundit ka dy kompani, Vox Tv dhe Infinit Communitacion, dhe një kompani të tretë të quajtur SH.Q.I.P. në emër të bashkëshortes së tij, Uarda Habilaj, të cilat marrin dhjetëra milionë lekë, apo qindra mijëra euro në vit për kompani, dy prej të cilave ndodhen në godinën e Top Channel.

Pra, qartazi inceneratorët janë kompania që çojnë fatura në Em Capital Group. Kompania që erdhi nga Bullgaria për të blerë Lori Kafe.

Ndoshta ky është një transaksion që tregon qartazi se inceneratorët kanë bërë një pagesë shërbimi për Vjollca Hoxhën në një kompani që ajo kërkonte ta mbante me çdo kusht, siç është Valtelina Kafe, dhe është gjetur kjo rrugëzgjidhje.

Dhe në këtë moment kemi një Top Channel pro mbetjeve, pro inceneratorëve, pro ortakëve që paguanin miliona për të blerë aksionet e kompanisë së Vjollca Hoxhës, sillnin miliona dollarë nga Bullgaria, ku dhe tashmë çojnë miliona dollarë të tjerë, tek kompanitë ku është ortake bashkëshortja e ish-drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, zonja Eva Blushi.

Skema tashmë është e qartë. Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Ben Blushi, Vjollca Hoxha, janë bashkëortakë në disa kompani, të cilat fillojnë në Tiranë, shkojnë në Bullgari, ku paguhen fatura me vlera miliona dollarë dhe kjo është e konfirmuar zyrtarisht dhe gjendet si pjesë e dokumenteve që SPAK ka në tavolinë, për pagesat, kompanitë dhe mënyrat sesi Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e aferës së inceneratorëve, së bashku me Stela Gugallën, bashkëjetuesen e këtij të fundit, kanë mundur të kapin mediat apo të gjenerojnë një numër të madh kompanish për të korruptuar zyrtarë të lartë, siç ishte rasti i ish-ministrit Lefter Koka.

Por, gjithçka nuk fillon dhe nuk mbyllet tek zoti Koka. Shkon përtej, shkon në media, shkon tek Ben Blushi, tek bashkëshortja e tij. Shkon në ortakëri me Top Channel, shkon tek pagesat në media, tek Carlo Bollino, tek Irfan Hysenbelliu e të tjerë, si këta./CNA.al

Etiketa: Ben BlushiInceneratoretkompani

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Futi në sherr tri vajza pasi zgjodhi Anën, njihuni me pasanikun e “Përputhen”

Futi në sherr tri vajza pasi zgjodhi Anën, njihuni me pasanikun e “Përputhen”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet