GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali me koncesionin fotovoltaik, kryebashkiaku britanik loboi te Rama për Mirsad Uruçin

17:35 - 07/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandali me koncesionin fotovoltaik, kryebashkiaku britanik loboi te Rama për Mirsad Uruçin

Dasma e Orion Kotrrit ku i pranishem eshte edhe Mirsad Uruci (i pari majtas)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vizita e kryebashkiakut të Tees Valley, Ben Houchen, në Shqipëri në qershor të 2022 mund të rezultojë një skandal përsa i takon qëllimit të saj, ndoshta i ngjashëm me aferën e inceneratorëve.

Megjithëse ka kaluar pak më shumë se 1 vit nga kjo vizitë, ku Lordi Houchen erdhi në Shqipëri ku u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Autoriteti i Kombinuar i Tees Valley (TVCA) i ka dhënë dy ditë kryebashkiakut të saj, Ben Houchen, për të deklaruar udhëtimin në atë që njihet si regjistri i interesave, pasi pranoi se këshillat që i kishte dhënë më parë nuk ishin në përputhje me kushtetutën e tij.

Për qëllimin e vizitës së Houchen në Shqipëri janë dhënë disa versione, që nga përgatitja e një vizite në atë kohë të Kryeministrit britanik, Boris Johson në Shqipëri, me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, deri te investimet angleze te Porti i ri Tregtar në Porto Romano.

Por, duket se vizita e Lordit Houchen kishte të bënte me lobimin për dhënien me koncesion të solarëve të Akernisë Vlorë, Mirsad Uruçit, një emër jo pak i njohur dhe që nga hulumtimet rezulton një lidhje e Damian Gjiknurit, ish-ministrit të Energjisë në Qeverinë Rama.

Kryebashkiaku Houchen dhe Mirsad Uruçi duket se kanë një lidhje miqësore mes tyre, ndoshta me miq të përbashkët, me një skenë që e kemi hasur në jo pak raste me personazhe të tjerë.

Vizita e Ben Houchen në Shqipëri ka përkuar me një seri zhvillimesh e hamendësimesh, ndërkohë që Mirsadi dhe Kryebashkiaku britanik ndodhen edhe në një dasmë, të një miku të përbashkët, Orion Kotrrit.  Ky i fundit është dhëndëri i biznesmenit Courtney, që duket se ka bërë edhe lidhjen mes Uruçit dhe Lord Houchen.

Dasma e Orion Kotrrit ku i pranishem eshte edhe Mirsad Uruci (i pari majtas)

Në fillim të muajit korrik 2023, denoncohej në media se Qeveria britanike nisi një hetim për shitjen e 500 mijë tonëve skrap sipas një marrëveshje të bërë nga kryebashkiaku i Tess Valleyt, Ben Houchen tek dy biznesmenë britanikë Martin Corney dhe Chris Musgrave.

Operacioni i shkrirjes së skrapit në terren drejtohet nga dhëndri shqiptar i Corneyt, Orion Kotrri. Mediat britanike raportojnë se Corney dhe Kotrri ishin pjesë e delegacionit të Houchen gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke hedhur dyshimet se shqiptari mund të ketë qenë pika e kontaktit për takimet që kryebashkiaku zhvilloi me qeveritarët shqiptarë.

Koncensioni i Fotovoltaikëve

Gijotina.com ka mësuar se koncesioni i fotovoltaikëve që fillimisht iu dha një kompanie indiane në “joint venture” me kompaninë serbe FMT është anuluar nga Qeveria shqiptare, por po rifirmoset, me një ndryshim, aksionet e kompanisë indiane, tashmë të tërhequr, i kanë kaluar Mirsad Uruçit. Duket se skema e përdorur është e ngjashme me atë të aferës së inceneratorëve, sa i takon regjistrimit offshore që ka ky koncesion.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi përfundimin me sukses të procedurës për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Zonën e Akërnisë (Vlorë).

Impianti me vlerë 70 mln euro parashikonte një kapacitet gjenerues të instaluar 50 MW si pjesë e masave mbështetëse dhe ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë prej 50 MW (100 MW në total), të cilat do të jenë lirisht të tregtueshme në tregun e energjisë.

Oferta që u vlerësua me më shumë pikë ishte oferta e paraqitur nga bashkimi i shoqërive ‘India Power Corporation ltd’ e regjistruar në Indi, ‘Mininig Resources FZE’, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ‘Midami Limited’, e regjistruar në Hong Kong.

Shoqëria indiane “India Power Corporation”, bazuar në faqen e saj si dhe nga kërkim i thjeshte, rezulton te jetë shoqëria të ketë përvojë në fushën e prodhimit të energjisë nga dielli. Në faqen e saj përmendet vetëm një përvojë me kapacitet 2MW. Ndërkohë që impianti konkret është 50 MW.

Gjithashtu shoqëria me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, Mining Resources World Wide FZE, rezulton se operonte në fushën e nxjerrjes së mermerit, pra veprimtari e tipit minerar.

Shoqëria me seli në Hong Kong “Midami Limited”, rezulton një shoqëri e krijuar në gusht 2015.

Midis shoqërisë arabe dhe shoqërisë nga Hong Kongu, duket se ka disa fije që i lidhin me njëra tjetrën.

Shoqëria arabe Mining Resources Word Wide FZE, në vitin 2009 ka qenë ortake e shoqërisë “Melova” shpk, e krijuar në 2009. Kjo shoqëri është ortake me 35% dhe qysh nga 2015, Mirsad Uruçi, bëhet ortak me 20%.

Në 24 shtator 2014 shoqëria arabe çel degë të saj në Shqipëri. Në 12 maj 2015, përfaqësues i saj bëhet Klint Babliku.

Shoqëria arabe bëhet ortake (40%) e shoqërisë “Mining Ventures Albania”, regjistruar ne 10 tetor 2014. Në 28 maj 2015, Mirsad Uruçi, bëhet ortak (në 2019 kishte 20% aksione) edhe tek kjo shoqëri. Administrator i saj, në 24 korrik 2018 emërohet Klint Babliku.

Nga ana tjetër, në 5 janar 2018 regjistrohet shoqëria “Midami” shpk, me ortak të vetëm dhe administrator Mirsad Uruçin. Shoqëria me të njëjtën emër është regjistruar në gusht të 2015 në Hong Kong, shoqëria Midami Limited, e cila është pjesë e konsorciumit fitues.

Pra, Mirsad Uruçi dhe Klint Babliku lidhen nga shoqëritë/dega e shoqërisë arabe dhe Mirsad Uruçi me shoqërinë nga Hong Kongu.

Mirsad Uruçi është administrator i shoqërisë “Energy Financing Team Tirana” shpk, e regjistruar në 1 qershor 2017.

Objekti kryesor i saj është tregtim me shumicë dhe pakicë i energjisë elektrike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ortake e vetme e saj është shoqëria EFT International Investement Holdings Limited, me seli në Londër. Kjo shoqëri është regjistruar në 1 nëntor 2010.

Ortak i saj është shtetasi serb Svetislav Bulatovic, ndërsa drejtor i kompanisë është shtetasi serb Zoran Ivkovic (rezident ne Serbi).

Vizita

Kryebashkiaku konservator Lord Houchen bëri një udhëtim pune në Shqipëri në qershor 2022, i cili u pagua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, megjithatë ai nuk figuron në regjistrin e interesave të kryebashkiakut – versioni më i fundit i të cilit daton në gusht 2022.

Sipas kushtetutës së TVCA-së, të gjithë oficerët dhe anëtarët duhet të deklarojnë çdo ofertë dhuratash ose mikpritjeje mbi 25 £, pavarësisht nëse ato pranohen apo jo.

Pasi The Yorkshire Post raportoi këtë lëshim muajin e kaluar, Lord Scriven – i cili është nënkryetar i Shoqatës së Qeverisjes Lokale dhe një ish-udhëheqës i Këshillit të Sheffield – i shkroi TVCA-së për të bërë një ankesë zyrtare për atë që ai e shihte si ” shkelje e qartë” e rregullave të vetë autoritetit të kombinuar.

Në përgjigjen e saj fillestare ndaj Lord Scriven, TVCA argumentoi se udhëtimi nuk ishte një interes monetar, dhe për këtë arsye nuk i nënshtrohej një deklarate interesi. Ai gjithashtu argumentoi se klauzola në lidhje me dhuratat dhe mikpritjen mbi 25 £ nuk zbatohej për Ben Houchen.

Por, oficeri aktual i monitorimit në TVCA arriti në përfundimin se këshilla origjinale e dhënë kryebashkiakut Houchen nuk ishte në përputhje me kushtetutën e tij.

“Mendoj se pagesa për udhëtimin duhet të ishte deklaruar siç duhet nga kryetari Houchen… në formularin e tij të deklaratës së interesit,” i shkroi oficeri aktual i monitorimit Lord Scriven pasi shqyrtoi ankesën e tij.

“Ndërsa nuk jam në gjendje të justifikoj ose të jap arsyetim për këshillën që iu dha kryebashkiakut Houchen në atë kohë, pasi nuk ishte këshillë nga unë, tani kam mundësinë të rregulloj pozicionin dhe të mendoj se si mund të jetë kjo dhe të shmanget në të ardhmen”.

 

Etiketa: Koncensionikryebashkiaku britanikMirsad UruciRama

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Futbollisti nga Kosova i jep fund beqarisë

Futbollisti nga Kosova i jep fund beqarisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com