GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me qumështin/ Muçollari: Qeveria Rama prej 12 vitesh nuk ofron asnjë siguri për ushqimet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pulat me salmonelë/ Muçollari: Asnjë dorëheqje dhe asnjë i marrë nën hetim, ku është urdhri i datës 4 mars?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka kërkuar transparencë nga minisistria e Bujqësisë, lidhur me skandalin e qumështit me aflatoksinë e denoncuar nga emisioni ‘Piranjat’.

Përmes njëdeklarate për mediat nga selia blu, Muçollari tha se skandali është pranuar edhe nga vetë AKU, teksa thotë se janë të paktën 6 raste të konstatuara, të verifikuara pas analizave.

Sipas Muçollarit, ndryshe nga BE, që ka protokolle të rrepta për mbajtjen nën kontroll të kësaj substance helmuese, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, të vetmet protokolle që njeh, janë ato të mbajtjes së fshehtë të skandalit, siç ka ndodhur më parë me salmonelën apo me pesticidet në mandarina.

Deklarata

Ndërkohë që Anila Denaj, përgjegjëse për sigurinë ushqimore në vend, vazhdon fushatën dhe drejton çetën e saj të patronazhistëve, zyrtarisht është konfirmuar prania e aflatoksinës në qumësht, në disa raste.

Zbulimi është bërë nga emisioni ‘Piranjat’, por është pranuar edhe nga AKU.

E vendosur para fakteve, kjo agjenci nuk ka mundur ta fshehë fenomenin shqetësues.

Janë të paktën 6 raste të konstatuara, të verifikuara pas analizave.

Behet fjalë për mostra të marra në qumësht që është konsumuar nga janari e këndej.

Alfatoksina është një substancë helmuese, toksike, që dëmton shëndetin e njeriut.

Bashkimi Europian ka protokolle të rrepta për mbajtjen nën kontroll.

Ministrja jonë e Bujqësisë ka protokolle të rrepta për ta mbajtur të fshehte, siç ka ndodhur edhe me më parë me salmonelën apo me pesticidet në mandarinat tona.

I kërkojmë serish zonjës Denaj më këto pak ditë që i kanë ngelur të bëjë detyrën, dhe të bëjë transparencë të plotë mbi praninë e alfatoksinës në qumësht, burimin e saj pasi për 12 vite kanë dështuar t’ju ofrojnë siguri për ushqimet më te shtrenjta ne rajon që paguan secili prej nesh.

I kujtojmë SPAK se neglizhenca apo ‘shpërdorimi i detyrës’ mbi sigurinë ushqimore është një shkelje e rende e ligjit dhe cenim i shëndetit.

Partia Demokratike do ta shpallë institucionin e Sigurisë Ushqimore si institucion të Sigurisë Kombëtare. Dhe ne jemi angazhuar me ekspertët më të mirë për një ndryshim të shpejtë dhe rrënjësor për të garantuar çdo familje që ushqimet në tregjet tona të jenë të sigurta.

Një platforme që do ta bëjmë publike së shpejti. Një platformë që do sjellë një transformim total, që do garantojë Siguri Ushqimore për qytetaret, për familjet tona.

Etiketa: qumeshtSkandal

Lajme të lidhura

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së
Aktualitet

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Para
Kur korrupsioni vrapon për t’u fshehur, por e rrëzon dhjamosja e pushtetit

Kur korrupsioni vrapon për t’u fshehur, por e rrëzon dhjamosja e pushtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së
Aktualitet

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kritikuar mazhorancën gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke e...

Lexo më shumë
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com