GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Skandali me shtyrjen e rritjes së pagave

15:38 - 02/06/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me shtyrjen e rritjes së pagave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ola Xama

Rritja e pagave u shty jo sepse “duan kohë që të zbardhen Vendimet e Këshillit të Ministrave”, por sepse nevojitet kohë që të rregullojnë koefiçentët që ishin bërë gabim.

Nuk ka se si një vendim që del për të zbatuar ligjin të miratohet në parim dhe të kërkojë kohë të zbardhet. Parimi që pagat do të rriten dhe në çfarë mase, është miratuar në Kuvend bashkë me ligjin. VKM-ja, ose do të llogarisë koefiçentët për pagat sipas të gjitha kategorive dhe t’i hapë rrugë dhënies së shtesës, ose nuk miratohet fare. Nuk ka “do kohë të zbardhet”. Zbardhja sot është print: Ctrl+P.

Dje dhe sot, ekonomistët e disa institucioneve kanë dërguar shkresa në Ministrinë e Financave dhe në qeveri ku i thoshin se koefiçentët e rinj nuk rritnin pagat për të gjithë dhe në disa raste përmbysnin hierarkinë e nivelit të administratës. Një specialisti, në varësi të vjetërsisë i shkonte paga rreth 800 mijë lekë të vjetra, aq sa e një drejtori, dhe në disa institucione, drejtuesve i dilte rroga më e ulët se e specialistëve apo shefave të sektorit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po bën gafa të përsëritura. Edhe në llogaritjen e efekteve buxhetore të rritjes së pagave të deputetëve, vlerëson se duhen afro 20 milionë lekë (180 mijë euro), ndërkohë që kosto vetëm për një muaj është 205 mijë euro dhe në vit shkon 2.4 milionë euro.

Kush i ka bërë llogaritë gabim duhet të dalë, të kërkojë falje dhe të dorëhiqet. Nuk ka pse del ministrja, kur stafi teknik bën gafa të rënda ndërsa ka pasur 3 muaj kohë të përgatitë aktet. Lapsuse mund të bëjë cilido institucion, por jo Ministria e Financave. Po të jetë në këtë nivel administrata, rrezikojmë të dalim “me këpucë të kuqe”. Cilido zv/ministër që ka pasur për detyrë nxjerrjen e akteve të pagave duhet t’i kërkojë falje Kuvendit që nuk arriti të zbatonte vullnetin e tij në kohë, administratës dhe qytetarëve.

Ministria më pas të auditoje të gjitha aktet që ka kaluar në dorë ai person. Nuk mund të mbulohet me justifikime dhe shkelje kjo që ka ndodhur sepse është skandal. Shteti dhe Ministria e Financave nuk janë autoshkollë!

Etiketa: Ola Xama

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Arrestimi i Belerit, DASH: Të zbatohet ligji në mënyrë të drejtë

Zgjedhjet në Himarë, i gjithë shtabi elektoral i Belerit u përgjua për 15 ditë/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com