GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali në Për’puthen, AWEN i dërgon letër “Top Channel”: Promovon dhunën ndaj gruas

15:00 - 08/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali në Për’puthen, AWEN i dërgon letër “Top Channel”: Promovon dhunën ndaj gruas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e shtunë në programin Për’puthen ka ndodhur një skandal mes konkurrentëve, konkretisht mes Alvisa Qarrit dhe ish të dashurit të saj, Hyseni Rama, ku ky i fundit publikoi disa incizime dhe mesazhe me vajzën në fjalë. Ai ka hedhur akuza të forta ndaj Alvisës duke e nxjerr atë mashtruese dhe të shtirur, madje duke i thënë se nuk veproi ashtu sikur i kishte kërkuar ai. Nga ana tjetër, Alvisa ka publikuar disa foto dhe mesazhe ku tregonte se Hyseni e ka mbajtur me zor në komunikim pasi ajo hyri në program dhe gjithashtu e ka dhunuar në kohën kur bashkëjetonin.

Reagime të shumta ka pasur në rrjet kësaj ngjarje, ku një pjesë e publikut kërkonin  ndjekjeje penale për Hysenin. Ndërkohë përmes një deklarate ka reaguar sot Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare. Kjo organizatë i ka dërguar një letër  televizionit “Top Channel”,  shprehet se emisioni i së shtunës ka promovuar dhunën ndaj grave, si dhe ka transmetuar mesazhe që nxisnin prekjen e barazisë gjinore.

 Në letë thuhet se, me imazhet e transmetuara emisioni e tregon figurën e femrës si pronë të mashkullit dhe hapur është shkelur privatësia e saj. “Të nderuar/a përfaqësues/e të programit: “Përputhen”, pranë televizionit kombëtar “Top Channel”, Ju drejtohemi në emër të një grupi organizatash që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave, si dhe me fokus të veçantë viktimat e dhunës me bazë gjinore. Duke ndjekur programacionin Tuaj, kemi vërejtur me shqetësim se më datë 6 Nëntor 2021, në emisionin “Përputhen”, janë transmetuar për publikun mesazhe të gabuara lidhur me dhunën me bazë gjinore.   

Përgjatë programit dhe formatit të tij u trajtua në mënyrë të detajuar historia e një prej pjesëmarrëseve,  Alvisa Qarri. Ne vlerësojmë se mënyra e trajtimit të ngjarjeve të Alvisa Qarri,  justifikon,  përkrah në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe legjitimon mentalitetin patriarkal të cilësimit të partneres/partnerit si “pronë”, ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë kështu faktor në transmetimin e mesazheve të gabuara sa i takon dhunës me bazë gjinore dhe të drejtave të grave si të drejta të njeriut”, thuhet në letër.

Ndër të tjera, Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare evidenton se përmes emisionit ju jepet mundësi  njerëzve që të paragjykojnë, etiketojnë dhe krijojnë stereotipa për figurën e femrës shqiptare. Prandaj, kjo organizatë i kërkon televizionit që të mos përdorë më histori të tilla personale për qëllime dhe përfitime mediatike.

“ Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti ka nxitur gjithashtu një valë reagimesh të cilat paragjykojnë dhe etiketojnë vajzat dhe gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre por, nga ana tjetër, edhe një valë të gjerë reagimesh të cilat nuk e përkrahin qëndrimin e programit, opinionistit dhe/apo drejtueses. Kjo qasje përforcon përsëri stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënvlerësuara, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet. Pavarësisht faktit se Alvisa Qarri është në moshë madhore dhe është përgjegjëse për vendimet/zgjedhjet e saj, ne vlerësojmë se kjo histori nuk duhej përdorur në një fokus mediatik të tillë”, thekson letra.

Në përmbyllje, organizata i kërkon “Top Channel” që  të punojë për respektimin e parimeve etike gjatë transmetimit të materialeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe dhunës me bazë gjinore, duke shmangur promovimin e rasteve të cilat pranojnë dhe justifikojnë dhunën, direkt apo indirekt. E.H.Gijotina.com/

Etiketa: dHUNEPer'puthenprogramShoqata e gruas

Lajme të lidhura

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët
Aktualitet

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike
Aktualitet

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth

20:10 - 23/02/26
Para
“I lumshin duart”, nipi vrau të riun në Elbasan, gjyshja: Ata më drogonin vajzën

“I lumshin duart”, nipi vrau të riun në Elbasan, gjyshja: Ata më drogonin vajzën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com