GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Skandali në shkollën e Magjistraturës, Murrizi “shuplakë” opozitarëve: Spurdhjakët heshtin

19:28 - 01/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Myslim Murrzizi: PD duhet të mbajë vetëm 1 Kuvend, ja ku do merrja pjesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur për skandalin në shkollën e Magjistraturës, ku janë fryrë listat dhe janë dhënë pikë të pamerituara kandidatëve duke i shpallur fitues.

Shuplaka e Murrizit është për opozitarët të cilët nuk kanë reaguar për këtë skandal duke i quajtur spurdhjak.

Më tej ai rendit disa emra të pedagogëve në Magjistraturë të cilët i quan shërbëtorë të Rilindjes.

Reagimi i Murrizit

Më habit shumë heshtja e deputetëve të opozitës për skandalin në Shkollën e Magjistraturës dhe për shndërrimin e saj si shkolla e partisë dikur në Laprakë ku “fitues” shpallen vetëm patronazhistë, freshistë, rilindas enveristë, punonjës mininstrish e institucionesh të Qeverisë, jurist, oshe, hipotekash, ujesjellës-kanalizimesh, doganash, tatimesh si dhe asistentë e sekretarë të zyrave avokatore të mender pedagogëve ish hetues ish gjyqtarë e ish prokuror të regjimit bastard komunist.

Përveç deputetes Dhurata Çupi që ka reaguar dhe ka kërkuar që ish-hetuesi i komunizmit dhe ish prokurori i shkarkuar Arben Rakipi të vij të raportojë në komision të ligjeve për këtë aferë korruptive politike, të tjerët rrinë si të dhjerë dhe arsyen e dinë ata vetë.

Për çudi kanë reaguar edhe Ambasadat për këtë skandal ndërsa “opozitarët” spurdhjak heshtin.

Kjo heshtje ndaj kapjes përfundimtare të drejtesisë nga pjella bastarde e rilindjes është heshtje për një drejtësi komunisto-hajdute të 25-30 viteve të ardhshme.

Si ka mundësi që pedagogët që japin “mësim” në Magjistraturë janë pothuajse të gjithë ish-fundërrina të organeve të drejtësisë komuniste, dhe të gjithë enveristë të promovuar nga rilindja e Ramës në poste kyçe.

Shikoni listën kryesore të pedagogëve në Magjistraturë që do ta kishte zili byroja politike e fund viteve 90 e që janë as më shumë e as më pak por shërbëtorë e PS apo Rilindjes për të kapur totalisht drejtësinë për 25-30 vitet që vijnë.

Kështu që me këtë trend të Ramës dhe heshtje si të dhjerë të opozitës, me plot gojën duhet thënë: TË DHJEFSHA VETINGUN DHE MENDER REFORMË

1. Arben Rakipi – penale( ish gjyqtare ne komunizem)

2 Artan Hoxha – procedure penale ( ish prokuror ne komunizem)

3. Henrik Ligori – procedure penale ( ish prokuror i dorehequr per te shmangur vetingun dhe bashkeshort i ish  deputetes rilindase Shegushe Ligori)

4 Ina Rama – procedure penale ( ish prokurore e shkarkuar nga Parlamenti dhe antare e KPA ne veting)

5 Olsi Çela – penale( prokuror i pergjithshem ish prokuror i çeshtjes Xibraka)

6 Albana Shtylla – drejte pune( ish sekretare e pergjitheshme e Parlamentit 2013-2017 dhe antare e KPA ne veting)

7 Sokol Çomo – procedure civile( ish kryetar i gjykates se Tiranes i shkarkuar dhe sot antare i KPA ne veting)

8 Marjana Semini( Tutulani)civile( ish drejtoresh e shkolles Magjistratures dhe sot antare e Gjykates Kushtetuese e zgjedhur nga rilindja

9 Edlira Petri – arsyetim ligji( bashkeshortja e partizan Sokol Sadushit i cili eshte edhe ai petagog ne kete mender shkolle)

10 Gent Ibrahimi – Etike profesionale/kushtetuese( ish hartues i ligjeve te mender reformes qe nuk duhet te ishte ne asnje institucion te mender drejtesis se re por qe ishte 3 vjet kryetar i KLP dhe sot eshte antare i Gjykates Kushtetuese)

11. Perikli Zaharia – kushtetuse( ish keshilltare ne Gjykaten e Larte te komunizmit pra ish keshilltar i Aranit Çeles)

12 Sokol Berberi ish hetues i komunizmit ne Tepelen dhe kunati i “ babait” te kesaj reforme zv kampionit Fatmir Xhafa qe per çudi u votua dhe nga deputetet e PD ne 2007 per ne Gjykate te Larte

13 Arta Mando – familjare( antare e KLP e zgjedhur nga rilindja)

14 Arben Isaraj – etika( ish deputet dhe ish zv minister i brendeshem i PS)

15 Aida Bushati – private( bashkeshortja e ish ministrit dhe deputetit te PS Ditmir Bushati)

16 Sokol Ngresi – civile( antare i Gjykates se Larte i perzgjedhur nga Rilindja e Rames)

17 Ilir Panda – procedure penale( ish hetues i komunizmit ne Kruje dhe Tirane qe hartoi dosjen e pushkatimit te Beut te Saukut dhe antare i Gjykates se Larte Socialiste)

18 Sokol Binaj – penale( ish gjyqtare i komunizmit ne gjykaten Tirane,antare i Gjykates Kushtetuese dhe enverist patologjik

19 Ervin Mete – financiare( minister i financave i PS dhe djali i ish prokurorit te dorehequr nga vetingu enveristit Bilbil Mete)

20  Partizan Sokol Sadushi – administrative( ish prokuror i komunizmit ne Vlore)

21 Vangjel Kosta ( ish gjyqtare i komunizmit ne Durres)

Nuk po merem me administraten qe jane po familjaret e ketyre

Pra siç e shihni mungojne per aresye te mos qenies ne jete vetem

Bedri Spahiu -Rrapi Miho-dhe Aranit Çela.

Dhe te jesh OPOZITARE e te heshtesh per kete çete guerilase enveriste,qe “kultivon”,  “ edukon” dhe pergatit Gjyqtaret dhe Prokuroret per 25-30 vitet e aredheshme, vetem keta vemje mund ta bejne.

Etiketa: magjistratureMurriziopozite

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

I cilësoi njollë turpi, reagon Këlliçi: Ramës i duhen prokurorë e gjykatës si Irena Gjoka

13:30 - 02/02/26
“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben  batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…
Aktualitet

“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…

13:19 - 02/02/26
Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

13:04 - 02/02/26
Para
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane

Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

I cilësoi njollë turpi, reagon Këlliçi: Ramës i duhen prokurorë e gjykatës si Irena Gjoka

13:30 - 02/02/26

Deputeti I partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar gjatë ditës së sotme pas deklaratave shantazhuese të Ramës për rrogat e...

Lexo më shumë
“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben  batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…

“Shkojmë bashkë në burg”, Korreshi shkëmben batuta me Zegjine Çaushin: Ik, por kam një këshillë…

13:19 - 02/02/26
Erion Veliaj del nga qelia, do të paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

13:04 - 02/02/26
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn

E bujshme/ Klubi i Cristiano Ronaldos kërkon transferimin e Mario Mitajt, ekipi mer vendimin

12:52 - 02/02/26
Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në bregdetin e Vlorës, drejtuesi në gjendje të rëndë

12:26 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com