GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali – Punonjësja e “Fed Invest” merr kredi në emër të klientit

21:20 - 07/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Skandali – Punonjësja e “Fed Invest” merr kredi në emër të klientit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kredi në institucionin financiar “Fed Invest” në vitin 2020 dhe u interesua që ato 1 milionë lekë, që i kishin mbetur, t’i shlyente njëherësh në Tetor të vitit 2022. Në këtë moment i thonë që ka edhe një kontratë tjetër për një kredi 1 milionë lekë.

“Interesohem dhe takoj punonjësen Erion Xhavara që kishte bërë kontratën me vjehrrën, ajo e pranon që e ka bërë vetë këtë se i duheshin lekët se kishte një problem”, tha denoncuesi.

Punonjësja Eriona Xhavara i kishte kërkuar të firmoste për një kredi, që e kishte marrë vetë, duke i thënë, se këtë detyrim do ta paguajë ajo.

“Mori 3 milionë lekë. Ajo i ka dhënë një fletë të bardhë, firmos këtu se i rregulloj unë gjërat e tjera. Shkoj në një moment të dytë. Shoh që Eriona nuk ishte aty dhe më thonë të bankës që e kemi pushuar nga puna. I kërkoj bankës që çfarë do bëhet me mua se vjehrra është e vjetër, është e sëmurë, ka hallet e veta. Shko merru me Erionën thonë”, u shpreh ai.

Kredinë, sipas afateve, duhet ta mbyllte në Tetor të vitit 2023 dhe tashmë vazhdon paguan, sepse bashkë me kredinë e punonjëses, duhet ta mbyllë në 2024-ën.

Punonjësja Erion Xhavara u pushua dhe më pas u zhduk duke mos zgjidhur asgjë. Ajo e pranon se i ka marrë paratë dhe do i paguajë ato.

Denoncuesi: Ca bone? Si je?

Eriona Xhavara: Mirë! Sa u zgjova nga gjumi.

Denoncuesi: Na ke fut në një siklet.

Eriona Xhavara: Pse? Ca sikleti? Kush është në siklet, ti apo Thëllëzës, që ta kuptojmë?

Denoncuesi: Tani, ajo më ka dhënë një kontratë mua.

Eriona Xhavara: Kjo është kontrata, që duhet të shlyesh ti deri në fund. Për pjesën tjetër, mbasi mbaron kjo, e kam unë të gjithë. Ai 700 mijë lekëshi, që i kam mbajtur unë, plus interesat, mund të shkojnë tek 1 milionëshi. Dhe një këst të tillë për shembull, sa i bie? Sa paguan ti? 103? 103 (mijë lekë të vjetra) do t’i paguaj unë për 10 muaj, ta zëmë. Kur është bërë kontrata, nuk ka qenë djali. Nuk e di, si ka qenë puna. E ka firmos ajo në të bardhë, ai kemi marrë djalit në të bardhë për çështje pune, nuk e di domethënë. Se ti kontratën tjetër, po të duash, që është me vlerën… Kjo duhet të jetë për 3 milionë, ajo është për 3 e 700. Dhe Thëllëzës ia kam shpjeguar, 700 mijë lekëshin, që është marrë atëherë, do shlyhet. Domethënë, ti ke këtë detyrim. Këtë 3 milionshin, që ke marrë dhe unë të kam dhënë kalendarin, sa të përket ty realisht. Kjo është diçka e printuar për atë, që të përket ty. Diferencën, pasi mbaron ti këtë, do ta paguaj unë. Në total është shtuar një 700 mijë lekësh domethënë. Kjo është vetëm, që unë të pasqyroj, ca është detyrimi jot. Po të duash, ta ballafaqoj me atë, që unë kam në dosje, sepse unë një kontratë kam në dosje, diku tek 700 mijë lekë më shumë, domethënë. Ok, m’u deshën mua t’i merrja ato. Shiko si është marrëdhënia…! Ka ndodhur që mua më janë dashur 700 mijë lekë dhe i kam marrë në emër të Thëllëzës, kjo ka ndodhur. Thëllëza, ngaqë është në pension vetë, nuk merrte dot kredi. E bëjmë kështu? Jo, se do dal unë në argumente. Unë bëra një shkelje dhe e ndihmova me pastërti. Si themi, njëra dorë lan tjetrën.

Drejtori i filialit thotë se punonjësja duhet të paguajë, ose do të shkojë në gjyq për prishje imazhi.

Denoncuesi: Tani si do veprojmë?

Drejtori: Ça të them unë?!

Denoncuesi: Ju si institucion çfarë përgjegjësie mbani?

Drejtori: Ne?

Denoncuesi: Eh…

Drejtori: Ne mbajmë përgjegjësi institucionale, po çdo individ mund të bëjë… Mund të bëjë budallallëqe kshu dhe do dënohet nesër, në qoftë se…

Denoncuesi: Për këtë rast çfarë përgjegjësie mbani ju domethënë, sepse unë ju kam besuar juve?

Drejtori: Ndodhi ky fenomen?

Denoncuesi: Po!

Drejtori: Erdhe ti, denoncove.

Denoncuesi: Erdha pra, denoncova.

Drejtori: Tani mbasi është bërë…

Denoncuesi: Po mbasi është bërë pra, aty ku e kuptova unë.

Drejtori: Po mirë pra, tani dhe ne. Tani, që kemi zbuluar, tani po marrim dhe ne masa rreth asaj.

Denoncuesi: Ça zgjidhje do më jepni ju?

Drejtori: Në çfarë kuptimi çfarë zgjidhje?

Denoncuesi: Ça zgjidhje për këtë rastin?

Drejtori: Ne…, ajo do denoncohet, po mori përsipër detyrimin.

Denoncuesi: Po s’e mori përsipër?

Drejtori: Po s’e mori, s’e di unë se ça…, ça do bëj. Po, se do ta marrë, se ça do bëjë? Do iki në burg. Po mori përsipër detyrimin, deklaratën tuaj e kemi, ty do të kthej, nuk do të kthehen lekët, por do të shkojnë në arkëtim. 70 mijë lekë, saç e ke ti pretendimin, edhe kjo është zgjidhja, që mund të bëjë institucioni. Zgjidhje tjetër s’ka. Se nuk… është e sigurt domethënë, që ajo do denoncohet nga institucioni. Asaj i është lënë afat, në kuptimin, që të vijë t’i marri vetë përsipër në dorë. I ka kaluar të gjitha afatet, kështu që nuk besoj.

Denoncuesi: Po kjo kontrata, që më ka dhënë mua? A është shkelje kjo?

Drejtori: Shkelje është dhe do dënohet për atë kush po e mbron Erionën. Eriona do dënohet dhe do dënohet, s’dihet ku, po s’mori masa, që të paguajë ajo. Unë nuk e di, se i dinë juristët, po ajo s’ka për të shpëtuar. Ajo dhe kur të paguajë, s’ka për të shpëtuar. Për prishje imazhi!

Pas kësaj denoncuesi niset drejt drejtorisë së përgjithshme të Fed Invest.

Punonjësja: Nga biseda me Besnikun (Drejtori i Filialit) më tha, që janë duke e shqyrtuar ata.

Denoncuesi: Jo, jo Besniku ka thënë e kam dorëzuar atje dhe po e shqyrtojnë ata, ti po më thua po e shqyrtojnë ata.

Punonjësja: Jo, jo drejtohuni tek dega, sepse është një kërkesë e deleguar për ata. Për pjesën e dokumentacionit, i kanë ata. Ne nuk kemi gjë këtu. Nga ana ligjore, patjetër, që mund të flasë me drejtorinë ai, por në këtë pjesë, duhet të drejtohesh tek Besniku! Më vjen keq, por s’të jap dot më tepër, se e ka ai si çështje.

Denoncuesi: Në qoftë se ai s’na jep zgjidhje, si i bëhet?

Punonjësja: Pastaj do kemi mënyra të tjera. Këtu nuk kemi ç’ju japim ne, nëse çështja nuk ka ardhur këtu. Në qoftë se ju bëni ndonjë ankesë, ndonjë gjë, atëherë çështja vjen dhe trajtohet më tej. Drejtohu tek Besniku dhe besoj do e zgjidhësh me atë!

/Tv Klan/

Etiketa: Fed Investkredi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Ish-agjentja e FBI: McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit

Ish-agjentja e FBI: McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com