GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ “Sistemi” i lë pa rezonancë, si po sorallaten nga mjekët të sëmurët me kancer në Shqipëri

21:56 - 21/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandali/ “Sistemi” i lë pa rezonancë, si po sorallaten nga mjekët të sëmurët me kancer në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës sorollatjen e të sëmurëve me kancer për të bërë një rezonancë në spitalet publike. Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshimin e ligjit për “spitalet publike”, ku në Kuvend është dërguar një projektligj që parashikon se “qytetarët që duhet të marrin shërbime me shpejtësi duhet të paguajnë”.

Por, të sëmurët me sëmundjen e rëndë kanë filluar të enden sa në njërin spital shtetëror në tjetrin për të bërë vetëm një rezonancë.

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” mbërriti një ankesë nga një qytetar nga Kuçova, i cili kishte një shqetësim familjar në lidhje me shërbimet në spitalet shtetërore.

“Bashkëshortja ime ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale 7 vite më parë dhe duhet të bëjë kontrolle onkologjike. I rekomanduan që të bënte një Rezonancë Magnetike MRI. Kemi shkuar nga Kuçova në Spitalin Rajonal të Beratit dhe na thanë që s’bëhet në Berat, s’ka rezonancë” thotë qytetari. Më tej pohon se mjekët i kanë thënë se këto rezonanca bëhen në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Mjekja i referoi në sistem në Spitalin e Elbasanit, i cili është 70 kilometra larg Spitalit të Beratit. Mjekja i ka thënë qytetarit se të gjithë pacientët e qarkut të Beratit, Dimalit, Kuçovës dhe Skraparit referohen në Elbasan. “Mjekja na tha referimin për në Spitalin e Elbasanit. Shkuam atje. Por, edhe atje na thanë se s’bëhet as këtu’, s’kemi bërë ndonjëherë. Por, Elbasani nuk na referoi dot në QSUT, pasi nuk i lejonte sistemi”,  thotë qytetari.

Së bashku me bashkëshorten e sëmurë, ata u kthyen në Berat. Takuan mjeken onkologe, e cila u tha se edhe ajo nuk e bënte dot referimin për në QSUT, pasi nuk i lejonte sistemi.

“Onkologia s’ka faj. Na tha që s’ma lejon sistemi për në Tiranë, por vetëm në Elbasan. Na dha një letër dore për në QSUT” tregon qytetari, i cili shton se ka shkuar edhe në Tiranë, te Onkologjia.

Punonjësit i kanë thënë se “s’ke referim, duhet të interesohesh te drejtoria e QSUT”. “Te drejtoria më thanë se fajin e ka sistemi po po ta bëjmë. Ma bënë gjoja me mik, por ma lanë për në fund të muajit gusht. Pasi u sorollata dy muaj, do pres edhe dy muaj të tjerë për të bërë këtë rezonancë” thotë qytetari.

Pas kësaj ankese, gazetarët e Fiks Fare, ndjekin të njëjta rrugë që ka ndjekur edhe qytetari. Fillimisht, udhëtojmë nga Kuçova për në Berat, e cila është rreth 20 kilometra, e cila zgjat rreth 30 minuta. Gazetarja e Fiks Fare bisedon me punonjësit e Repartit të Onkologjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mëson se pacientët e të gjithë qarkut referohen në Elbasan. Më pas, gazetarët marrin rrugën për në Elbasan, e cila është e gjatë rreth 70 kilometra, rrugë e cila përshkohet  për rreth 1 orë e 30 minuta.

Sërish interesohemi nëse në këtë spital kryhet apo jo Rezonanca Magnetike MRI. Punonjësit pohojnë se “nuk kanë bërë asnjëherë Rezonancë Magnetike MRI. U kemi thënë atyre të Beratit që s’bëjmë skanerë MRI, po ata prapë na i sjellin”.

Ashtu si edhe qytetari, gazetarët kthehen mbrapsht dhe shkojnë sërish në Spitalin Rajonal të Beratit, i cili është 70 km larg. Kësaj herë, gazetarja bisedon me mjeken onkologe, e cila thotë se “s’na lejon sistemi që të bëjmë referimin për në Tiranë, por vetëm në Elbasan”.

Tashmë, qytetarët duhet të bëjnë 120 kilometra larg, mbi 2 orë e gjysmë rrugë që të shkojnë në Tiranë. “E kam bërë disa herë lart e poshtë, kemi humbur ditët e punës, shpenzime dhe lodhje pafund” thotë qytetari.

Po në Spitalet në Tiranë a bëhet kjo rezonancë?! Fiksi interesohet fillimisht te Spitali Onkologjik në QSUT. Një punonjës i thotë gazetares se “duhet të lidhesh me një mjek që të të japë rekomandimin”.

Më pas, gazetarja interesohet te Drejtoria e QSUT. “Më kanë ardhur edhe raste të tjera me këtë problem. Nuk ia merrte sistemi. Fajin e ka ministria” thonë punonjëset.

Të gjithë, ia vënë fajin sistemit! Pra, nga Onkologia e Beratit, reparti i skanerëve dhe rezonancave në Spitalin e Elbasanit, apo te Onkologjia dhe Drejtoria e QSUT-së. Në fund, ata që e paguajnë shtrenjtë janë qytetarët, që pas këtyre sorollatjeve, detyrohen që t’i drejtohen spitaleve private!  Fiksi i dërgoi një kërkesë për informacion edhe Ministrisë së Shëndetësisë, por deri në transmetimin e këtij investigimi, ministria nuk ktheu përgjigje.

“Mua më ka shkuar më shumë rruga lart e poshtë sesa ta bëja te privati. Por këtu më takon dhe këtu do e bëj. Si rasti i familjes sime janë me qindra raste, të cilët po detyrohen që të paguajnë“,  thotë qytetari.

Dhe, të gjitha këto sorollatje në kulmin e debateve për ndryshimin e ligjit “për spitalet publike”, ku në Kuvend është dërguar një projektligji që parashikonte pagesat e qytetarëve në spitalet shtetërore për një shërbim të shpejtë. Por, a ishte “shëndetësia është falas”, e cila ka filluar që tani të bëhet me pagesë?!/Marrë nga TopChannel

 

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës

19:40 - 04/02/26
Para
Nipi i Alqi Bllakos gjobitet me 10 mln dollarë për pastrim parash? Reagon avokati i ish-deputetit

Nipi i Alqi Bllakos gjobitet me 10 mln dollarë për pastrim parash? Reagon avokati i ish-deputetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com