GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali te Magjistratura/ PD paralajmëron kallëzim në SPAK

14:03 - 03/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali te Magjistratura/ PD paralajmëron kallëzim në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka paralajmëruar kallëzim në SPAK për atë ç’ka ndodhi te Shkolla e Magjistraturës, me fryrjen e listës së fituesve.

Në një deklaratë nga selia blu, Ivi Kaso kërkoi reagim nga institucionet ligjzbtuese lidhur me rastin si dhe ambasadat e huaja.

Ndërsa kreun e shkollës, Arben Rakipin, e cilësoi “ish-prokuror të Rilindjes”.

Deklarata

“Një provë tjetër se cila dhe çfarë është drejtësia e re po shpaloset prej një jave në shkollën e Magjistraturës. Të pakënaqur me fituesit, ish-prokurori socialist, tashmë drejtor i shkollës së Magjistraturës, me urdhër partiak ka futur në listë 40 emra jofitues, patronazhistë të rilindjes, të nxjerrë nga mënga e pushtetit. Me qëllimin e njohur dhe të vetëm kapjen e sistemit të drejtësisë përfundimisht edhe për katër dekadat e ardhme. Një plan ogurzi që nuk ndryshon nga ai i Enver Hoxhës që i ktheu gjykatat në tualete të pushtetit politik. U bë më shumë se një javë nga zbulimi i skandalit te Magjistratura dhe asnjë reagim nga struktura drejtuese e drejtësisë. Sigurisht, nga drejtuesi i shkollës nuk pritej asnjë reflektim, pasi ai është aty si shpërblim për aktivitetin e tij ekstra jurdik dhe politik. Pyetja është: po bordi që përbëhet nga Prokurori i Përgjithshëm, ministri i Drejtësisë, kryetari i KLP etj., pse hesht? Ende nuk është thënë asgjë, ende nuk është marrë asnjë masë, ende nuk është bërë asnjë transparencë”, tha Kaso.

“Partia Demokratike u kërkon aleatëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë publikisht për të penguar kapjen e sistemit të drejtësisë, jo vetëm për sot por edhe për pjesën e mbetur të shekullit. Një drejtësi klienteliste dhe politike, si kjo që po përgatit Rilindja është një sistem që bën me turp Shqipërinë, por edhe aleatët e saj. Një drejtësi në dorën e një force politike është një fyerje për taksapaguesit amerikanë dhe europianë, për ekspertët e tyre, që kanë kontribuar në Shqipëri që nga viti 1992. Profilet e bandës me 40 patronazhistë të Ali Babës së pseudodrejtësisë, të hetuara nga mediat këto ditë dëshmojnë qartë se të gjithë personat e shtuar në listën e fituesve punojnë në institucione të administrates, ose vijnë direkt nga zyrat e patronazhimit të PS. Juristët e administratës dhe të qeverisë së Ramës gradohen, jo për merita në jurisprudencë por për militancë politike. Ky është turp që taksapaguesit shqiptarë nuk duhet ta pranojnë. Në dyert e gjykatave trokitet për ligjin, jo me teserën e Partisë Socialiste në xhep”, shtoi ai.

“Nëse nuk parandalohet ky projekt vrastar, ky do të jetë realiteti nesër. Partia Demokratike po përgatit padinë penale dhe do ta çojë në SPAK këtë skandal të rëndë që dëmton infrastrukturën e shtetit, dhe hedh në erë ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ne kërkojmë gjithashtu verifikimin e procedurave të mëparshme të pranimit në këtë shkollë që kur Arben Rakipi është vënë në krye të Magjistraturës. Prokurorit Rakipi dhe shërbëtorëve të tjerë të pushtetit u bëjmë me dije se, herët e vonë do të përgjigjen para ligjit për vrasjen publike që po i bëjnë një pushteti të pavarur në themel të një republike shqiptare të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian nesër”, përfundoi anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike.

Etiketa: Ivi KasoPDshkolla e MagjistraturesSpak

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Iphone 16, apple publikon pamjet, ja se si do duket/ VIDEO

Iphone 16, apple publikon pamjet, ja se si do duket/ VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com