GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali/ Zyrtarët e shtetit detyrohen të mbushin sallën e Ramës në Athinë (Video)

18:59 - 13/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali/ Zyrtarët e shtetit detyrohen të mbushin sallën e Ramës në Athinë (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëpunës së administratës janë detyruar ti bashkohen takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Siç raporton emisioni “Piranjat” që ndoqi mitingun, në stadiumin e Galatsit, përveç emigrantëve shqiptarë në Greqi, kishte një numër të madh punonjësish të administratës publike, të cilët kanë udhëtuar të organizuar drejt Athinës, për më shumë se tetë orë, për të qenë prezentë në fjalimin e Ramës.

Pavarësisht se fundjavë, në të cilën mund të kishin kaluar disa orë pushimi me familjen, ata janë detyruar të marrin pjesë në aktivitetin e madh të partisë Socialiste, madje duke e dokumentuar prezencën e tyre me anë të fotove.

Këtë e dëshmon edhe drejtori i teatrit “Bylis” të Fierit, z.Klajdi Marku, i cili pa e ditur se po filmohet, e ka shprehur hapur pakënaqësinë e prezencës së tij aty, gjatë një bisede me gazetarin e emisionit.

Biseda

Gazetari: Paskeni ardhur me rini e paskeni bllokuar të gjithën

Marku: (Qesh)

Pyetje: Kush është në Fier sot kush e drejton. Armando Subashi?

Marku: Popo

Pyetje: Keni ardhur me dëshirë apo me…?

Marku: Të dyja bashkë. Si të gjithë edhe estrada. Në Fier nuk ka ngelur njeri fare. (Qesh)

Më tej, ai tregon se prezencën e tyre duhet ta vërtetonin edhe përmes një fotografie.

Marku: E bëre fotografinë, i thua ja isha, e hedh online. Marrim rrogën vëlla ç’të bëjmë…

Emisioni paralajmëron publikimin e të tjera dëshmive të pjesëtarëve të administratës në takimin e Ramës, mbrëmjen e së premtes.

Opozita kërkon hetim

Marrja me detyrim e punonjësve të administratës në takimin elektoral në Athinë, për opozitën, përbën vepër penale.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi kërkoi hetim nga prokuroria.

“Ajo që ka ndodhur me takimin në Athinë, ku punonjës të administratës shtetërore u importuan nga Shqipëria për të mbushur sallën një takim politik të Edi Ramës, duhet të zgjojë nga gjumi menjëherë organin e prokurorisë. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore është krim dhe dënohet sipas nenit 328/a të Kodit Penal. Është koha për të vepruar tani dhe pa asnjë vonesë, ndryshe zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik”, shkroi Bardhi në një postim në rrjetin social “FB”.

Apel u bëri dhe ndërkombëtareve për të nxitur adresimin e rekomandimeve të ODHIR në reformën zgjedhore për parlamentaret e ardhshme.

“Apeli im shkon edhe për faktorin ndërkombëtar, veçanërisht Komisionin Europian, për të nxitur përmbylljen në kohë të Reformës Zgjedhore, ku duhet të adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe shkrirjen e shtetit dhe partisë në një të vetme gjatë zgjedhjeve. Kjo minon jo vetëm demokracinë, por vendos në pikëpyetje vetë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mungesa e barazisë në zgjedhje dhe favorizimi shtetëror i partisë në pushtet, paracakton rezultatin zgjedhor dhe garën e ndershme mes palëve. Është momenti që në vitin 2025 Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtar të BE, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndryshe instalimi i partisë-shtet do të jetë i pakthyeshëm”, shton ai.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Rama ne Athine

Lajme të lidhura

Mega-operacioni i SPAK dhe Italisë / Vëllai i truprojës së Sali Berishës, pjesë e grupit kriminal që transportonte tonelata kokainë
Politikë

Mega-operacioni i SPAK dhe Italisë / Vëllai i truprojës së Sali Berishës, pjesë e grupit kriminal që transportonte tonelata kokainë

22:13 - 21/05/25
Vetëvritet në burg emigranti maroken i kthyer nga Gjadri: “Më mirë në burg se në atë qendër!”
Aktualitet

Vetëvritet në burg emigranti maroken i kthyer nga Gjadri: “Më mirë në burg se në atë qendër!”

22:06 - 21/05/25
Arsimit duhet t’i rikthehet identiteti!
Aktualitet

Arsimit duhet t’i rikthehet identiteti!

21:13 - 21/05/25
Para
Salianji: Rama në Athinë me hajdutët e administratës që larguan 700 mijë shqiptarë nga vendi

Salianji: Rama në Athinë me hajdutët e administratës që larguan 700 mijë shqiptarë nga vendi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mega-operacioni i SPAK dhe Italisë / Vëllai i truprojës së Sali Berishës, pjesë e grupit kriminal që transportonte tonelata kokainë
Politikë

Mega-operacioni i SPAK dhe Italisë / Vëllai i truprojës së Sali Berishës, pjesë e grupit kriminal që transportonte tonelata kokainë

22:13 - 21/05/25

Plot 26 urdhër arreste u lëshuan për shtetas shqiptarë, 52 në total, në kuadër të një mega-operacioni të SPAK-ut dhe...

Lexo më shumë
Vetëvritet në burg emigranti maroken i kthyer nga Gjadri: “Më mirë në burg se në atë qendër!”

Vetëvritet në burg emigranti maroken i kthyer nga Gjadri: “Më mirë në burg se në atë qendër!”

22:06 - 21/05/25
Arsimit duhet t’i rikthehet identiteti!

Arsimit duhet t’i rikthehet identiteti!

21:13 - 21/05/25
Elvis Doçi, i akuzuar për drejtimin e grupit kriminal, përfiton leje ndërtimi hoteli në Durrës

Elvis Doçi, i akuzuar për drejtimin e grupit kriminal, përfiton leje ndërtimi hoteli në Durrës

20:54 - 21/05/25
Euro 2028, miratohet formati i kualifikuesve

Euro 2028, miratohet formati i kualifikuesve

20:32 - 21/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com