GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandaloze/ Adoleshentja tregon sesi tentuan të abuzojnë në shkollë, drejtoresha: Hakmarrje…

18:42 - 23/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandaloze/ Adoleshentja tregon sesi tentuan të abuzojnë në shkollë, drejtoresha: Hakmarrje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 15-vjeçare ka denoncuar rastin në Policinë e Vorës se një i panjohur ka tentuar të abuzojë me të brenda në shkollë. Nxënësja e një shkolle të mesme në këtë zonë u paraqit me prindërit në ambientet e policisë duke kryer kallëzimin në fjalë, teksa sipas policisë bëhet me dije se deri më tani është konstatuar se nuk ka kamera sigurie dhe as roje në këtë shkollë. Vajza e mitur ka treguar se si çdo ditë sipas policisë shkon nën shoqërinë e shoqeve dhe se ajo nuk qëndron asnjëherë e pashoqëruar.

Ditën që ajo denoncon se dikush tentoi ta përdhunojë në korridoret e shkollës, vajza kujton se ka qenë në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Po ngjisja shkallët e vetme dhe teksa po ngjisja shkallët në katin e dytë kam ndjerë një person nga prapa që më kapi nga dora e majtë dhe më pas më bllokoi gojën që mos të bërtisja. Ky person më tërhoqi aty te shkallët në një klasë që është përshtatur si magazinë”.

“Në një moment më tërhoqi nga vetja dhe më tha ‘a më..’ dhe ka nxjerrë nga xhepi një prezervativ të hapur. Bërtita dhe e qëllova dhe aty atij personit të panjohur që është moshë e re i ra prezervativi nga dora”, vijon në denoncim e mitura.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se ky person sipas nxënëses ishte rreth moshës 17 vjeç dhe në kokë mbante kapuçin e trikos, kishte flokë të shkurtra dhe si shenjë dalluese kishte një të gërvishtur mbi vetullën e djathtë.

“Vrapova dhe ika për të takuar drejtoreshën, e gjeta te salla e kompjuterëve dhe i tregova çfarë më kishte ngjarë”.

Ndërkohë, drejtoresha e ka pyetur për ngjarjen dhe ka kërkuar që nxënësja ta çojë poshtë shkallëve.

“Zbritëm dhe aty ishte dhe një dru, drejtoresha i pyeti ca djem të vegjël mos kishin parë një djalë më të rritur, me kostum tutash të zi dhe ata i thanë që sapo kishte ikur me biçikletë. Të gjithë e morën me shaka, përfshi edhe drejtoreshën”.

Vajza tregon se i kërkoi drejtoreshës të njoftojë mamanë e saj, por ajo nuk e kreu këtë veprim. Rrugën e kthimit fëmija e ka bërë me shoqet dhe të njëjtën problem ajo ua ka treguar edhe bashkëmoshatareve që kanë reaguar duke e quajtur të pabesueshme. Fëmija i thotë policisë se nuk ndjeu asnjë mbështetje nga mësueset dhe drejtoresha.Nga ana tjetër, Policia tregon se ka shkuar menjëherë në vendin që përshkruhet nga e mitura dhe ashtu siç ajo ka rrëfyer, aty është një derë prej druri.

“Ajo është e përshtatur si magazinë, ka tavolina, karrige, sobë druri”.

Por e para që u pyet nga policia është drejtoresha tha një burim policor, e cila këmbëngul se sendet ishin të palëvizura dhe se e vlerësoi në kohën e duhur ankesën e vajzës.

“Nuk pashë asnjë person aty brenda, e hapa derën menjëherë,”- thotë drejtoresha me iniciale A.D që sipas policisë dyshohet për moskallëzim krimi.

Së fundmi, gruaja këmbëngul se ngjarja mund të jetë e sajuar nga vajza për t’u hakmarrë ndaj saj, duke qenë se e ëma ka qenë kunata e drejtoreshës. Policia po vijon marrjen në pyetje të nxënësve dhe të personave të tjerë në zonë për të sqaruar se çfarë ndodhi realisht brenda ambienteve të shkollës.

Etiketa: abuzim seksualdrejtoreshaPërdhunimshkolle

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
“Dorëheqja e Bashës e vonuar”, Këlliçi: Nuk mund të harrohet gazi lotsjellës ndaj demokratëve

PD në dy kampe/ Këlliçi: Alibeaj provokonte Berishën dhe të tjerët dhe flet për bashkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com