GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skanimi i telefonit të biznesmenit fundos bashkëpunëtorin e Ballukut

22:09 - 16/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skanimi i telefonit të biznesmenit fundos bashkëpunëtorin e Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbërthimi i telefonit të biznesmenit Ervis Lami “fundos” Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugorë Shqiptarë Evis Berberi, bashkëpunëtori i më i ngushtë i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dyshuar për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Gjatë hetimeve të nisura në shtator të 2023, SPAK për këtë çështje ka sekuestruar celularin e zyrtarit të lartë Berberi, biznesmenëve Lami dhe Beja si dhe Brunilda Bulit, ku janë zbuluar edhe komunikimet mes tyre.

News 24 ka mundur të zbulojë detaje hetimore ku zbardhen bisedat mes të dyshuarve, ku ndër të tjera flitet për tendera dhe për shuma parash që dyshohet se janë dhënë ryshfet. Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: “20 te Enisi, 20 te Berberi”. Në dosjen hetimore lihet të kuptohet se bëhet fjalë për shuma të dhëna ryshfet. Bisedat sipas SPAK përputhen me të dhënat të tjera gjatë hetimit më shumë se 6 mujorë. Në një tjetër bisedë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: si e keni situatën me corona virusin? Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u fut ne tender, po bej kontratën. Evis Berberi dhe dy të dyshuarit e tjerë dolën para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, por procesi u shty për të Shtunën pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me dosjen. Hetimet kanë në fokus kompaninë DAAM. sh.a të cilën në 2018 Berberi ja bleu Valter Begajt për 800 euro, kompani u shit dhe rishit disa herë në shifra marramendëse deri ne 1.7 milion euro.

Evis Berberi u katapultua ne administrate fillimisht ai këshilltarë i Belinda Ballukut më pas në krye të Agjencisë së Retiçencës së Energjisë. Në këtë pozicion ai firmosi 3 tendera në favor të ish-ortakut të tij Valter Begaj dhe dyshohet së mori ryshfet nëpërmjet kompanisë DAAM që e kontrollon në mënyrë të tërthortë, edhe kur u emërua në krye të ARRSH ai firmosi tendera për llogari të kompanisë Net Group të Valter Begajt nga i cili dyshohet po ashtu që të këtë marrë ryshfet. Hetimet për Berberin dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë duke vijuar në drejtim të abuzimeve me fondet e rrugëve. Në një moment, në dosje flitet dhe për një përgjim, ku thuhet se; “a është dakord ministri?”, por pa specifikuar se për cilin nga ministrat bëhet fjalë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale
Aktualitet

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro
Aktualitet

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati
Aktualitet

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Para
Aksion i beftë i Policisë së Vlorës/ Kontrolle të makinave luksoze

Aksion i beftë i Policisë së Vlorës/ Kontrolle të makinave luksoze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale
Aktualitet

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të Shkodrës, ku dy...

Lexo më shumë
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com