GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skema e Lezhës përsëritet në Tiranë, i riu falsifikoi ID dhe mori kredi te IUTE Credit

10:18 - 14/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skema e Lezhës përsëritet në Tiranë, i riu falsifikoi ID dhe mori kredi te IUTE Credit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës arrestoi së fundmi një 21-vjeçar pasi u zbulua teksa kishte falsifikuar disa karta identiteti, përmes të cilave aplikonte për të marrë kredi përmes aplikacionit në institucione financiare.

Policia njoftoi se ishin dokumentuar të paktën 9 raste ku i riu kishte aplikuar dhe marrë kredi në vlerat 1 000-3 400 euro me karta identiteti të falsifikuara.

Raportohet se ai përdorte foton e tij si edhe të dhënat e personave të tjerë për të falsifikuar kartat e identitetit, të cilat më pas i përdorte për të aplikuar për kredi.

“Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro. Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive, nga ky shtetas, pas aplikimit me dokumente false”, tha policia.

Burime policore thane se disa prej kredive janë marrë te IUTE Credit, ndërkohë që verifikimet vijojnë pasi dyshohet se ai ka kryer edhe aplikime në institucione financiare të tjera duke shfrytëzuar të çarat në praktikat e identifikimit të aplikantit.

Kjo skemë e përdorur nga 21-vjeçari është e ngjashme me atë të Donika Currit që mashtroi 23 gra në Zejmen të Lezhës.

Ajo shfrytëzoi raportet me gratë duke iu prezantuar atyre si punonjëse në një organizatë bamirëse, dhe pasi u mori kartat dhe fotot e tyre, aplikoi për kredi në emrin e tyre përmes aplikacionit MyIUTE të IUTE Credit.

Aplikimi përmes aplikacionit sin ë rastet e mësipërme, lehtëson mashtrimet, por edhe ul aftësitë e kredidhënësit për të verifikuar identitetin si edhe aftësitë paguese të kredimarrësit.

BSH tha për Skyweb.al se identifikimi në distancë është i ligjshëm në Shqipëri, gjatë aplikimeve për kredi, “për aq kohë sa zbatohen detyrimet ligjore”.

Në të dyja rastet duket se diçka ka çaluar në sistemin e verifikimit të identitetit të aplikantit për kredi duke sjellë pasoja të rënda.

Etiketa: Iute Creditmashtrimpolicia e Tiranes

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
‘Erion Veliaj drejt arrestit’, Kalaja: Rama i ka kërkuar dorëheqjen…

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com