GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Skemë shumëvjeçare për të mashtruar”, Gjykata gjobit me 364 mln USD, Trump-in

22:33 - 16/02/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Skemë shumëvjeçare për të mashtruar”, Gjykata gjobit me 364 mln USD, Trump-in
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatës në New York vendosi të premten kundër ish-presidentit Donald Trump, duke e gjobitur me 364 milionë dollarë për atë që gjykatësi e quajti një skemë shumëvjeçare për të mashtruar bankat dhe të tjerë, nëpërmjet deklaratave financiare që frynë artificialisht vlerën e pasurisë së ish-presidentit.

Gjykatësi Arthur Engoron e dha vendimin pas gjyqit që zgjati dy muaj e gjysmë, gjatë të cilit kandidati kryesor republikan për president dëshmoi se është bërë viktimë e një sistemi të manipuluar ligjor.

Dënimi i ashpër është një fitore për prokuroren e New York-ut, Letitia James, e zgjedhur nga radhët e demokratëve, e cila ngriti padi ndaj ish-presidentit Trump, për atë që e quajti jo thjesht një mburrje e padëmshme, por vite të tëra praktikash mashtruese, ndërsa ai shtonte koleksionin e godinave të larta, fushave të golfit dhe pronave të tjera në shumë vende të botës, të cilat e ndihmuan për të fituar famë dhe në vazhdim Shtëpinë e Bardhë.

Avokatët e Trump patën thënë që përpara dhënies së vendimit se do ta apelonin atë, raporton Zëri i Amerikës. Vendimi pritet të luajë rol të rëndësishëm në një javë të ngarkuar dhe të rëndësishme për kalendarin e ardhshëm gjyqësor të ish-presidentit.

Prokurorja James pati kërkuar gjoba prej 370 milionë dollarësh dhe ndalimin e zotit Trump dhe personave të tjerë për të bërë biznes në shtetin e New York-ut.

Gjatë gjyqit, u pyetën rreth 40 dëshmitarë, ndër ta edhe vetë Trump. Argumentet përmbyllëse ishin bërë në datën 11 janar. Procesi u drejtua nga një gjykatës i vetëm, pasi juritë gjyqësore nuk lejohen në këtë shtet për padi të tilla dhe as zyra e prokurores dhe as avokatët mbrojtës nuk kërkuan juri.

Etiketa: gjobaGjykataTrump

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Mori me 225 mijë USD nga Neza, McGonigal dënohet me 28 muaj burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd
Breaking Views

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë...

Lexo më shumë
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:00 - 15/03/26
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor

14:42 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com