GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë

21:05 - 11/01/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, aftësia e Kievit për të luftuar ushtrinë pushtuese është varur nga mbështetja perëndimore. Ndërsa rrezikohen ndihmat për vendin në luftë, ky vit mund të jetë veçanërisht i vështirë për Ukrainën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Andriy Borys, bisedoi me analistë të çështjeve ushtarake dhe diplomacisë lidhur me situatën në fushën e betejës dhe skenarët e mundshëm të përfundimit të luftës.

Suksesi i Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vazhdimi i ndihmës nga Perëndimi, thonë disa ekspertë ushtarakë dhe të sferës së diplomacisë.

Gjenerali amerikan në pension, David Petraeus, thotë se nëse Kongresi miraton një paketë ndihme shtesë për Ukrainën me vlerë 61 miliardë dollarë dhe Kievi furnizohet nga Perëndimi me avionë luftarakë F-16 dhe raketa, aeroplanët luftarakë ukrainas mund të operojnë më afër vijës së frontit. Zoti Petraeus thotë për Zërin e Amerikës se madje e gjithë kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të depërtuar fortifikimet e Rusisë në juglindje.

“Ukrainës i duhet të kapërcejë fortifikimet e mëdha në vijën e mbrojtjes ruse që njihet si vija Surovikin, ose në të kundërt të dominojë në ajër. Por nuk jam i sigurt se numri i avionëve që mund të ofrojë Perëndimi do të jetë i mjaftueshëm për të dominuar në ajër”.

Historiani ushtarak Frederick Kagan, me Institutin për Studimet e Luftës, thotë se pa raketa kundërajrore nga Perëndimi, sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase, si ato në Kiev dhe Kharkiv në fillim të janarit, do të jenë edhe më efektive dhe se lufta mund të zgjasë për vite të tëra.

John Herbst, drejtor i Qendrës Euroasia në Këshillin e Atlantikut, thotë se përfundimisht Rusia nuk do ta fitojë luftën.

“Madje, edhe në skenarin më të keq, Ukraina nuk do të pushtohet plotësisht. Ukrainasit zhvilluan një luftë guerile disa vjeçare kundër forcave sovjetike pas Luftës së Dytë Botërore. Le të shpresojmë që nuk shkon deri në atë pikë”.

Lodhja e Rusisë nga lufta mund të jetë pozitive për Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se nëse vazhdon ky ritëm i viktimave ruse, ato do të tejkalojnë mbi gjysmë milioni deri në vitin 2025.

Michael Kofman, ekspert për çështjet e ushtrisë ruse në organizatën “Carnegie Endowment for International Peace”, thotë se Rusia ka nevojë për më shumë trupa.

“Rusia mund të rekrutojë trupa të mjaftueshme çdo muaj për të mbuluar humbjet, por nuk ka njerëz të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar. Ata do të duhet të dyfishojnë ritmin aktual të mobilizimit ushtarak, ose do të duhet të shpallin një tjetër mobilizim të pjesshëm”.

Zoti Kofman thotë se ndihma ndërkombëtare mund ta ndihmojë Ukrainën që të përshtatet për të zmbrapsur sulmet ruse.

“Ukraina mund ta shtojë prodhimin e dronëve dhe sistemeve të tjera për të zvogëluar nevojën për municione artilerie. Por gjithashtu do të ketë nevojë për burime financiare dhe ndihmë nga Perëndimi për prodhimin industrial dhe ndryshimin e përpjekjeve të luftës për gjërat që mund ti bëjë vetë Ukraina”.

Duke cituar burime anonime të administratës së Presidentit Biden, një artikull i botuar në portalin amerikan “Politico” në dhjetor thekson se Uashingtoni po zhvendos objektivin nga mbështetja e një fitoreje të plotë për Ukrainën, tek manovrat për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Heather Conley, presidente e Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, thotë se Ukraina nuk mund ta pranojë kurrë një marrëveshje paqeje të diktuar nga Rusia.

“Ata duan të marrin gjithçka. Putini e cilëson Odesën një qytet rus. Ata duan të vendosin një regjim kukull në Kiev dhe Ukraina të mos ekzistojë si shtet më vete.”

Por ekspertët paralajmërojnë se një ngjarje e papritur, si vdekja e një udhëheqësi botëror, një fatkeqësi natyrore ose shpërthimi i një lufte të re, gjithashtu mund të çojë në ndryshimin e situatës në Ukrainë.

Etiketa: LuftaRusiUkraine

Lajme të lidhura

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit
Botë

BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

20:21 - 16/03/26
Para
Rrëfimi i një kontrolluesi të Tiktok: Nuk e keni idenë, bota është e kalbur

Rrëfimi i një kontrolluesi të Tiktok: Nuk e keni idenë, bota është e kalbur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të...

Lexo më shumë
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri)

14:20 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com