GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“S’kishte ujë në spital”/ Manastirliu reagon për letrën e holandezit: Janë shpifje

19:54 - 28/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’kishte ujë në spital”/ Manastirliu reagon për letrën e holandezit: Janë shpifje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar sot nga Parlamenti për letrën e ish-këshilltarit holandez, i cili përshkruante eksperiencën e tij në Spitalin e Traumës pas një aksidenti. Holandezi në një letër drejtuar Ramës shprehet se në spital kushtet ishin të mjerueshme, nuk kishte ujë dhe fasho, madje mungonin dhe mjekët. Më tutje ai i bënte thirrje Ramës të reagojë sa më parë, pasi atë spital vdisnin njerëz më kot. Por Manastirliu sot i ka quajtur shpifje dhe deklarata të zmadhuara ato çka thotë holandezi, si dhe akuzat që bëhen çdo ditë për sistemin në shëndetësi.

Ajo thotë se qeveria ndihet krenare që mund t’ia dalë përballë pandemisë, ndërsa problemet që janë po mundohet t’i përmirësojë me kohën. Duke thënë se në 32 vite shëndetësia ishte skandal, nuk mund të bëheshin mrekulli vetëm në 8 vjet që po qeveris PS-ja.

“Kam dëgjuar një miks akuza shpifjesh. Nuk e di pse sa herë ju flisni dhe i mëshoni të pavërtetave kënaqeni me historinë e viktimave. Sa herë përmendni viktima ju qesh fytyra. Edhe ju e dini shumë mirë që i keni shifra të sajuara.

Ka reaguar spitali. Kur flitet me transparencë flitet me transparencë me fakte. Dua t’i referohem reagimit të mjekëve për kritikat që u është bërë në këtë letër të hapur. Nëse ju i lexoni këto reagime do gjeni elementët më të mirë shkencorë teknikë. Nëse 30 vite nuk ishte investuar në shëndetësi për 8 vite nuk ndodhte magjia. Fakti që nuk u gjunjëzuam nga pandemia do të thotë se disa puna i kemi bërë mirë. Jam e bindur që qytetarët dinë të vlerësojnë dhe të bëjnë krahasime. Si sot ofrohet shërbimi shëndetësor. Ata që e kanë në dorë për ta ndryshuar janë ata që kanë marrë besimin me votë për ta ndryshuar”, deklaroi Manastirliu.

Ton Daans, ish-këshilltar në fushën e riedukimit në ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Etilda Gjonaj, tregon në letër se ishte rrëzuar në një trotuar pak ditë më parë në Tiranë. Sipas holandezit, trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët.

Etiketa: akuzaKryesore1kushtet skandalozekuvendleter e hollandezitManastirliumungesat ne spitalspitali traumes

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Tender 70 mln lekë për detergjent, Rakip Suli i Kamzës e jep pa garë   

Tender 70 mln lekë për detergjent, Rakip Suli i Kamzës e jep pa garë   

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com