GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender 70 mln lekë për detergjent, Rakip Suli i Kamzës e jep pa garë   

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender 70 mln lekë për detergjent, Rakip Suli i Kamzës e jep pa garë   
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkitë e vendit vijojnë të mos respektojnë rregullat e prokurimeve publike në procedurat që bëjnë. Radhën për të na e treguar këtë e ka Bashkia e Kamzës. Institucioni që drejtohet nga Rakip Suli është akuzuar jo pak herë për abuzimet me tenderët, por siç duket kjo nuk i bën përshtypje.

Në datën 31 Mars 2022 Bashkia e Kamzës ka hapur një tender për blerjen e mjeteve të pastrimit. Procedura mban numrin e referencës REF-23548-03-30-2022 dhe fondin limit prej 6.983.333 lekë të reja, ose rreth 70 milionë lekë të vjetra. Në këtë tender kanë pjesë 6 kompani, Malvina Visoka, “Leon Geoup” sh.p.k, “ATLANTIK 3”sh.p.k, “EURO MEGA 2010”sh.p.k, “ANBIM”sh.p.k dhe “MURATI D” sh.p.k.

E bërë e zakonshme tashmë, edhe në këtë procedurë 5 nga kompanitë janë skualifikuar përveç fituesit. Kompanitë e skualifikuara janë “Leon Geoup” sh.p.k, “ATLANTIK 3”sh.p.k, “EURO MEGA 2010”sh.p.k, “ANBIM”sh.p.k dhe “MURATI D” sh.p.k, me arsye pothuajse të njëjta për të gjithë operatorët si “dokumenti i vetedeklarimit është paraqitur jo sipas parashikimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi”,  “mosparaqitjen e mostrave të kërkuara” dhe “nuk ka paraqitur detergjent për lavatriçe”. Kështu tenderi është zhvilluar vetëm me kompaninë që është me formë ligjore person fizik, Malvina Visoka, duke e shpallur fituese.

Pra tenderi i Sulit i është dhënë pa garë Malvina Visoka dhe për këtë “Open Data” e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq me mbishkrimin e skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Siç e kemi cituar në çdo shkrim, procedurat që zhvillohen me një konkurrent ose skualifikohen të gjithë operatorët përveç fituesit, lënë dyshime se fituesi është i paracaktuar. Nuk do të dukej habi që edhe ky tender ta ketë pasur të paracaktuar, sidomos kur bëhet fjalë për procedurë që i përketë institucionit të Rakip Sulit i cili njihet për abuzimet me tenderët.

Kujtojmë se Komisioni i Prokurimit Publik, në 2021-in e ka përfshirë Bashkinë e Kamzës në ‘listën e zezë’ të 10 institucioneve publike me më shumë ankesa ndaj procedurave tenderuese. Dhe Suli duke qenë se nuk ka institucion drejtësie që ta ndalë, edhe ne nuk na mbetet që tjetër që t’i themi “e pastë dorën e lehtë”.

Gijotina.com

 

Etiketa: detergjentgareKamëzkryesore2LekeRakip Sulitender

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Para
Spanjollja “përpin ushqimet shqiptare”, tregon kërkesën e së ëmës për meshkujt shqiptarë

Spanjollja “përpin ushqimet shqiptare”, tregon kërkesën e së ëmës për meshkujt shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi u shpreh se duhet 'të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë...

Lexo më shumë
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com