GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Skoda planifikon të nxjerrë në treg disa vetura “futuriste”

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Skoda planifikon të nxjerrë në treg disa vetura “futuriste”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skoda prezantoi planet e saja të përditësuara të “portofolit” të saj, dhe kompania dëshiron që nga fundi i vitit 2026 të nxjerrë në shitje 6 vetura elektrike.

Portfolio e re e veturave elektrike do t’i mbulojë të gjitha segmentet e rëndësishme, duke filluar nga veturat e vogla e deri tek SUV-ja më e madhe me 7 ulëse e Skoda-s.

Vetura e parë e re elektrike do të dalë në treg gjatë vitit të ardhshëm, dhe do të jetë zëvendësuese për modelin aktual Karoq. Skoda konfirmoi se vetura e re elektrike do të quhet Elroq dhe do të ketë gjatësi prej 4.5 metrave, dhe kompania do ta tregtojë atë si “veturë familjare ideale urbane”. “Crossover-i” elektrik do të ketë një interier praktik me një hapësirë të madhe për të gjithë familjen, raporton Arena EV.

Vetura në radhë është ajo e cila që e ka pritur e gjithë Evropa. Vetura e vogël elektrike me çmim prej 25 mijë eurove e cila ende nuk ka marrë emrin e saj, do të ketë gjatësi prej 4.1 metrave, dhe do të jetë vetura e përkryer për rrugët e qytetit. SUV-ja “crossover” do të prodhohet në Spanjë, dhe do të jetë modeli ekuivalent me veturën e sapo prezantuar VW ID.2all. Vetura e tretë nga kjo treshe e vogël është Cupra UrbanRebel, e cila me siguri se do të jetë më e bukura prej tyre.

Pas lansimit të veturës elektrike më të vogël në 2024, Skoda po planifikon një rifreskim të madh për Enyaq iV dhe Enyaq Coupe iV. Duket se kompania do të heqë emrin iV dhe automjetet do të kenë gjuhën e re të dizajnit Modern Solid që kompania prezantoi së fundmi. Janë hequr grilat e përparme dhe të dyja makinat duken shumë më sportive. Siç ndodh tani, makinat do të prodhohen në Republikën Çeke dhe pritet që ato të dalin në rrugë nga viti 2025.

Viti 2026 është koha kur pritet të bëhet gjithçka interesante. Skoda do të sjellë në treg vagonin e parë elektrik, kompania e quan “Combi” dhe ka të ngjarë të jetë zëvendësuesi elektrik i Octavia-s. Skoda me këtë veturë tashmë synon përdoruesit familjar dhe ata biznesor. Vetura elektrike do të përdorë dizajnin e ri dhe nëse bazohemi tek imazhet e publikuara, ajo do të duket mjaft tërheqëse. Mund të themi me siguri se kjo është vetura e ardhshme e taksive evropiane.

Pas lansimit të Combi, Skoda do të prezantojë SUV-ne e saj më të madhe elektrike. Ne kemi parë pamjet paraprake të kësaj veture elektrike kur kompania e prezantoi Vision 7S Concept. Me 4.9 metra gjatësi, sipas standardeve evropiane kjo do të jetë një SUV e madhe, dhe do të jetë një model i ri kryesor me një interier me 7 ulëse.

Skoda po përshpejton kalimin e saj në një kompani të veturave elektrike, ajo dëshiron të investojë 5.6 miliardë euro deri në vitin 2027 në zhvillimin e modeleve të reja dhe objekteve të reja të prodhimit. Skoda Octavia do të mbetet automjeti i fundit me motor me djegie të brendshme që do të zëvendësohet vitin e ardhshëm me modele të tjera të zëvendësuara ngadalë nga veturat ekuivalente elektrike.

Etiketa: SkodaTeknologji

Lajme të lidhura

Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?
Aktualitet

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?

14:55 - 29/04/26
Para
Këlliçi pyet qytetarët: E gjeni dot ku është simboli i Tiranës?

Këlliçi pyet qytetarët: E gjeni dot ku është simboli i Tiranës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com