GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Skuadra ime kishte burra”, Skënder Gega: Partizani s’ka ekuilibër në derbi ndaj humbet

15:10 - 12/10/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Skuadra ime kishte burra”, Skënder Gega: Partizani s’ka ekuilibër në derbi ndaj humbet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skënder Gega është trajneri më i dashur për tifozët e Partizanit, pasi është i vetmi trajner që ka arritur të nxjerrë demat kampion në shekullin XXI-të.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-tekniku i kuq ka analizuar skuadrën e Partizanit se si duket këtë sezon pasi udhëheqin kampionatin shqiptarë.

Gega ka theksuar gjithashtu se skuadra që drejtonte kur ishte te demat ishte e gjitha me “burra’, ndërsa nuk nguron të theksojë se futbolli ka shumë  brishtësi.

Si ju duket Partizani, është në gjurmët e atij tuajit para tri vitesh? Unë nuk preferoj të bëj paralelizma, ka qenë një vit me histori komplet tjetër, në një situatë tjetër, në një ambient komplet tjetër. Aq më tepër për mua që isha për herë të parë si trajner i Partizanit. Ishte sezon i mrekullueshëm, kështu që ngelet ashtu. Kurse në këtë vit, me aq sa kam pasur mundësi ta ndjek për shkak të angazhimeve të mia, kanë bërë nisje të mirë dhe e meritojnë të jenë të parët.

Shihni ndonjë element të ngjashëm të kësaj skuadre me tuajën, pasi emrat kanë ndryshuar thuajse totalisht? Po, patjetër, kështu është jeta, gjërat ndryshojnë dhe evoluojnë. Dikur me ndryshime bëhet progres, ndonjëherë ngelesh në vend apo bën regres. Emrat janë të përveçëm. Unë personalisht mendoj se ai grup lojtarësh ishin burra për mua. Të gjithë kishin karaktere burrërore. Futbolli patjetër që ka brishtësi, zbehje e luhatje, sepse luajmë me kundërshtarë të niveleve të ndryshme. Unë e kam kaluar me qetësi. E rimerrnin veten pas ndonjë goditjeje, kishin harmoni, çdo gjë ishte e hapur dhe dashamirëse mes meje dhe ekipit apo mes meje kundrejt klubit. Nëse nuk funksionon kjo nuk do të jesh asnjëherë i suksesshëm. Edhe unë mora pjesën time të suksesit, e kisha ëndërr të dilja kampion me atë fanellë, sepse jam rritur atje. Këtë vit ka gjëra pozitive, të cilat i kam dalluar. Kanë luhatjet e veta, në futboll luhet për pikë dhe ai që e ka biznes në fund sheh pikët dhe investimin, por teknikisht asnjë ekip nuk është perfekt. Përtej luhatjeve kanë bërë ndeshje të mira. Duhet mentalitet i fortë i ekipit dhe lojtarë të aftë të ngrihen emocionalisht qoftë pas derbit, qoftë në ndeshjet e tjera. Vetëm ato të nxjerrin kampion.

Ju nuk humbët asnjë derbi nën drejtimin e Partizanit, por ndryshe po ndodh me skuadrën aktuale. Çfarë mendoni se i duhet kësaj skuadre për të dalë me sukses në derbi? Kam dëgjuar dhe kam lexuar njerëz që prononcohen vazhdimisht për derbet dhe ndonjëherë kur janë emocionale edhe ndoshta gabojnë, sepse historikisht derbet nuk kanë pasur diferenca. Cinizmi, loja me kujdes dhe ekuilibrat e bëjnë një derbi jospektakolar, por gabimet të jenë të limituara. Unë besoj se në gjithë këto derbe që Partizani nuk ka triumfuar, ka qenë për shkak të mungesës së ekuilibrit. Kurse ai Partizan, që vazhdimisht cilësohej si cinik, por jo spektakolar, garancinë e kishte, sepse kishte ekuilibra dhe ishte i ndërgjegjshëm se 90-minutëshi luhet deri në sekondën e fundit. Në atë vit kemi fituar tri derbe dhe kemi barazuar një. Ka qenë shumë e veçantë, sepse kemi ngritur Kupën pas 26 viteve po në fushën e Tiranës.

Etiketa: Partizaniskender gegaskuadra ime ka burra

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
“Turqia nuk ka vetëm kufinjtë”/ Erdogan provokon sërish: Shtrihemi në 3 kontinente

“Turqia nuk ka vetëm kufinjtë”/ Erdogan provokon sërish: Shtrihemi në 3 kontinente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com