GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni një film në Netflix ku paditet në Prokurori një strukturë e policisë që merret me vëzhgimin, përgjimin, vendosjen GPS, infiltrimin në organizatat kriminale, lokalizimin e personave në kërkim, operacionet e transportit (të kontrolluar) të drogës, video survejimin…
Them imagjinoni se kjo nuk ka ndodhur tjetërkund veç në Tiranë.

Agjencia e Mbikqyrjes policore ka paditur në muajin korrik në Prokurori, forcën operacionale pasi dyshon se ka tranferuar të dhëna…!
Forca Operacionale ka akses të plotë në të gjitha bazat e të dhënave të policisë.
Pak ditë më parë drejtori i kësaj force Bistri u arrestua si i implikuar në dosjen “Metamorfoza”.

Një lajm i tillë, nuk flet për “vetëpastrimin e policisë”, por për nivelin e lartë të kriminalizimit të saj dhe faktin që peshku është qelbur nga koka.
Eshtë naive të mendosh që vetë Agjencia Mbikqyrjes Policore ka hetuar dhe ka zbuluar se forca operacionale po përdorte një linjë të pa autorizuar interneti. Denoncimi i bërë pak para ekzekutimit të operacionit “Metamorfoza” duket se ka lidhje me zbardhjen e komunikimeve të aplikacionit SKY ECC.

SKY ECC po i bën të duken qesharake ato që deri dje mendoheshin si skandale të mëdha, sic ishte gënjeshtra publike e ish drejtorit të përgjithshëm të policisë bashkë me prokurorin e Elbasanit që u gradua në SPAK, dy ditë para zgjedhjeve të 2021, në ngjarjen që i mori jetën një personi, plagosi tre të tjerë, frikësoi një dyzinë policësh dhe terrorizoi një qytet.

Mendo për një moment të mos ishte zbërthimi i aplikacionit SKY? Do të kishim ende vrasës që vrisnin për qerasje, invesitorë strategjikë që zbukurojnë Shqipërinë, oficerë policie që raportojnë te vrasësit dhe prokuror që bëhen copë për të liruar banditë.

Lajmi i denoncimit në Prokurori të Forcës Operacionale nuk po trajtohet si SKANDAL, por po kalon si lajm i aksidenteve rrugore, ndërkohë që bëhet fjalë për shembjen e besimit te struktura elitë e policisë së shtetit.

Dhe mendo për një moment që ky është vetëm fillimi… zbardhja e komunikimeve në SKY do të na ofrojë surpriza të tjera nga politika, biznesi, media, gjyqësori dhe ndoshta edhe nga feja…

Mesa duket vetëm Sky (qielli) do të bëj të mundur dridhjen e (nën) tokës së krimit të veshur me uniformë e policit, të deputetit, apo edhe të gjyqtarit.
“SKY” është kutia e Pandorës… Hapja e saj nxorri vrasjet me porosi, babëzinë, zilinë, makutërinë, vafërinë, dhimbjen, E vetmja gjë e fundit që ka mbetur është shpresa.
SKY është shpresa se së paku do të bëhet transparenca e llumit të mbledhur në vite në të gjitha pushtetet, përfshirë edhe pushtetin e medias.

Etiketa: Lutfi DervishiOpinion

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Merr flakë kamioni në rrugën Lushnjë –Rrogozhinë

Merr flakë kamioni në rrugën Lushnjë –Rrogozhinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi
Breaking Views

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26

Në krye të institucionit të cilin SPAK e klasifikon si bashkëpunues me raportet audituese që i referon për hetime, Arben...

Lexo më shumë
“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com