GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“SKY” fundos Çyrbjan, deputeti-kriminelëve: Ke vend ku të fshihesh, apo të vij unë?

11:30 - 09/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“SKY” fundos Çyrbjan, deputeti-kriminelëve: Ke vend ku të fshihesh, apo të vij unë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

‘…është mbytë zona me operacionalen e Tiranës nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vinë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë në Rrubjek, për andej….’.

Ky është njëri nga mesazhet që Jurgys Çyrbja I dërgon në ‘Sky’ një personi në kërkim nga policia,i cili fshihet në Shijak.

Zyrtari i PS-së në Durrës e informon personin në kërkim që veçse të kujdeset vetë që mos kapet, duke të njoftojë dhe persona të tjerë, përfshirë këtu dhe një person me nofkën ‘Labi’.

Nga analiza e komunikimeve të realizuara mes Çyrbes dhe personit tjetër në kërkim rezulton se deputeti i PS, ka informuar bashkëbiseduesin në dy raste, në datën 25 shkurt 2021 dhe në muajin Mars 2021.

Informatat e Çyrbes shkonin tek personi në kërkim duke i thënë se në zonën e tyre, kishin vajtur forcat operacionale të policisë nga Tiranë, të cilat do shkonin edhe në territorin e Durrësit, dhe i sugjeron atij që të lëvizte nga vendi ku ndodhej pasi punonjësit e policisë ishin nisur nga Tirana.

Dhe sipas njoftimit në telefon që i ishte bërë Jurgis Çyrbes nga Tirana, ai i konfirmon faktin se forcat operacionale në momentin që po komunikonin, ndodheshin në fshatin Rubjekë.

Në vijim, Jurgis Çyrbja e pyet bashkëbiseduesin nëse kishte ndonjë vend të sigurt se ku të fshihej, apo dëshironte që të shkonte ai dhe ta merrte.

Çyrbja e porosit personin tjetër në kërkim që të lajmëronte edhe lidhjet e tjera shoqërore që kishin probleme me ligjin me këtë informacion.

Për më tepër komunikimet e zhvilluara mes tyre vijojnë si më poshtë ku Çyrbja i shkruan duke i thënë:

 ‘…është mbytë zona me operacionalen e Tiranë nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vinë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë në Rrubjek, për andej….’.

Ndërsa personi ende i pa identifikuar nga SPAK, pyet i habitur Jurgys Çyrbjan, se nuk po kuptonte mesazhet e dërguara duke i shkruar në aplikacionin ‘Sky’ si më poshtë vijon:

 ‘…Si jan vlla? S’po kuptoj. S’po i jap dum…’.

Ndërsa Jurgis Çyrbja i thotë se, ishte diçka serioze pasi forcat operacionale të Tiranës vijnë në zonë vetëm për të kapur personat në kërkim.

Sipas përmbajtjes së komunikimit të muajit shkurt 2021, dyshohet se dhe personi tjetër ende i paidentifikuar të jetë person i shpallur në kërkim nga organet ligj-zbatuese.

Çyrbja i shkruan personin tjetër në ‘Sky’ si më poshtë vijon:

‘…vllai me morën nga Tirana në telefon më thanë që ka ardhur operacionalja Tironës në Manëz, Maminas, Rrubjek, Katarrug. Dhe ato vin për personat në kërkim…. Lajmëro Labin, se nuk përgjigjet. Rri diku tjetër për siguri. Ore vlla, ndoshta nuk janë për ju, por për siguri po them…’.

Pas këtij momenti bashkëbiseduesi i konfirmon Jurgis Çyrbes se e kishte kuptuar mesazhin e dërguar dhe se do vijonin të qëndronin të fshehur:

‘…Ok ok vlla, kështu do rrim…’, i thotë personi tjetër, Çyrbjes.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin ‘Sky’, e porosit bashkëbiseduesin në kërkim, që ti shkruante për çdo situatë pasi do i gjendej pranë nëse do kishte ndonjë problem:

‘…Më shkruaj për çdo gjë dhe vij unë, nëse ke gjë…’.

Gjithashtu, edhe në komunikimin e zhvilluara ndërmjet tyre gjatë datës 6 mars 2021, zyrtari i PS-së, Jurgis Çyrbja, e njofton sërish personin në kërkim se të nesërmen në orët e para të mëngjesit (që korrespondon me datën 07 mars 2021), e kishin informuar se do shkonin punonjësit e policisë nga Tirana për në Shijak, me qëllim për të kryer arrestime.

Çyrbja i shkruan personit në kërkim se: ‘…më lajmruan tani nga ora 5 e mëngjesit vjen ir në Shijak. Hap syt se mos kalojn dhe andej. Se me atë orë vetëm për arreste janë. Më than në Shijak, por si dihet, bej kujdes…’.

Dhe personi në kërkim i konfirmon faktin se po largohej: ‘…Ok ok, ika…’.

Nisur nga kjo situatë, SPAK thotë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik (të paidentifikuar), në këtë episod, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës kanë zbuluar disa akte të cilat ligji i përcakton si sekret.

Me përmbajtjen e këtyre akteve është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, e për rrjedhojë, SPAK thotë se janë konsumuar elementët e veprës penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’.

Marrja dijeni e akteve sekrete nga ana e Jurgis Çyrbjas në dy raste 25 shkurt 2021 dhe 6 mars 2021, si dhe informimi rreth këtyre fakteve që përmbajnë dokumentet dhe aktet që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, tek një person i shpallur në kërkim, e ngarkon me përgjegjësi penale personin nën hetim Jurgis Çyrbja, si të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’.

‘…ndërsa, lidhur me ndihmën që Jurgis Çyrbja, i ka ofruar në dy raste personit në kërkim si dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim të fshiheshin, dhe ti shpëtonin kapjes apo arrestimit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për konsumimin prej tij të elementëve të veprave penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’, thotë SPAK. / Ora News

Etiketa: CyrbjakrimineleKryesore1

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Plagosi me thikë një 19-vjeçar pas një sherri, arrestohet autori në Gjirokastër

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com