GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Sky” jep lajmin sensacional për të ardhmen e Mbappe

16:42 - 24/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sky” jep lajmin sensacional për të ardhmen e Mbappe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Telenovela Mbappé” i ka ditët e numëruara, fundi është afër. Pas thashethemeve dhe lajmeve të panumërta, e ardhmja e yllit francez duket e zgjidhur. Në fakt, ‘SkySports’ ka avancuar përfundimin e gjithë kësaj historie, informacion që ka zënë në befasi dhe prsidentin e Real Madridit, Florentino Pérez.

Kylian Mbappé, edhe një verë tjetër, ka qenë protagonisti i qartë i merkatos së transferimeve. Që nga qershori i kaluar, kur doli në dritë letra e famshme që sulmuesi i dërgoi PSG-së, kanë dalë të gjitha llojet e informacioneve në lidhje me këtë.

Për një moment, largimi i Mbappe-s u mor si i mirëqenë, dukej i pamundur qetësimi i situatës që po përjetohej në Paris. Kujtojmë se futbollisti u përjashtua nga turi aziatik edhe u largua nga skuadra.

Mirëpo, javët e fundit duket se diçka ka ndryshuar në marrëdhëniet mes Mbappe dhe Al Khelaifit. Sulmuesi francez u rikthye në dinamikën e grupit dhe zhvilloi ndeshjen e parë këtë sezon, fakt që ndezi këmbanat e alarmit te tifozët e Real Madridit.

Që nga ky moment, ardhja e mundshme e Mbappe-së te Real Madrid është më e largët, edhe pse gjithmonë ka një fije të vogël shprese. Sigurisht që ‘SkySports’ ka qenë përgjegjës për hedhjen në erë të telenovelës.

Në këtë mënyrë mediat britanike kanë qenë shumë të qarta për këtë: “Ka diskutime mes PSG-së dhe Kylian Mbappé për një zgjatje të kontratës. Lojtari do të qëndrojë në Paris këtë sezon dhe nuk do të lirohet verën e ardhshme.

Dy opsione janë të mundshme: një zgjatje deri në vitin 2025 ose një zgjatje më afatgjatë. Informacion që ka tronditur madridistët dhe që ka habitur Florentino Pérez.

Sipas këtyre informacioneve, Mbappé jo vetëm që nuk do të vijë këtë verë, por po mendohet edhe një zgjatje përtej 2025-ës, lajm që do të ishte një goditje shumë e rëndë për Real Madridin.

Por realiteti i vetëm është se Mbappé nuk ka rinovuar ende dhe Florentino është i qetë për këtë. Në Chamartín ata besojnë se sulmuesi nuk do të bjerë nën presion dhe të përmbushë vitin e tij të kontratës.

Etiketa: MbappePSGReal Madrid

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Tentoi të vriste 2 persona duke i përplasur me automjet. I riu…

Përshtati lokalin për shpërndarje kokaine, arrestohet (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com