GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

S’mjafton skandali me tifozët, trajneri i Rumanisë sulmon futbollistët e Kosovës: Ata ishin të turpshëm

09:49 - 16/11/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
S’mjafton skandali me tifozët, trajneri i Rumanisë sulmon futbollistët e Kosovës: Ata ishin të turpshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas thirrjeve raciste mbrëmjen e djeshme në minutat e fundit Kosova u tërhoq nga fusha në Rumani në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu e ka vlerësuar të turpshëm vendimin e Kosovës për ta braktisur ndeshjen.

“Ata ishin të turpshëm për shkak të sjelljes së tyre joprofesionale. Ata nuk janë lejuar të largohen nga fusha. Është diçka e pazakontë. Nuk kanë pasur arsye të protestojnë në këtë mënyrë. Ne jemi sportistë dhe bëjmë punën tonë në fushën e lojës. Ishin disa sfida të qarta. Nuk kishte incidente gjatë ndeshjes, nuk ka pasur thirrje kundër tyre. Një sjellje e tillë është e papranueshme. Nuk kam fjalë, nuk ka më shumë të diskutohet. Është e turpshme për të gjithë, një ndjenjë turpërimi ndaj tyre, si sportistë. Mund të shihet nga larg se kanë dashur të bëjnë këtë”, tha Lucescu.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.

Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium.

“Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”.

“Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq. Këtu mbaron”, tha kapiteni i Kosovës.

Etiketa: Kosoverumani

Lajme të lidhura

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë
Sport

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”
Breaking Views

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26
Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat
Sport

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat

13:00 - 16/03/26
Para
Vrasja e Kol Murrani dhe Preng Simonit/ Pezullohet gjykimi për Edmond Përdodën, rezulton me probleme mendore

Vrasja e Kol Murrani dhe Preng Simonit/ Pezullohet gjykimi për Edmond Përdodën, rezulton me probleme mendore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

Lexo më shumë
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com