GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Snapchat vjen me risi të reja

20:08 - 21/04/23
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Snapchat vjen me risi të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rrjet social i përdorur gjithmonë e më shumë nga të rinjtë sidomos nga adoleshentët është Snapchat. Kjo platformë së fundmi ka bërë të ditur se do e bëjë falas chatbotin e saj “My AI” për të gjithë 750 milionë përdoruesit mujorë të Snapchat, një veprim ky që vjen më pak se dy muaj pasi ky program i mbështetur nga OpenAI u vu për herë të parë në dispozicion për më shumë se 3 milionë abonentë me pagesë të këtij aplikacioni. My AI po bëhet gjithashtu një pjesë më integrale e Snapchat.

Chatboti tani mund të shtohet në bisedat në grup duke e përmendur me një simbol @ dhe Snap do t’i lejojë njerëzit të ndryshojnë paraqitjen dhe emrin e robotit të tyre me një avatar të personalizuar Bitmoji. Përveç tjerash, My AI tani mund të rekomandojë filtra AR në kamerën e Snapchat. Snap planifikon që së shpejti t’i lejojë njerëzit të komunikojnë në formë vizuale me chatbotin My AI dhe të marrin përgjigje të gjeneruara.

Një shembull i treguar gjatë konferencës vjetore të kompanisë tregoi një foto të domateve në një kopsht, duke e shtyrë robotin të përgjigjet me një imazh të krijuar të një supe. Derisa Microsoft dhe Google janë në garë për të integruar AI-n gjeneruese në motorët e tyre të kërkimit, CEO i Snap, Evan Spiegel e sheh teknologjinë si një mjet të mrekullueshëm krijues.

Gjatë një interviste të fundit, ai ndau shembuj personalë të përdorimit të chatbotit My AI, ku mund të përdoret për të krijuar tregime para gjumit për fëmijët e tij dhe për të planifikuar një itinerar ditëlindjeje për gruan e tij, Miranda Kerr.

Më shumë se 2 milionë biseda në ditë po ndodhin tashmë me My AI. Vetëm në bazë të mënyrës se si funksionojnë, mendoj se janë shumë më të përshtatshëm për detyrat krijuese.

Etiketa: risiasnapchatVjen

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

Reshje të dendura, ja si parashikohet moti gjatë fundjavës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com