GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sociologu: Shoqëria shqiptare si spital psikiatrik

13:33 - 16/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Sociologu: Familja shqiptare në krizë, shoqëria është kthyer në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar për ngjarjet e fundit të ndodhura në vendin tonë ku u ndal tek babai që mori peng dy fëmijët e tij të mitur.

Ai tha se kjo ngjarje kërkoj një analizë të shumëfishtë, ndërsa theksoi se ka një numër të lartë martesash që nuk funksionojnë dhe se aktualisht jemi në një situatë alarmante.

Sipas tij, institucionet janë dobësuar përfshirë shkollat dhe se sëmundjet psikiatrike po bëhen sëmundjet e ekzagjeruara të shekullit.

“Gjykoj se kemi të bëjmë me një ngjarje shumë komplekse dhe kërkon analizë shumë-faktoriale sepse besoj se në këtë bërthamë familjare ka një sintezë të të gjithë këtyre faktorëve që kanë të bëjnë me strukturën e tyre familjare sepse të konfuzon dhe përgjigja e bashkëshortes dhe fëmija 11 vjeç ka marrë përsipër rolin e psikoterapistit të babait të tij të çoroditur Nuk është fjala vetëm për këtë rast, por kemi një përhapje të zgjeruar të fenomeneve që kemi të bëjmë me problemet e shëndetit mendor që po vjen duke u rritur dhe që përbejnë një rrezik të madh për shoqërinë”, tha ai ne MCN.

Më tej, ai shtoi se ngjarje të tilla po ndodhin sepse shoqërisë shqiptare po i prishet amortizatori kryesor që është familja dhe këtë e tregon jo vetëm numri i madh i divorceve por dhe dhuna, numri i lartë i martesave që nuk funksionojnë.

“Kemi familje që jetojnë fëmijë me prindër të gabuar, dhe kur ke një prind të gabuar vetëm për stabilitetin e fëmijëve duhet një punë e madhe sepse kjo ngjarje lë trauma të theksuara në personalitetin e tyre. Edhe unë në këtë moshë po të isha në atë dhomë se di se si do e mbaja veten në normalitet, ai është një terror. Fëmijët në Shqipëri po viktimizohen nga prindërit e tyre, jo vetëm se janë prindër të gabuar, por se nuk mbajnë përgjegjësi sociale dhe prindërore.

Ne bëjmë analiza boshe ne po ecim si gaforrja në drejtim të gabuar dhe më vjen keq si profesionist që ka një diferencë kaq të madhe në shoqërinë shqiptare. Tema kryesore është fitimi, paraja, konsumi, korrupsioni duke harruar se shoqëria po shthuret. Shoqëria shqiptare po bëhet si spital psikiatrik, po bëhet një shoqëri e frikshme.

Kalon në rrugë sheh njerëz që të ngacmojnë, njerëz që flasin me vete. Kjo situatë neurotike që ka përfshirë familjen po transmetohet dhe në shoqëri dhe mendoj se jemi në një moment që duhet vërtet të ndalim këmbët”, vijoi sociologu.

Tushi tha se ajo që kemi ne në dorë është të ndërtojmë institucionet e autoritetit social dhe të bëjmë zap këta njerëz që kanë nisur të nxjerrin armët dhe dhëmbët në rrugë.

“Kryesorja e gjithë kësaj mbetet dobësia e shkollave, dobësia e institucioneve të shtetit të cilat duhet të forcohen dhe duhet ndëshkimi, vënia para ligjit e atyre në mënyrë të vërtetë dhe jo duke bërë sikur i dënojmë dhe pas pak kohësh ata dalin. Familja institucioni më rëndësishëm ku njerëzit duhet të ndihen të sigurtë një pjesë e madhe po humbin jetën. Çfarë filozofie duhet kur ne jemi në gjendje të bëjmë një diagnostifikim që institucioni më i sëmurë është familja. Në këto momente që ne jemi sëmundjet psikiatrike do të jenë sëmundjet psikiatrike të shekullit. Jemi në një shoqëri dramatike”, përfundoi Tushe.

Etiketa: Gezim TushiShoqëria shqiptare

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Erion Veliaj i jep Kastratit tenderin e gazit me çmim dyfishin e tregut, zbardhen 14 kontrata 

Erion Veliaj i jep Kastratit tenderin e gazit me çmim dyfishin e tregut, zbardhen 14 kontrata 

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com