GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sommer i thotë lamtumirë Zvicrës: Tani do t’i përkushtohem vetëm Interit

12:27 - 19/08/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Sommer i thotë lamtumirë Zvicrës: Tani do t’i përkushtohem vetëm Interit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Yann Sommer largohet nga kombëtarja e Zvicrës. Lajmi kishte disa orë që ishte në ajër, por mëngjesin e sotëm portieri i Interit e zyrtarizoi vendimin e marrë me një postim në Instagram:

“Pas vlerësimit të kujdesshëm, kam vendosur ta mbyll karrierën si portier për kombëtaren zvicerane. Ishte nder i madh dhe privilegj të përfaqësoja vendin tim për 12 vite, në 94 ndeshje ndërkombëtare të nivelit më të lartë. Zhvillimi i një tjetër faze finale të madhe të Kampionatit Europian në Gjermani, ku kalova vite të paharrueshme në Bundesligë, do të thoshte shumë për mua.

Shikoj me krenari momentet e paharrueshme, ndeshjet emocionuese, fitoret që kemi festuar së bashku dhe sfidat që kemi kapërcyer së bashku si pjesë të rëndësishme të jetës sime, që kur isha 15 vjeç, tek U-21 e deri në 10 vite si numri 1 i kombëtares së të rriturve.

Me këtë të fundit kam luajtur në të gjitha fazat finale të Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian. Arritëm katër herë në 1/8 finale dhe dy herë në çerekfinale. Këto kujtime, do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Do të doja ta shfrytëzoj rastin për të falënderuar të gjithë bashkëlojtarët e mi, të gjithë stafin, trajnerët dhe sigurisht familjen time, ekipin tim personal dhe tifozët zviceranë.

Pa mbështetjen tuaj, besimin tuaj tek unë, këto suksese nuk do të ishin të mundura. Ju gjithmonë më keni dhënë motivimin për të shpalosur më të mirën time. Tani po fokusohem tërësisht në klubin tim, Interin, me të cilin ende dua të fitoj shumë. Faleminderit, Zvicër!”

Sommer do të mbahet në mend si portieri me më shumë paraqitje në histori të Kombëtares së Zvicrës.

35-vjeçari ka debutuar me helvetikët në vitin 2012 dhe deri më tani ka zhvilluar 94 ndeshje.

 

 

Etiketa: kombetaresommer

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Dhunuan barbarisht Klea Prengën, policia sekuestron makinat e motrave Berisha

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, policia sekuestron makinat e motrave Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com