GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sondazhet për zgjedhjet presidenciale, Trump lë pas Biden

13:33 - 06/11/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Popullariteti i Biden bie! Sondazhi: Trump mund të rimarrë pushtetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti republikan Donald Trump ndodhet përpara presidentit demokrat në detyrë Joe Biden në sondazhet e kryera në disa shtete, një vit përpara zgjedhjeve presidenciale.

Kështu tregojnë anketat e realizuara nga “New York Times” dhe kompania “Siena Poll”, sipas të cilave Trump, aktualisht i pari në nominimet republikane, ndodhet përpara Biden në Nevada, Xhorxhia, Arizona, Miçigan dhe Pensilvani; ndërsa Biden kryeson ngushtë në Uiskonsin. Bëhet fjalë për shtete të lëkundura, ku demokratët fituan në zgjedhjet e kaluara.

Konkretisht, Trump udhëheq ndaj Biden me nga 3 deri në 10 pikë në 5 shtetet e para, ndërsa presidenti aktual me 2 pikë në shtetin e fundit.

Edhe pse zgjedhjet janë ende një vit larg dhe shifrat mund të ndryshojnë, këto sondazhe reflektojnë dyshimet e votuesve për Biden, kryesisht për shkak të moshës së tij dhe pakënaqësinë ndaj mënyrës së menaxhimit të ekonomisë.

Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është se si problemet gjyqësore për Trump, i përfshirë në një proces civil dhe në 4 procese penale, nuk po ndikojnë në rënien e popullisisë së tij. Për më tepër, nuk ka ligj në Shtetet e Bashkuara që e ndalon atë të kandidojë për t’u rizgjedhur, edhe nëse dënohet dhe dërgohet në burg.

Sondazhet u kryen me telefon ndaj 3.662 votuesve të regjistruar mes datave 22 tetor dhe 3 nëntor.

Por, ndërsa Biden është i lirë të vendosë për rikandidimin, Trump i duhet ende të mundë figura si Ron de Santis, Nikki Haley, Chris Christie dhe pretendentë të tjerë, që megjithatë nuk kanë arritur ta tejkalojnë atë në renditje.

Etiketa: BidenTrump

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
‘Detyrim paraqitje’, avokati Gjokutaj ankimon masën ndaj Berishës

Berisha nuk shkoi në SPAK, Gjokutaj: Prokuroria po shkel Kushtetutën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e së martës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua...

Lexo më shumë
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com