GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sondazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Përkeqësohet klima e biznesit në Shqipëri!

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Përkeqësohet klima e biznesit në Shqipëri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Investitorët amerikanë kanë kritika për klimën e biznesit në Shqipëri. Në Indeksin e Besimit të Bizneseve e realizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për situatën gjatë vitit të shkuar vlerësimi është ulur me 46.47 nga 100 pikë të mundshme. Në krahasim me vitin 2023 treguesi është përkeqësuar me 1.1 pikë.

“Dhoma Amerikane ka publikuar Indeksin e Biznesit duke sjellë perceptimin e anëtarëve të saj për indikatorët kryesorë të klimës së biznesit gjatë 2024. Indeksi prezanton një ulje të lehtë të vlerësimit, 46.47 në krahasim me 47.57 që ishte një vit më parë, duke prodhuar sërish një Indeks që është  nën nivelin e mesatares.  Gjatë 12 vjetëve të organizimit nga Dhoma Amerikane të këtij pyetësori mbi klimën e biznesit, vlerësimi i anëtarëve ka qënë gjithnjë nën nivelin e 50 për qindshit, duke demonstruar një shqetësim të vazhdueshëm për disa parametra themelorë të klimës”, thotë Dhoma Amerikane.

Ndër problematikat që bizneset hasin në Shqipëri sipas AMCHAM janë edhe monopolet në tregje që sjellin konkurrencë të pandershme, informalitetit, burokracitë dhe sistemi fiskal që ndryshohet shpesh.

“Tregues si gjetja e stafit të kualifikuar lokal, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave, vazhdojnë të kenë një vlerësim të ulët nga anëtarët. Dukshëm këto indikatorë pasqyrojnë çështje mbi të cilat Dhoma Amerikane përmes Komiteteve, ka punuar me të gjitha strukturat shtetërore qeveritare dhe parlamentare për të sjellë ndryshime të cilat jo thjesht ndihmojnë biznesin  e saj anëtar por mbi të gjitha krijojnë një perceptim pozitiv të mënyrës se si bëhet biznes në Shqipëri duke rritur interesin e investitorëve të huaj”, thotë Dhoma Amerikane.

gijotina.com/

Etiketa: Dhoma Amerikane e TregtiseKryesore1

Lajme të lidhura

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Para
Rama ikën me pushime, emrat e ministrave të rinj në fund të gushtit

Rama ikën me pushime, emrat e ministrave të rinj në fund të gushtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit setrb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26

Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, ka reaguar me një mesazh të fortë politik pas zhvillimeve në Serbi, duke...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com