GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sondazhi për krimin, Rudina Hajdari: Qeveria, e zhytur në korrupsion

10:59 - 23/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi për krimin, Rudina Hajdari: Qeveria, e zhytur në korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari ka komentuar gjetjet e sondazhit të IDM Albania, dhe ka bërë thirrje për qytetarët të denoncojnë çdo abuzim me të cilin përballen.

Sipas saj, duke iu referuar të dhënave nga sondazhi ajo deklaron se 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar dhe sipas saj  nuk ka si të jetë ndryshe. Ish deputetja akuzon qeverinë e Edi Ramës se vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratoret që nuk ekzistojnë, në një kohë që qytetarët mezi mbyllin muajin.

Deklaratë e Rudina Hajdarit:

Sondazhi i Institutit IDM Albania, konfirmon se shumica e qytetarëve shqiptarë e konsiderojnë këtë qeveri si të zhytur në korrupsion.

Një nga gjetjet kryesore të këtij sondazhi, të zhvilluar nga profesionistë dhe mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë është: 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje po të tillë.

Pra 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar dhe nuk ka se si të jetë ndryshe.

Teksa shqiptari mesatar është duke u përpjekur të mbyllë muajin, mes çmimeve të rritura të mallrave, ushqimeve dhe shërbimeve, dhe pagave me të ulëta në rajon, qeveria e Edi Ramës vazhdon të paguajë miliona euro për Incineratoret që nuk ekzistojnë, për koncesione te cilat nuk i japin asnjë shërbim qytetarit; vazhdon të shpenzojë para të buxhetit për luksin dhe tekat e Kryeministrit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarëve u duhet edhe te paguajnë ryshfet për shërbimet që ofron qeveria e te cilat u takojnë me ligj, siç e konfirmon edhe sondazhi.

Pasigurisë nga korruptimi qeveritar i shtohet edhe pasiguria nga krimi. Siç zbulon sondazhi 73 përqind e shqiptarëve ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend. Kjo pasiguri e dyfishtë është edhe shkaktari kryesor i shpopullimit të vendit.

Partia Demokratike angazhohet të përdorë të gjitha mekanizmat ligjor për tu bërë mburojë e qytetarëve, të cilët sot po vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe korrupsionit, edhe i bën thirrje çdo qytetari shqiptar që të bashkohet me ne, duke denoncuar abuzimet dhe marrë pjesë në protestat popullore me synim shpëtimin e vendit nga kjo klikë skandaloze.

Etiketa: korrupsionKrimqeveri

Lajme të lidhura

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla
Breaking Views

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Breaking Views

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26
“I qëndrojmë shumë fortë…” Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër
Breaking Views

“I qëndrojmë shumë fortë…” Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër

21:49 - 09/02/26
Para
Frikë nga “non grata”? Armina Mevlani zbulon nëse do të mbajë mbiemrin Berisha

Frikë nga “non grata”? Armina Mevlani zbulon nëse do të mbajë mbiemrin Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

Lexo më shumë
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com